top of page

Brenda dhe jashtë vetes


Brenda dhe jashtë vetes

Fatmir Terziu


Blu, brenda kësaj është Njeriu

pra, fisnik,

reflekton rrugën e mbretërve,

në hapësirë, sy, ujësi.


Blu,

me elegancë,

duke lulëzuar nga brenda luleve,

bartur nëpër ajër, në krahët e butë të fluturave,

dhe detet e stuhishme,

pa dyshim që e pasqyrojnë atë me një pasion të fuqishëm,

sot, si një ditë më parë, edhe unë jam ndjerë blu,

ndërsa shpirti im rritet,

unë ende e shoh veten të paaftë për t'u përballur me demonët e mi.


Kur do të vijë më në fund kjo ditë e fatit?

ndërsa dielli çan retë,

psherëtimë,

psherëtij,

ps…herëtij

brenda një zone ku vetvetiu vij, shkoj dhe vij

brenda kësaj është Njeriu

plotërinë

duke hyrë thellë në një parajsë kënaqësisht të ndyrë

brenda kësaj është Njeriu

plotësinë… e shtrydh deri në yndyrë

duke harruar ku ka hyrë.


Të di se do të jetë një ditë si çdo ditë,

tani për tani, vetëm më lini të pushoj sytë.

215 views10 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page