Nga Arqile V Gjata!!
DUA TË SHKRAJ PËR MOSHËN!!
…Mosha më përkëdhel,
ende e dua të bukurën! Koha ime flet me frymëmarrjen e stinëve! Dua të jem rinosh, yjet si kap dot, ushqim kam ngjyrat e moshës, kur të iki, cicërimat e fëmijve t’më përcijellin të ndihem i gjallë nëpër biseda dhe kur vjeshta të shkund gjethet dhe dimri të vdes unë përsëri, nuk do kem frikë nga vetëtimat!!! ...
NË VITIN QË PO MË IKËN!!
Në vitin që po më ikën njoha çaste nga këngët e rinisë dhe stina e moshës.
Në perëndim të diellit shkrova një ëndërr të pa përfunduar, njoha njerëz që pikturojnë thinjat e detit, fjalën e qëmtuar plot gjak.
Nuk i shita lotët veç i fala për mikeshat e mia, s’u lodha duke parë shiun se si ngazëllente e copëtoheshin erërat përnatë mbi shtratin e lumit.
Të shtunave takohesha me pyllin në mbrëmjet e vallëzimit, të etur për hapësirë dhe zemër mike goxha trimëresha, që shpesh i humba!
Tani, si një metoforë jetoj në ballkonin e kujtesës, nga pesha e puthjeve nuk di ku të shlodhem, si i lindur në ditë vere gjithë dhimbjet i lash të treten në barkun e Vitit të vjetër...
SHOQJA E ËNDRRAVE TË MIA!
Tani që yjet plaken kujtesa
më ndihmon të kem pranë pshertimën
e heshtur të asaj dashurie vajzën ngjyrë pranvere, fytyrën e ëndrrave të mia.
Zemrat tona aq të kthjellta nuk dinin të kërkonin, me sy e afronim ëndrrën me lojra emocionesh i kalonim në mendje buzëqeshjet e etura në mbrëmjet e vallzimit.
Madheshtia e asaj vajze zgjatej në çdo zgjim, të vërtetat e ëndrrave i lexonte dita e nesërme ... Habiteshim me ëndrrat e padukshme, shtegtuan nëpër rrugët e erërave! Ndoshta ... Kurrë s’do të vinin!
MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE!!!
E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Ose,
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!
Po ja,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!
Eja në funeralin tim, thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja…
VARGJE TË MBLEDHURA NË FURTUNË!!!...
Gjithëçka në furtunë është në harmoni të përkryer, ajri me sy plot dallgë,
gjëmimet zbukurojnë qiellin, në kopshtitn ku banoj gjethet bien fluturimthi... Eja, të lozim me ajrin e mëngjesit ku gjenden dhe gjëra të virgjëra, miqësia është çelsi që hap derën e kohës. Ditët dedhen në pentagramin e jetës, Të kujtojmë dhomat e gjumit lagur nga shiu, Ejani të pertypim “ kafshatën e mjerimit”, të këndojmë me nostalgji për të verbrit me pelerinën e mjegullës të ngrohim vetveten...
*** Aty tek vendi im dita vjen e heshtur ëndrrat kanë fikur dritat. Ju, miqtë e mi vraponi të kërkoni portretin e mëngjesit... Sa mire]ë!!! Kam hapur portën e shpirtit si strehzë malli për portretin e qytetit. Qielli im, sot është me diell, është koha, në drekë të pim verë deri afër mbrëmjes, më pas bashkë me pemët e stinës, të kuvendojmë për PLEQËRINË!
Vargje Pa Përgjigje!!
Miq të dashur, pse çuditeni, zemra është e përfshirë në një mijë e një mrekullira, pse habiteni, shkakun e dhimbjes se zbulojmë dot!? Jeta një bllok shënimesh i pambaruar, të lumtur janë ata dhe në fshehtësi shkruajnë nëpër libëra... Shikimi im i pëlqenë të fshehtat ato, nuk puthen veç ledhatohen nga zemra.
MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE
E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Ose,
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!
Po ja,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!
Eja në funeralin tim, thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja…
SHEKULLI IM...
Shekulli im i pikëlluar nga pesha zemërgurtë, nuk po mundem ta prek...
Ngjyrat e dhimbjeve kanë shumë piedestale.
Shekulli im jetonë ende në mjerimin
e reve në shtegtim... Sa herë përqafoj Shekullin tim, toka më duket më e lehtë pa male!
Shekullin im si koha e Migjenit,
mbushur me eshtrat e të lindurve
nga dashuria, me emra perëndish të harruar. Të gjithë, tek yjet e natës
shpëtim kërkojnë nga egërsirat…
... Motet u plakën, i hëngri pshertima
e tradhëtisë.
Shekulli im i ndezur, i pavdekshëm nëpër monumente;
vrapon qytetërimeve të vdekura
deri sa të zbardh Mëngjezi!...
Dhjetor 2016
MBRËMJE MES PEMËVE BREGUT TË DETIT...
Dhe në kohë dimri,
mbrëmjeve të qelqta Pemët… bregut të detit janë shumë mikëpritëse.
Nëpër ato pemë, mbrapa gjetheve
të dashuruarit që shëtisin netëve mashtrohen nga puthjet, mbushen me dritë.
Nëpër çdo pemë rrjedhin lotët e dashurisë,
gjethet mbledhin mbishkrime fjalësh dashurie.
Pemët aromëmira, me pak turp
deri në orët e vona, si triunfatore
me lotët e të dashuruarëve
do shkruajnë tingujt e dashurive!…
Janar 15-1-2018-Athinë
NË STINËN E JETËS TIME
Tani, në stinën e jetës time po dëgjoj fëshfërimën e erërave të viteve…
Mendja më shkonë tek sytë e dashurisë së parë, kur dikur një luleshqerkë më dërgonte puthje t'më jepte vite lumturije…
Në këtë Vit të Ri me guxim, jetën do e shkruaj me tinguj e ajo eremira dashuri, veshur me puthje
do tingëllojë si një polkë muzikore!
Comments