BUZËQESHJA E ÇEHOVIT BRËNDA E JASHTË NJË KËSHTJELLE...


Miho Gjini


Në natën e parafundit të një festivali vjetor, që organizon në të 23-shin edicion, regjisori Adonis Filipi, me trupa teatrore nga disa vënde të botës, me aq fonde mikroskopike, sa nuk i mbulon dot"jorgani as këmbët e veta", pati një ndritje spektakulare nga trupa e Teatit "Aleksander Moisiu " të Durrësit. Nëpërmjet interpretimit të Çehovit Rus, reformatorit që e uli dramaturgjinë në stadin e natyrshmërisë e normalitetit, kur jeta përmban edhe dramat më tronditëse në jetën e njeriut. Si edhe komedinë, në shtratin e zakonshëm të realitetit shoqëror, sa të zhveshur nga bëmat e psikologjia e rënduar, aq edhe të freskët në atë ndijesi njerëzore që përcjellin lirikën e dashurisë njerëzore, poezinë, të natyrës përreth e të jetës reale.... Dhe , nëse Nokollaj Gogoli, mbështetej në satirën e hidhur, duke fshikulluar "plagët e shoqërisë", Anton Çehovi, e preku jetën e njerëzve me "buzëqeshjen" e tij, si edhe me atë flladitje erosi e lirizmi të pashoqë, që vjen e hynë në shpirtin e njeriut,si pa u kuptuar. Me të gjitha pasojat e ëmbëla e të hidhura të saj, me humor dhe pa e humbur kurrë buzëqeshjen e tij të artë! Mirëpo , si Gogoli , si Çehovi, kërkojnë regjisorin e tyre që t'i kuptojë, t'i ndjejë e t'i ngrejë në skenë, me po ato vlera që ata sjellin dhe në atë stil brilant, që e kanë në brëndësitë e veprave të tyre skenike, që e ngritën standartin e dramaturgjisë në nivele adekuate, me shoqërinë që ecën parreshtur e zhvillohet. Dhe, do ta quaja një "shans artistik", që të dy kollosët rus, u "ndeshën" këto vitet e fundit në duart, shpirtin e fantazinë e regjisores nga Durrësi,-Doktoren e Shkencave Driada Dervishi, që kuptoi e shprehu, jo vetëm brëndinë e fallsitetin e asaj kohe, stilin e të shkruarit e të konceptuarit të kohës së tyre, me po atë atmosferë, me flladitjen e mështeknave, të pëmëve elegante përbri liqeneve e gjireve të detit, si edhe në ato stepa të pafundme, nga ku nuk mungojne tingujt e balalajkave dhe "kakarrisjet" e djevushkave e të babushkave ruse...Duke i afruar këto imazhe të atmosferës, me natyrën tonë më pranë njeriut tonë! Ca më tepër edhe me kohën që jetojmë, me hallet e problemet që kemi ne, pa "dëmtuar" as kolizionet që kanë përbrënda veprat e tyre, po edhe me stilin qi i dallon e shquan natyrën e tyre nga të tjerë dramaturgë e komediografë... Edhe mbrëmë, në mjediset e brëndëshme të kalasë së Elbasnit, ajo dijti ta vendos veprën e Çehovit, në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku mungonin si personazhe vetëm "rojet sipër bedenave" që do të shkuleshin së qeshuri edhe ata, prej gazit shpërthyes të një dasme të sajuar, nga ato që "provokonte" shkrimtari rus dhe regjisoria e Durrësit, që e rikrijoi atmosferën e dasmave ruse dhe e mbushi me jetë të vërtetë, me lotë gazi, rrengje, batuta pa "doganë", thirrje entuziaste dasme e me ovacione duartrokitjesh shpërthyese! BRAVO! Duke harmonizuar prozën elegante të Mjeshtrit Rus "Tragjikë pa dashka", me komeditë një aktëshe "Ariu", "Propozimi" e "Martesa", në një njësi të vetme, unike e organike.., Regjisoria Dervishi krijon kështu spektaklin e saj, në një përshtatje të rrallë, me vellon e stërgjatë që e mbajne personazhet dhe e sjellin para publik që nga hyrja e kështjellës. Në simolikën e vetë, ku jo vetëm nuk preket e nuk humbet asgjë prej autorit Rus, pa ai evidentohet e afrohet me realitetin aktual shqiptarë, përmes një atmosfere të shkëlqqyer, ku shpërfaqet edhe gëzimi i jetës, si edhe erotika e lirika e njerëzve të thjeshte, si në një tablo të vetme piktorike, të gjallë, që evidenton bukur edhe psikologjinë e pronarëve të vegjël të tokave, të tipit Çubukov e Llomov, po edhe të atyre grave tipike të ngrehura, si edhe të dasmorëve,-truri i të cilëve qëndrën tek shishja e shampanjës, po edhe në majën e shpatës e të kobures. Në shoqëri të disa vejushave e lëneshave të përvëluara për një dorë burri e të tjera si këto, qe jeta i ka e i servirë me bollëkun e vetë të pandërprerë. Pamë,- mandejë, një spektakël muzikal e danci, me koreografinë festive të Elton Çefës, me ngjarje jetësore të shpalosura nga personazhet, me nje mori detajesh, me mizanskena fluturuese e gazndjellëse, ku krijohet natyrshëm ansambli i artistëve që dinë edhe të flasin në skenë, pa ju marrur goja, po edhe të kërcejnë, si edhe ta lindin e transmentojnë të qeshurën, deri në shkallaret e larta e rrethuese të kështjellës. Me një skenografi tepër të thjeshtë, ideuar nga vetë regjisoria Dervishi, që nuk është gjë tjetër, veçse një podjum, i cili shëndrrohet në mjedis dasme, kërcimesh e duelesh me kobure...Dhe me nj kostumografi plotë finesë, ideuar e realizuar po nga D.Dervishi e A.Muça. Po me atë ritmikë lëvizjesh të hareshme që ka vetë jeta, ndër këto ngjarje e rrethana , ku njeriu e "mbërthen" shpesh vetveten, në po ato vogëlsi, kontradikta e mardhënie të përflakta. Brëndësia e kështjelles së lashtë "Skampa", e mbushur me aktorë e spektatorë të shumtë , me maska e pa maska në fytyrë, u ndodhën mbrëmë, të mbështjellë nga entusiazmi artistikë teatror, si rrallë ndonjëherë, duke harruar fare se ka pandemira , kolerë e tërmete..... Po, asnjëherë nuk do mundej të realizohej një shfaqje si kjo, pa aktorët që i duhen komedisë. Po ja, tek pershtaten aq këndshëm e me vërtetësi aktorët, me personazhet e tyre që nuk i mban dot më mizankena , as veprimi , po as edhe fjala e autorit gjenial-e cila parimisht nuk duhej të prekej, po ja që, çdo fjalë e shtuar për "gudulisje " të mëtejshme nga aktorët e autoria e regjisë dhe e adoptimit, bëhen të pranueshme, organikisht. Aktorë brilant,-mandejë,- si Adelina Muça e Amos Zaharia që e mbyllën spektaklin me kulminacionin e komedisë "Propozimi" për martesën e tyre, nëpërmjet përpëlitjeve të tyre të pafundme , me zënka e debate kacafytëse, me oshilacione ndijesish e keqkuptimesh,me dëshira të aferta e të kundërta , po edhe me një sensualitet njerëzor që vibronte po aty e flakërinte. Me mjeshtëri aktrimi e komicitet spontan , me plastikën e ngrehur të figurave të tyre, si edhe me një mori detajesh, u shfaqën gjithashtu aktorët Andia Xhunga e Gentian Zenelaj që intepretuan "Martesën"e tyre të mëvetëshme, ku spontaniteti e dyanshmëria në pasigurin e kësaj lidhjeje,do të kishte vibracionet më të habitëshme, nga ku humori gjithmonë rrjedhë e nuk përmbahet. Dhe nuk do të bjerë ritmika e "rrëfimeve " Çehoviane as me "Ariun" e Xhejni Famës që vjen këtu të "pushtoje territorin e nje gruaje", qe posa i ka vdekur i shoqi, përmes një borxhi të lënur pa e paguar, ndërkohë që e veja mbetet me kornizën e të shoqit të vdekur ndër duar, kur as që duket fare ndonjë shenjë e egzistencës së tij ,- interpretuar me finesën e një kortezie fallce prej Mimi Marjanakut. Të gatshëm të improvizojm edhe duelin fallc, para se të binin në krahët e njëri -tjetrit e të puthen, kur hija e të ndjerit është "avulluar", qysh para vdekjes së tij!. Në rrëfenjën lidhëse "Tragjikë pa dashje" do të interpretonin bukur e lirshem , gjithashtu Alesja Xhemalaj, tepër fine, bashkë me Jaho Gumën e këndshëm. Në këtë paraqitje suzhetesh Çehovjane, bie në sy, pa asnjë dyshim, eleganca interpretuese e aktores Suela Bako, në rotn e Martinovës, e cila edhe kur është prezente në pauzat ndërmjetëse të veprimeve, vegjeton me detajet e impulset e saj të reagimeve, që nuk rreshtin,si edhe paraqitja e figurshme, emblematike e Gjergj Doçit, i cili jo vetem që interpeton bindshëm figurën e pronarit Çubukov, po ishte këtu i kudondodhur, i saktë, elastik, me reagimet e tij plot vërtetësi. Sa nevojë që kemi per vepra të tilla skenike, sidomos për komedi, për të na sjellur në shpirt gazin e natyrshëm qe na ka humbur goxha, në këto vite e dekada të tranzicionit të pambaruar , me sherre të "pa shuara" të politikbërësve, me tërmete e pandemira të shpifura...

Shkruar në mëngjasin e sotshëm të 5 tetorit 2021, në Elbasan, në afërsi të Urës së Zaranikës.