Ju lokale londineze Mos “ qeshni “ me këngën time S’jam e çartur, as e mefshtë Më do veshi shqipërime…
Mos e mos buzën në gaz Moj kurora mbretërore S’jam e çartur, as e marrë Ah…, të kem pak zhurmë vlore…
O ju parqe londineze Që syrit m’i dhatë vegime Lulëzofshi, se u mbyta Shashicës aromë dafine…
Rrugë - rrugë londineze Plasur tëmthat në mendime Në të qindën e sekondës Kokën, përmbi gur kanine…
O ti, gjë-ja londineze Për ty, mase një thërrime Unë tejngopur, zemrën plot Bot’ e tërë , ShQIPJA ime!..
N . L . ( F )
Comentários