Botë iluzion


Botë iluzion

Astrit Lulushi

Ishte Botë e bukur atëkohë - thonë nostalgjikët - botë që nuk e kanë njohur, sepse flinin nën dafina a mbuloheshin me lavditë e prindërve - ata janë të vetëdijshëm me dhimbje (e vetmja dhimbje) për distancën e tyre prej saj dhe për shpresën e shpresës për ta dëshiruar përsëri. Por shumë të tjerë nuk janë aq të sigurt se do t'a donin edhe një herë atë botë tejet të lodhshme. Vështirë se do të dëshironin të zhyteshin në pasiguritë e jetës së periudhës nënkomunizëm. Në një ekonomi të pamjaftueshme, uria ishte e pashmangshme. Në një politikë vëllavrasëse, lufta e klasave ishte e pandalshme. Në mungesë të njohurive të vërteta shkencore nuk kishte mbrojtje ndaj viruseve e ideve të reja, përveçse me mjete drastike (policë e izolim).

Si në kohën e mesjetës, ku luftërat ishin operacione të vogla - ushtri të vogla, armë të thjeshta - fushat e betejave ishin vende të tëra dhe rrënimi ishte mjaft mizor. Njerëzit nuk mund të mos dridhen nga ashpërsia e sistemit policor të asaj kohe, siç dridhen gjithashtu nga faji dhe terrori i futur në psikikë në emër të një ideje të zbritur nga malet; është thjesht iluzion i krijuar nga poetë romantikë e shkrimtarë të komunizmit të gjysmës së dytë së shekullit XX, që mendonin se mund të merrnin të mirën e një bote dhe të linin jashtë të këqijat e saj.

13 views

Shkrimet e fundit