top of page

Brenda ëndrrës


Brenda ëndrrës

Nga Fatmir Terziu


Syri i ndjek,

dora i shfleton deri në përkuljen tjetër,

konfigurimet,

ngjyrat

flasin

gjuhën e llampës,

modelin që pasojnë fytyrat,

kjo revistë,

shtrydh lëng në gjinjtë bosh,

mendja me laps të mprehur e pastaj me një gomë,

i hedh të gjitha në një kosh,

këto janë enigma që skicohen në një dhomë,

mbledhur nga një botë

që kërkon ta imagjinosh,

që ti kurë nuk mund ta takosh.


Syri i ndjek dhe flet

me një botë që s'të përket.

5 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page