top of page

“BOTA KA VETËM NJË QIELL”


Shqipe Berisha


Filozofimet më të mëdha të njerëzimit lidhen me qiellin. Yjet, hëna, dielli, kan përndezur mëndjen e njerëzisë, qysh nga fillimi. Prej andej, ( pra prej qiellit), shihet gjithë rruzulli që i thonë TOKË. Pra, gjithë kombet, rraca, shekujt e kështu me rradhë , pafundësisht. Pra, prej asaj pafundësie që quhet QIELL, shihet edhe Amerika e madhe, model i qytetërimit botëror, shihet edhe Shqipëria e vogël, model i mbijetesës mijëravjeçare. Në të gjitha gjuhët e rruzullit, s’kam gjetur fjalë më të dhimbshme, e më te dashur , se sa dy fjalë që shqiptarët i përdorin per dheun e tyre, për Shqipërinë. Këto dy fjalë janë ATDHE dhe MËMËDHE. Drejt perëndimit, drejt tokës së premtuar, drejt perëndisë ndoshta, spirancat e shpëtimit shqiptarët hidhnin. Të iknin, të iknin dhe vetëm të iknin, nga ferri absurd i jetuar, gjithcka pas të linin. Vërshuan në rrugë drejt dyerve të përfaqësive të huaja, të etur kërkonin lirinë e ëndërruar. Vërshuan dhe drejt porteve me ç’të mundnin, pëmbushën anijet, kacavarur në direkët e vjetëruar. E ç’nuk bënë shqiptarët për të ikur, me thonj çanë kufijtë e harlisur, dhe detin në këmbë e kaluan. Toka e tyre nën këmbë u digjte, të lidhur këmbë e duar, me litarë iluzionesh të humbura. Ikën shqiptarët, ikën, e fate të tjerë donin te ndiqnin. Histori ikjesh fund shekujsh përsëritur. Ishte kjo rinia që shekuj më parë e shekuj më pas e mbathur, e zmbathur po ikën me vrap se nuk gjen liri, as në fjalë e le më në arsim. E lodhur e zhgënjyer e mërzitur nga pushtetarë e ngopur nga drejtësia e vendit “ te lirë të shqiponjave”."

26 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page