top of page

"Bukinisti MENDEL" rron në ROSKOVEC!!!



Romani" Buka e baltës" nga FLAMUR ÇEPELE

(ese) Nga Përparim Hysi


Nëse unë FLAMUR ÇEPELEN e quaj "Bukunisti MENDEL",nuk jam larg të vërtetës. Rron në Roskovec FLAMUR ÇEPELE dhe,ndërsa ka një dyqan që shet rroba, në një kënd ka libra. I fal ato apo si"suvenir"mbi ndonjë që ble rroba.Për vete rron përmjet librave dhe librat i ka aq të nevojshme,sa nuk e teproj që të them:të nevojshme si ajëri. Librat,pothuajse, kanë gatitur apo brumosur një FLAMUR si pak përjashtim në mjedisin ku jeton. I papajtueshëm me të gjitha pushtetet dhe në çdo debat, FLAMUR ÇEPELE është vetëm andej nga është e drejta. Në qendër të ROSKOVECIT qendron si simbol një"Kandar". Sa herë e shoh atë kandar,mendja më shkon tek FLAMUR ÇEPELE:peshohu në"kandarin" e tij dhe e mer vesh se sa peshon. Ngaqë unë e kam zakon që hamendësitë e mia t'i shoqëroj me shembuj të gjashëm,edhe për FLAMUR ÇEPELEN,e kam një anologji. Në Institutin Bujqësor të TIranës,një student përgatitej për provimin e "Meteorologjisë".Studenti përgatitej dhe proffesori,i thotë:-Hap dritaren dhe shiko a do bjerë shi sot? Studenti qe dinak dhe,aty për aty, ia priti profesorit:-Unë nuk kam nevojë që të hap dritaren,se METEORI më i mirë i SHqipërisë sot nuk ka marrë çadër me vete,sot nuk ka shi!!!

Profesori:-Po kush është meteori më i mirë?

-Po ju jini,Profesor,- tha studenti!

-Bjerë librezën,- tha Profesori duke qeshur.

Dhe,në mbështetje të hamendësisë sime:FLAMUR ÇEPELE veç si bukinist,është dhe barometri I ROSKOVECIT. Është aq ilidhur me ROSKOVECIN,sa një palë sy i ka vetëm me ç'ndodh në ROSKOVEC. Për mirë apo për keq.Kurrë nuk i thotë të zezës e bardhë dhe anasjelltas. S'ka për të i majtë apo i djathtë. Edhe nëse djalli ndonjëherë ka të drejtë,FLAMURI ,mos u çudit,që del krah djallit.Njëkohësisht,edhe në të ka mik,mos u çudit që të mbështet kundërshtarin tënd,se,në këtë rast,kundërshtari yt ka të drejtë. Po të hysh në fcb e tij,do shikosh që e quan veten ROBESPIER. E quan kështu për të treguar radikalitetin e tij me pushtetet.. Mirëpo ky,ROBESPIERI,shpatën e ka kthyer në penë. Me penë shkruan tregime e poezi. Tregimet i ka"bio" dhe plot limfë jete. Poezitë,kur janë lirike,të ngrohin shpirtin dhe në këtë dimër kaq të fohtë.Por ka poezi sociale që janë si balsam që shëron plagët e kohës ku jetojmë. Kamzhikun kundër politikanëve pushtetarëve të mbrapshtë nuk ua ndanë.

* * *

Ashtu si oreksi që vjen duke ngrënë, pas tregimeve e poezive,tani FLAMUR ÇEPELE vjen para lexuesëve me një roman."Buka e baltës" del në këtë kohë kur jo vetëm SHQIPËRIA,por mbarë planeti përjeton një krizë të madhe sociale:siç është pandemia. Kot nuk thonë që në kohë krizash shoqërore,dalin vepra të mëdha. I tillë është dhe romani "Buka e baltës" që është shkruar gjatë kësaj pandemie që jo vetëm e ftohu shoqërinë,por dhe e stresoi atë.

"Buka e baltës" në gjykimin tim është një roman që mbart jetën e një komuniteti të njohur nga autori. Duke treguar jetën e këtij komuniteti në kohë e hapësirë,me një stil të thjeshtë,autori e bën lexuesin si pak"pjesëmarrës" në gjithë dinamikën e jetëve që prevalon në roman. Sado që jeta e këtij komuniteti përfshihet në fshatrat Jagodinë,BELINË,Matkëz,Marinëz e deri në fshatra matan lumit,si Suk Arapaj e më tej,ti,si lexues,gati bëhesh vendas dhe ndjek gjithë dinamikën e jetës të këtyre banorëve. Pyetjes përse ndodh kështu, ia gjen përgjigjen tek ajao thënia me vlerë e POETIT të madh AMERIKAN, Walt VHiteman që thotë:"Arti i artit,lavdia e shprehjes dhe rrezëllimi i dritës së shkronjave,është thjeshtësia". Më shkoqur: a di të lexosh? Merre romanin dhe do t'u biesh kryq e tërthor,Jagodinë të poshteme e të"lartë",Belinës dhe jo vetëm kaq:do ndjekësh perosonazhe të tërë që nga OMER ÇAPEl e deri tek Çapel i fundmë:XHAVITI. Kjo, sa për trokitje, në portë,por kur shikon jetën e këtyre fshatrave që rrojnë buzë lumit apo kënetës dhe,megjithatë,rrojnë,martohen,shtohen,vdesin dhe të gjitha këto në roman jepen pa fjalët të mëdha e pa zbukurime, Por,kur futesh nëpër faqet e librit,sado që personazhet bëjnë dinamikën e tyre,në fshatra si"të kredhur në baltë",kanë historinë e tyre që,në roman, fillon që nga koha e pushtimit turk. Autori nuk ka hyrë në arshiva,se nuk po shkruan një roman historik,por,siç mendoj unë,ka shfrytëzuar imagjinatën.Imagjinata e ndihmon njeriun të pasurojë diapazoin e tij trunor apo është si gjimnastikë e mendjes. DANTE me madhështinë e tij,i detyrohej shumë imagjinatës.Nëse me imagjinatë njeriu arrin e bën mrekullira,FLAMUR ÇEPELE me personzhin ASIM ÇAPEL ka sjell një mrekulli. Ky oficer-major në shërbim të ushtrisë turke kthehet në fshat me KURDISTANEN e bukur, SELMA.Britma e TIKUT:-Doli laçua nga lumi, është amplifikimi me përmasa të njëkomuniteti të tërë.Kjo"britmë" dhe skena e"tredhjes së derrave" janë elemente që sikur trokasin në skena nga "realizmi magjik". "xherahu apo kasapi popullor" që bën atë "operacion aq banal",me gjëlpyerin në qafë,të duket si i dalë nga një kronikë me"okelion:çudira që nuk na çudisin". Ky fragment, i shkëputur nga romani, të vë përballë asacacionesh si këto: si ka mundësi që asnjë derr nuk ngordh,pasi,"kirurgu-kasap" ia ka nxjerë zorrët,ia mbërthe me duarët kaba dhe,pasi mbaron punë, ia rivë derrit prapë?Në këto pasazhe,autori,sikur ka marrë vet bisturinë dhe operon. Nga ana tjetër, nuk ke si mos vësh re,një fenomen tjetër:derrat për tredhje i çojnë vetëm gratë.Është pak domethënëse: popullsia e krishterë,në të njëjtin komunitet, janë pak më të "civilizuar" nga pjesa tjetër myslimane. Ka dhe shumë pasazhe që të mbajnë mbërthyer në faqe e romanit dhe,në vështrim përmbyllës mund të them për autorin,FLAMUR ÇEPELE ato që ka thënë SOREN KIRKEGARD:" Duket si një fatkeq që jeton tortura të rënda shpirtërore; i ka bërë të vetat edhe klithmat e rënkimet e këtyre njerëzve që gatuajnë bukën e baltës". Ti që e lexon,përplas buzët dhe thuaj:" Qenka libri i mirë dhe,kur është libri i mirë,thotë BLAISE PASKAL,ti befas thuaj:-Mund ta shkruaj dhe unë! E shkruan ti apo unë,por të lë FAMURI?Ai thotë:- Fund pa fund! Pra,me siguri,është duke shkruar, se Jagodinë nuk ka më;as Matkëz dhe,nëse ka,janë fshatra që mund t'i futësh në xep.Pastaj Xhaviti doli nga burgi i dytë dhe pastaj... Epo,rofsh FLAMUR ÇEPELE dhe pena t'u bëftë plug!


Tiranë,19 dhjetor 2021

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page