top of page

BUBULINË, MOJ FAMËMADHE, ARVANITE, ADMIRALE!...


Vullnet Mato


Bubulinë, moj famëmadhe, historianët grek, në çdo kumtesë, të quajnë: “Grekja, admirale”, ndonëse ishe arbërore e Moresë!


Luftove për Ali Pashën e bajrakut, për Janinën dhe gadishullin grek, të çliroheshin ishujt e arkipelagut, të shkoi jeta, me këmbët në det.


Komandante luftanijes“Agamemnon” ti dashurove perëndinë e detit, vetë Poseidonin, kishe në timon, në ekuipazh, zgalemët e Orientit,


Me syrin në shënjestër, burrërisht, shpërtheve gjyle, me furtuna flake, flotën turke, përballove egërsisht, trojet ilire, mbrojte me përgjakje.


Në çdo predhë, nisur nga Mesdheu, për Padishahun e Stambollit, vure barutin, lënë nga Skënderbeu, për arbëreshët e larguar prej trollit.


I fole me top, Sulltanit të Perandoris, gjëmimet e tua, tronditen tre dete. Moj bijë e arvanitëve të Arbërisë, trashëgimtare e shpatës së përjetshme.


Jetove, si një vejushe luftëtare, pa u martuar, me burrë të dytë. Mbajte ndezur, luftën gjëmimtare, me pasurinë, nga ish bashkëshorti yt.


Pisqollën, s’e hoqe kurrë nga brezi, as nga koka, shaminë simbolike, prisje, derisa të agonte mëngjesi, me fllad lirie, në brigjet ballkanike.


Shqipëria e Çamëria, ty të nderon, dhe për bukurinë arvanite, si grua. Kombi shqiptar, kurrë nuk harron, portretin heroik, në betejat e tua.


Heroizmi yt, u shkrua në ato vise, me shkronja të arta, përjetësisht. Historia e vërtetë, di kujt i përkisje, pavarësisht shovinizmit, pavarësisht.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page