
Nga Mentor Serjani
Virtyti më i lartë
Bukuria është virtyti më i lartë dhe forma më e përsosur e materializuar në çdo skaj të natyrës dhe te shoqërisë njerëzore. Bukuria te tërheq të ecësh përpara, t’i afrohesh, ta shijosh, kurse e shëmtuara të ecësh prapa, t’i kthesh krahët dhe të largohesh. Bukuria ka tërhequr dhe ka joshur piktorët, kompozitorët, skulptorët, etj. Por edhe e shëmtuara, e ulëta i ka tërhequr artistet. Karikaturisti nuk bën dot pa të shëmtuarën, pa qesharaken, pa komiken, humoristiken, groteskun. Këto portrete janë, në natyrë dhe në shoqëri, por nuk bien në sy. Artisti i evidenton ato, i thekson dhe i vë më mirë në dukje. Që këtej ka dalë edhe një nga parimet bazë te estetikës se e bukura në art, qëndron më lart se e bukura në realitet. Një sy i mprehtë dhe mirëdashës e dallon të bukurën dhe e interpreton atë. Bukuria ka lidhje të drejtpërdrejtë me dashurinë dhe madhështinë, kurse e shëmtuara dhe e ulëta me urrejtjen dhe revoltën e brëndshme.
Mendimet ndryshe
Disa njerëz të ngushtë e çmojnë të bukurën vetëm tek femra dhe e lidhin atë vetëm me seksin. Këta njerëz, apo të rinj janë mediokër, të prapambetur dhe te pa kulturë. Kush nuk frymëzohet, nga një natë me hënë të plotë, gjysmëhënë, apo një hënë si drapër, si vetull, si briri i një qëngji? Apo nga rrezet e para të diellit në një mënjes te freskët? Apo brigjet e një lumi, kan juionet, hapësirat e gjera detare, qiellore, fushore?
Apo nga kuadratet e zogjve shtegtarë, nga pëllumbat, pelikanët dhe fazanët, nga kori i bukur i cicërimave të zogjve? Apo nga gjethet dhe lulet pranverore? Apo nga një pyll shumëngjyrësh në vjeshtë, apo baçet me lejmonë e portokalle dhe ngyrat e tyre në dimrin e ftohtë; Apo bukurinë dhe gëzimin e borës së parë?... Kudo dhe ngado vërshon bukuria! Si mund ta lemë pa dashuruar dhe pa afruar një fëmijë të bukur?
Po një djalë të bukur, një vajzë të bukur? A nuk janë krijesa te natyrës këta djem dhe këto vajza të bukura? Me simetri, raporte e proporcione të këndshme te linjave të trupit? Për se gruaja vajza ende përdhunohet si plaçkë tregu, si plaçkë qejfi, si kafshë pune, duke i hequr të drejtën e Zotit për të jetuar me nder e dinjitet, ashtu siç duhet? A nuk i ka bërë një nënë këta burra? A nuk kanë qënë nënat e tyre gra, nuse e vajza të bukura? A nuk ka të drejtë një vajzë të dashurojë, të ëndërrojë për të ndërtuar jetën e saj, për bashkëshortin e saj? Vetëm burrat e kanë këtë privilegj, vajzat e gratë jo?
Tregimet e vëllait të madh
Sipas tregimeve te vëllait të madh, nuk më harrohet një rast i padegjuar ndonjëherë. Në një fshat kishin krijuar familje dhe jetonin për mrekulli dy të rinj. Njëri ishte më kotsues, tjetra infermiere. Kishin dy fëmijë. Pa u rritur fëmijët (të vegjël ende), burri dhe gruaja i flisnin njeri-tjetrit, jo me emrat e tyre, por me emrat e kundërt. Drita i fliste të shoqit me emrin e saj, kurse Luani i fliste Dritës me emrin e tij. Kur u rritën fëmijët, flisnin me emrat e fëmijeve. Kur u treguan fëmijëve se si i flisnin këta prindër njeri-tjetrit, kur këta ishin të vegjel e ata të rinj, u krijua një atmosferë kaq e gëzuar me një dashuri kaq të sinqertë, sa që i kishte zili edhe fshati, kur e mori vesh, pas ca kohësh. Sa herë që hynin në shtëpi dhe delnim prej saj, Luani me Dritën dhe me fëmijët do putheshin e do përqafoheshin. Kështu u ushqye e u rrit një dashuri e pastër dhe shumë njerëzore midis tyre dhe njëri-tjetrit.
Përfundim
Kështu i kalonin ditët dhe mbrëmjet Luani me Dritën dhe fëmijët e tyre. Shpesh Drita rrinte përballë tyre duke i shikuar me kërshëri, fëmijët dhe bashkëshortin e saj dhe shpesh u thoshte: - Këta sytë e mi nuk janë në rregull, çdo ditë me dukeni më e bukur!... – Ashtu na dukesh edhe ti neve, - i thoshnin njëzëri ata! Kjo është dashuria e vërtetë, kjo është bukuria më e përsosur e ngjyer në shpirt, në zemër e në jetë!
Commenti