
Nga Iliriana Sulkuqi ( asnjë buzëkuq, ngjyrës së buzëve të mia s’i ngjan...) ... Që fëmijë, si (ndoshta) të gjitha çupëlinat e përkëdhelura lindur e rritur nga dashuria..., fshehurazi, lyeja buzët me të vetmin buzëkuq të nënës sime - dhuratë prej 8 marsit, blerë nga im atë, si askush burrë tjetër në rradha të tilla..
Pastaj, vishja këpucët me taka të saj..., ...pa e ditur se po ndjellja rritjen... ... Po rritja, më erdhi ndryshe nga ime më... Papritur, uniforma që vesha, ta “skuqte veshin” për buzët e kuqta... ...dhe buzëkuqët e mi u thanë... ... Çuditërisht, e kuqja e fëmijërisë nga buzëkuqi i sime mëje, m’u bë ADN te shpirti i buzëve... dhe më mbetën të lyera... ... (nga buzëkuqët që më dhuron ime bijë, me ngjyrën e buzëve të mia, s’ngjan asnjë).
MË PARË...
Më parë Se të trokasësh Në portën time Duhet të ulesh këmbëkryq pranë kopështit të Edenit Me të gjitha shqisat Të marramendesh Pas një trëndafili Ku petalet Gjithçka rreth e qark i përndezin... Më parë Se të trokasësh Në portën time Petalet e kadifta Përkëdheli ngadalë... Përulur dëgjo të rrahurat e një zemre Që dalin Nga bërthama e tokës së llavtë...
Më pas trokit, Trokit, Trokit... Me Abra-Katabra Porta do të hapet... Dhe ti do ndjehesh i LIRË, Do gjendesh papritur Princ i një përralle.
iliriana - sot e përgjithmonë Brooklyn, NY