Braktisja e të moshuarve, një plagë e re për shoqërinë shqiptare


Dr Nuri Dragoj

Braktisja e të moshuarve, një plagë e re për shoqërinë shqiptare


Dr Nuri Dragoj

Tranzicioni i shoqërisë shqiptare po rëndon në radhë të parë mbi moshën e tretë. Lëvizja e të rinjve drejt emigracionit, tendencat për të krijuar familje bashkëkohore, familje të vogla apo të vetmuara në çifte, pa praninë e vjehrrës apo vjehrrit, kanë vështirësuar jetën e të moshuarve. Burime zyrtare të besueshme bëjnë të ditur se janë mbi 500 të moshuar në vit, ose rreth 40 në çdo muaj, që kërkojnë ndihmën e shtetit, për shkak se kanë mbetur të vetmuar, të braktisur nga fëmijët e tyre, diku për shkak të emigracionit dhe gjetkë, për shkak se fëmija i tyre nuk mund të jetojë bashkë me prindërit. Kjo krizë e dukshme në jetën e të moshuarve, vihet re p