top of page

Buzëqesh


Iva Katundi

Buzëqesh

Buzëqesh o ngazëllim! Jeta ka hapur krahët Buzëqeshi dashurisë

Buzëqeshi fort trishtimit! Je shpëtimi i njerëzimit, Buzëqeshja e tyre të rinohet


Thuaji jetës po !


Kur buzën çel Mos fshih ngjarje Dita thjesht përshkohet Pa dramatizime Çdo dhuratë e ka një fund Jeta prapë, si shpërblim e kërkon Nui rron me titull njeri Mbetet veç fisnikëri


Hënëzore


Po s' ma bëre ti me sy Gjumi i ëmbël idhënohet Përtej dritares me të thirr Nuk harroj sapo nis e qeshem Kokën zhyt midis reve Djallëzitë t' i dashuroj Mbi kokën time , ledhe Unë përhumbem , dëshiroj


Kur një dashuri niset


Në duar ke një biletë Anija po të pret, drejt harresës time Po deti me ato dallgë, iluzionet a do mi falë? Veç zhaurimat e tij, Rrisin marinarët e rinj


Kur unë të mos jem...


Dita ime, me mua mos u mërzit ! Mund të të lë pa hapat e mi të nxituar I fala jetës artin tim Se të qenurit është një krijim


Trupit falje i kërkova Zemrës turpin tim i shfaqa Harrova që rinia nuk ka përjetësim Dita ime, me mua mos u mërzit!


E dija gjithmonë Njeriu vjen në jetë jo për t' i kërkuar Por për artin e jetesës Dita ime, edhe sot qenkam me ty!

79 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page