BUTKA DHE BUTKALLINJTË, NDER I NACIONALIZMIT SHQIPTAR


Kadri Tarelli

Kadri Tarelli, shkruan:


Ylli Polovina në një liber te ri

Godet dhe tërheq titulli i librit “Historia e Shqipërisë kalon edhe nga Butka”, të autorit Ylli Polovina, sepse është mjaft ngacmues, aq sa të lind përshtypja e çastit: “Si shumë lart e paska ngritur emrin e një fshati të vogël në rrëzë të malit Gramoz, siç është Butka në krahinën e Kolonjës”.Kjo ndjesi fillestare krijohet te të gjithë këndonjësit, që, ose nuk kanë fare dijeni mbi Butkën apo butkallinjtë, ose njohja është aq sipërfaqësore, duke mbetur në dy apo tre emra burrash, që kanë lënë gjurmë, jo vetëm në Kolonjë, por edhe në historinë e Shqipërisë. Emra të fisëm, disa të nderuar e të lakmuar për trimëri e mençuri, të tjerë të nëmur, të mallkuar, të baltosur e të damkosur keq nga politika. Madje edhe më keq akoma, kur për ta gjëmonte e shkrepte rrufe “Zeusi”, udhëheqësi i partisë Enver Hoxha. Ai edhe pas 20-vjetësh çlirim, në një vizitë në Kolonjë, në maj të vitit 1965, i rikthehet kësaj teme, kur thotë: “Një fjalë e urtë popullore thotë: “Trëndafili bën gjembin”. Familja e Butkës nxori trëndaf