top of page

Burr’ i madh, i vogël fare


Albert Habazaj

Nga Albert Habazaj, Gjysh i Mares


Burr’ i madh, i vogël fare,

O trim i bukur i babës,

Shpërfill diellin mbi male,

Katër vjeç i vogël i radhës.


Burr’ i madh, i vogël fare,

S’pranon të tjerë mbi qerpik,

Dy sytë si dy varka arre

Mbushur njomësi me dritë.


Burr’ i madh, i vogël fare,

Mares Habazaj i thonë,

Vijon gjeneza krenare,

Si ka qenë tradita jonë.


Burr’ i madh, i vogël fare,

Ciu - ciu, zog i malit,

Breg i shpirtit që ndez zjarre,

Të keqen, o djal’ i djalit!


Vlorë, e hënë, 03.02.2020

37 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page