Budallait mos ia lësho rrugën !
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 31, 2021
- 2 min read

Kolumn nga Reis Mirdita
A harroi njeriu i kohës, e në rastin tonë, shqiptarët, se ndër qindvjeçarë është thënë që pushteti verbon ! Pasurimi marramendës kohë e pa kohë, privilegjet e jashtëzakonshme gjer në humbje të vetëdijes, rrotullimi anë e mbanë me vetura luksoze të ngarkuara me « fidanë » seksi ndër më të bukurat e fshatit në të cilin dikur vet shtronin sofrën me supë « sherijash « sabah-aksham » dhe binin të uritur mbi hasrën e rrasur me morra e pleshta, u ngritën të fortë se gjetën në logun e hajnisë, rrugën drejtë pushtetit nga ku edhe lumenjtë e shterur rridhnin ar ; tokat shterpë nga dembelia apo mos rentabiliteti nën një pushtet « hyjnish » të haramit që shkerd..en çdo mundësi të qytetarit për të organizuar jetë deçente, u mundësoi gllabërimin e tokave për pesë pare të kohës së Josipit.
Kryesia, në Shqipëri, Kosovë, Shkup me troje shqiptare, por edhe në BE e kjo ndoshta na e zbutë pak helmin mbi gjuhë kur shohim se edhe gjetiu kishte nga ta që nuk arrinin të shtronin tavolinën tri herë në ditë e tani e kanë mbushur plotë prehrin me vajzat më të bukura të metropoleve… Kënaqësia s’ka kufi e as mëshirë !
Dhe gjersa hordhi adhuruesish që vrapojnë për foto me bosët në pushtet, nuk do të ketë asnjë kontener të mbushur sikur dikund rreth Kaukazit. Këta bosë do të lyhen e ngjyhen pa asnjë therë në këmbë ! Për këtë i kanë mburojat e veta në turmën e idolatorëve paganë që i mbrojnë me xhelozi sepse duken edhe ata dikush ; jetojnë në ëndrrat se ndonjëherë bosi ia jep një kokërr petull të ngelur mbi ose në tavolinën e ngarkuar me ngrëna nga paraja e qytetarëve që i shndërruan në të mjerë të Hugo-s apo lula të Migjenit.
Kështu, gjersa këta lëpirës parakalojnë me idolët e vet të pushtetit, çdo gjë shkon mirë. Demokraci e vërtetë e udhëhequr nga njerëz vjedhacak “humanë”, të mëshirshëm si engjëj, dalin në foto pa farë ngujimi me njerëz të rëndomtë ; aferim kësi pushtetarësh na duhen ! Mirë jemi, mirë shumë !
Ata që shohin ndryshe, kujdes se i gjënë nëma pa pritë ! E rrokullisin dikund si pa sherr do syresh që vardisen pas bosëve e i nxjerrin dhembët si leva e minatorit kur bëjnë selfie « të rastit ». Të zen sherri zotëri, andaj mos kritiko pushtetin, se ato besojnë të jenë më të mençurit dhe të dërguarit e hyjnive në demo(n)kraci. Ata veten e konsiderojnë si më i madhi i djallit dhe vetëm duhet ta rrudhin vetullën e puna merr fund ! Të tjerët që keni guximin ta shihni demokracinë e mirëfilltë dhe ekspozoheni në mbrojte të saj ; ekspozoheni edhe jetën para të çmendurve, në drejtim të cilëve duhet organizëm konsekuent për të bërë opozitë ndryshe jeni në mëshirën e atyre që kanë harruar njerëzimin, mirësjelljen... ; ata kanë arritur në shkallë të fëlliqur nga ku nuk kanë kthim dhe andaj, çmenden akoma më rrezikshëm. Megjithëse të kërcënuar nga këta të marrë në pushtet, nuk duhet zmbrapsur…. Një herë moti patën marrë një citat timin shumë popuj frankofonë :
Budallës mos ia lësho rrugën !
Kommentare