Burra të mëdhenj, me "cene të vogla"


Burra të mëdhenj, me "cene të vogla"/6

ZHAN POL SARTËR

(1905-1980)

(ese)


Nga Përparim Hysi


Kam shkruar, para ca kohësh, një ese për ZHAN POL PASTËR dhe,nëse i rikthehem përsëri këtij FILOZOFI dhe DITURAKU të madh, dua të "koregjoj",sado pak,veten time. Nëse do shtroni pyetjen që a e kam këtë të drejtë? Atëherë pyetjes suaj, i përgjigjem përmjet KADARESË që thotë:- Autori ka të drejtë që t' i "koregjoj" shkrimet e tij.

Dhe, paradoksalisht, tek e filloj këtë"ese", dua t'i flas lexuesit përsëri përmjet një personazhi nga "Lumi i vdekur",për mjet atij gjykatsit që thotë:" Asgjë të ligë,çdo gjë me ligj". Se, në fund të fundit,unë ZHAN POLIN e dua dhe në kam zbuluar do"cene të vogla",aspak nuk ia bjerrin lavdinë dhe emrin që ka lënë.

* * *

Nëse lexon për SARTRIN, vëren që është rritur në një mjedis familjar" pak përkëdhelës",sado që babain nuk e ka njohur,se ka vdekur, kur SARTRI i vogël qe 15/muajësh. Dhe, për çudi, në kujtime ,mbetë i vdekur dhe aq sinjifkativ është qëndrimi i të birit, sa thotë: - ... i shita dhe librat e tij të këqinj,se kaq pak ndihesha i lidhur me atë të vdekur"!!!. Por qe me fat, se nëna u martua me një industrialist dhe siç thotë ZHAN POLI,"Fëmijëria ime ka qenë një parajsë". Nena,- vazhdon të shkruajë,- është këtu për të më shërbyer. Bën plot çamarrokllëqe,por kurrë nuk iu prish"ajka" dhe,kur i thosh e ëma, se"je më i bukuri i botës", e besonte. Pak nga pak, u bë aq egocentrist,sa,si dikur RUSOI,psallte për vete lloj-lloj profani,si:- Jam pasuri kulturore!!! Në shkollë e provoi se sa"i bukur" qe,se shokët filluan ta tallnin,ndonjëherë dhe ta rrihnin,por unë,-siç shkruan,- në vend të qaja,qeshja duke lozur rolin e lolos. Qe jo vetëm nxënës dhe student skrupulooz,por dhe i pajisur me talente. Herë merrej me boks;herë me me shkrime; i binte pianos mjaft mirë dhe këndonte bukur. Dallohej me shkrimet e tij satirike; shkruante vargje. Recitonte përmendësh dhe lexonte mbi treqind libra në vit. U bë mësues i mirë dhe studentët e tij e ndjenin veten në auditorët tij, si zogu në pyll. Bënin si të donin:... deri sa mund të pinin dhe duhan. Kishte parimin e paluajtshëm:- Individi është përgjegjës vetëm kundrejt vetvetes dhe ka të drejtë të kritikojë gjithçka dhe këdo.

* * *

Në vitet '30-të,ai sikur u kish vënë syzeve që mbante "lente të zeza": as donte të dinte se ç'ndodhte në Spanjë dhe ca më shumë në kohën kur po vinte Hitleri. Nuk merrte pjesë në asnjë parti dhe vetëm shkruante. Nuk hapi gojën dhe nuk lëvizi as gishtin për hebrenjtë që po përndiqeshin. Shkruante dhe shkruante,njërin libër pas tjetrit dhe filluan ta ndiqnin sukseset: në fillim " Neveria" dhe,më pastaj,"Të qenit dhe asgjëja". Komedia "Me dyer të mbyllura" e bëri të famshëm. Por lavdia e tij pësoi rritje përmjet konferencave. Atëherë,përmjet shtypit, lindi dhe termi" Ekzistencializëm". Kur e pyetën se ç'është "Ekzistencializmi", me një çiltërsi fëminore,tha:- Nuk e di se ç'është,por filozofia ime është filozofia e ekzistencës! Por i zoti, për të bërë të vetat dhe ide që nuk ishin të tij,vrapoi të deklaronte: "Ekzistencializmi është humanizëm"! Dhe në esencë ekzistencializmi i Sartrit është, në fund të fundit,thelbi i kësaj sentence:- Njeriu nuk është asgjë tjetër,përveç asaj që bën me veten. Ose:-Fati i njeriut është brenda vetes së tij. Kjo teori e tij u bë si një modë magjepse dhe auditorët e tij buçisnin. Dalëngadalë, zuri t'i pëlqejë aq shumë vetja dhe idetë e tij,sa,njësoj si RUSOI dikur, deklaronte: "... një ditë, mendoja që me idetë e mia,do pushtoja botën".

Që ishte i zoti të"vidhte" mendimet e të tjerëve dhe t'i bënte si të tijat, dëshmohet si më poshtë: të SARTRIT mendohet të jetë thënia:- Ferri janë të tjerët! Nuk skuqet fare që gati dyqind vjet më parë,këtë e ka thënë RUSOI. E kam quajtur të tijën thënien:- Fjalët janë pistoleta të mbushura! Por fusha e dijes sime paska qenë e kufizuar.Një ditë prej ditësh,tek lexoja një ese të ESEISTIT më të MADH TË LETRAVE SHQIP, të MENDJENDRITURIT,MOIKOM ZEQO, has në këtë postulat:- Fjalët.-thotë BRICE PARAIN,-janë pistoleta të mbushura!!! E, thashë me vete, këta burra të mëdhenj,bëhen krejt si fëmijë të vegjël. Pa gjë të keqe, gjënë e tjetrit e bëjnë të tyre. Por SARTRIT nuk i mungonte as zgjuarësia,as elekuenca, por as dhe lavdia. SARTRI qe udhëheqës shpirtëror i të rinjëve dhe studentëve në PARIS pragviteve '70-të dhe kur i thanë DE GOLIT që ishte president:- Pse nuk e arreston SARTRIN? U përgjegj:- A arrestohet VOLTERI?

* * *

Qe me ide të majta dhe i mbylli sytë për krimet e STALINIT në B.S. Jo vetëm i mbylli,por bënte propagandë për socilazmin; përqafoj mendime të MAO CE DUNIT.Mbështeste regjime si të Naserit, të Kastros, të Titos ejt. Për këto ide dhe grindej me KAMY,aq sa u përleshën. KAMY qe aq i djathtë,sa thonë që KGB ruse organizoi atë aksidentin famkeq që i mori jetën.

* * *

Natyrisht,kjo ese imja modeste e ka një limit. Nuk mund të zgjatet pa kufi. Por do qe fare e mangët, nëse nuk do i pranëvënë këtij FILOZOFI të MADH, gjysmën tjetër. GJysma tjetër është e famshmja SIMONË dë BOUVARIN. Është e një shkolle me SARTRIN (SARTRI doli i pari dhe kjo e dyta) dhe ka lindur tri vjet pas tij. Kish lindur në Monparnas mbi një shtëpi të kafes së famshme "Cafe de la Rontonde", "Rontonda",ku sipas filofrankut rus,ILIA EHRENBURG,mblidhehshin shkrimtarë,artistë e pikorë të huaj.Aty mund të gjeje spanjollin Pikaso;meksikanin Diego Rivera; hebreun italian.Modilianin; polakun francez Gi Apolinerin,rusin Aleksej Tolstoi e të tjerë.

Dhe ja një pasazh nga MAJAKOVSKI:- Parisi manushaq, si i shkrirë në analinë,hapej që nga dritarja e "Rontondos",

Me Simonë,SARTRI donte të krijonte atë"parajsën" e fëmijlrisë,përmjet femrave që shtinte në dorë.Lista e femrave është e gjatë. Qe aq "neveritës" në shfyrytëzimin e femrave,sa i quan"trofe gjahu për t'u vaur në rrypin e pantollonave". "Dua ta pushtoj një grua siç zë një kafshë të egër". Me SIMONË e kishin ndarë"lirinë e tyre seksuale".E quante normale poligaminë dhe ia njihte këtë të "drejtë" dhe Simonës.Kishin rënë dakord për "dy lloj dashurish":dashuri e nevojshme dhe dashuri rezervë."Rezerva" qe periferike! E nevojshmja,qe qendrore dhe jo periferike.Nuk numërohen tradhtitë reciproke,por kishin arritur dhe në seks"tresh". Simonë, ajo qendrorja, katandisi që të "rekrutonte" ushtare seksi për këtë"shovinistin e seksit",famozin ZHAN POL SARTËR!

* * *

Sidoqoftë, pvarësisht këtyre "cenevee të vogla",ajo që nuk ia bjerrë lavdinë ZHAN POL SARTËR është akti i madh i mos pranimit të NOBELT në vitin 1964. Atij i takon thënia lapidare:- Një shkrimtar nuk duhet t'ia lejojë vetes që të shndrrohet në institucion!

Dhe sa i lavdishëm ka qenë ZHAN POL SARTËR,mjafon të lexosh:" Në funeralin e tij, më 14 prill 1980, morën pjesë mbi 50- mijë njerëz. Gjysma tjetër,SIMONË, thonë që nuk mori pjesë. Sikur paska thënë:- Më tradhtoi që iku pa mua!!! Por,siç duket, nuk ia falte"gjysmës së saj" faktin që trashëgmin ia kish lënë ALERTËS,njërës nga ato të"rezervës".Duket e kish hequr nga"rrypi i gjahtarit". Simonë vdiq 6-vjet më pas,por po në datën 14 prill 1986.Ç'koinçidencë!!!

Tiranë, 7 maj 2020

63 views

Shkrimet e fundit