top of page

Botohet në Rumani


Dr. Radu Săvulescu, studiues dhe perkthyes, President i Lidhjes së shqiptarëve të Rumanisë.

FJALORI HISTORIK I SHQIPËRISË Vepër e albanalogut të shquar Robert Elsie botohet në Rumani me përkthim nga anglishtja të Dr. Radu-Cosmin Sāvulescu.

Lega e Shqiptarëve të Rumanisë, enti i saj botuese “A”, në vazhdim të korpusit të botimeve kulturologjike, histori, letërsi, gjuhësi, etnografi, muzikë, pikturë, shkencë etj, sapo nxori veprën madhore të albanalogut më punëtor dhe me arritjet më të rëndësishme të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimeve të shekullit XXI, Robert Elsie, kanadezo-gjermanit, “birit shpirtëror të Shqipërisë”. Porosia themelore e tij: Shqiperia është një vend europian si të tjerët dhe shpalos një kronologji të hollësishme bibliografike të Shqipërisë, mbi 700 zëra, aspekte politike, ekonomike, sociale, kulturore, fetare, etj. Pas botimit në anglisht, më pas dhe në shqip, vepra del në gjuhën e një vendi të Bashkimit Europian, në atë rumune, zgjedhje e mençur dhe punë e Presidentit të Lidhjes së shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Radu Sāvulscu. Janë shembullore dhe të shkëlqyera arritjet albanalogjike, në kuptimin e gjerë të kësaj lëmie, të viteve të fundit të shqiptarëve në Rumani, një rilindje moderne, e tregon dhe revista e tyre “Albanica”, me Drejtor Dr. Luan Topçiun, promotor i botimeve dhe veprimtarive atje. Pakica Shqiptare ka dhe deputetin që i perfaqeson në Parlamentin Rumun, z. Bogdan-Alin Stoica, që e do Shqipërinë; ai me bashkëpunëtorët e kanë vizituar shpesh dhe presin me miresinë tradicionale shqiptarë… Një popull mbijeton nder shekuj falë gjakut dhe mburojës, por më shumë me librin dhe gjuhen në miqesi me popuj dhe kultura të tjera. Vetëm me dije dhe dashuri… Sa bukur kujton Rumania, me sa vizion per ardhmërinë!…



16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page