top of page

Burri i vockël Mares Habazaj


Burri i vockël Mares Habazaj (3 muajsh)


Nga Albert Habazaj


Çeli ngrohtë e bukur dielli

Më tre tetor dhe plot shkëlqim

Me kostum lirik u vesh qielli,

Toka u zbukurua me blerim.


Me ujët bënë trininë e gëzimit,

Shndritën pastër si vesa në gjethe,

Nga Shenjtëria e Lumturimit

Pëllumba pruri Mares me vete.


Dhe ditët kalojnë pa vënë re

Nga tre tetori si sumbulla mjalti.

Ka natyrë kultike numri tre,

Vërtetuar nga Mares si prurës fati.


I shenjtë Triniteti i hyjnive

Vjen i njomë si frymë ulliri,

Si një dashuri e Perëndive

Burri i vogël në trajtë floriri.


Mares Habazaj është ky burrë,

Që bën “gë-gë...” e qesh si lëng rrushi,

Që të shikon si kapedanët dikur,

Edhe pse tre muajsh sapo mbushi...


Ujë i Ftohtë, Vlorë, 3 Janar  2020


25 views1 comment

1 Comment


Albert Habazaj Faleminderit shumë, i nderuar mik i mirë Fatmir Terziu, që nëpërmjet Fjalës së Lirë, të parën vjershë time për vitin 2020 ta publikoj nga Vlora në Londër urimin tim për nipin e vockël që më vështron si burrë i madh. Qofsh i bekuar nga Hyjnia e Mirësisë, se Ti bekon dritën e ngrohtë ndër njerëz. Mirënjohje, Albert Habazaj

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page