Buzëqeshja blu Fatmir Terziu
Përtej kohës nuk ka kufinj koha ndoshta koha e ka kohën tek ngjyrat e saj.
Ndoshta këtu ka mbetur fjala, ndoshta fjala ende kërkon rrugën e saj duke ngrënë shenjat e veta damarët e regjur të lëkurës dhe gishtin tregues.
Ashtu sikurse iku dhe dita dhe sytë u përpinë nga e sotmja fantazma i hyri poezisë duke rënë mbi varg nga një maskë mbi gojën nomade e qeshura e sotme ishte fraq një gotë e etur treti etjen përtej kohës që ngriu buzëqeshjen.
Kështu u shfaqe nën Kala një njollë mbi kanavacin e bojës prania jote ende e errëson shpirtin tënd në hava: Të gjithë për vete dhe Zoti për gjithçka.
Mjafton një vesh që të dëgjoni lumin një sy poshtë emergjencës është shtru një masë e tillë shërron dashurinë dhe paqen shpirti yt ringjallet nga pamja blu në pozën e kuptimit zbriti pranvera për të pikturuar era.
Le të shpëtojmë nga mizoria le të dalim nga mashtrimi, intriga, ironia, le të largojmë shpirtrat tanë nga litari i imagjinatës le të lajmë kohën, kohën tonë, në një buzëqeshje, vetëm buzëqeshja blu më s'do të presë, nëse dëmton qoftë dhe një poezi jeta do të vdesë.
Sa herë që një poezi shpëton kështu rritet pa habi buzëqeshja blu.
Comentarios