Botë e trashëgimi



Astrit Lulushi

Njeriu i uritur gërmon në fushën e plehrave për të gjerur diçka me vlerë për ta këmbyer pastaj me diçka tjetër për të mbijetuar. Një historian a arkeolog bën të njëjtën gjë duke gërmuar edhe ai për të siguruar mbijetesën e kombit të vet, duke nxjerrë ato që të tjerët i kanë hedhur pasi i kane shtrudhur, ose që janë mbuluar nga koha. Shumë gjëra zbulohen dhe po aq të tjera harrohen; sapo zbulohen, mbulohen me pluhur e dikush tjetër e rizbulon. Hedhurinat e njërit, janë thesar i tjetrit. Kështu bota hynë në procesin e kompleksitetit. Njeriu mbetet gjithmonë në kërkim të identitetit, ushqimit për të shuar urinë, ose për të gjetur trashëgiminë e tij. Një vend i ri nuk ka asgjë të vjetër, sepse e kaluara është ajo që mbetet nga konsumimi i sotëm, dhe 100 vjet me kohën tonë, janë sa një minutë në historinë e Botës. 

Marrim për shembull Napoleon Bonopartin, arbëresh me prejardhje, themi ne (kemi ndonjë shtatore për t’a nderuar?), por francez i përkushtuar vdiq, thotë bota. Dhe është Franca që e nderon.

Në 1805, Napoleoni përdori lumin Seine si bazë për adresat e rrugëve të Parisit, një sistem që është ende sot. Numrat fillojnë në pikën më të afërt me lumin dhe rriten ndërsa largohen - numrat çift në të djathtë, numra tek në të majtë. Për rrugët paralel me lumin, numrat bëhen më të lartë ndërsa ndjekin rrjedhën perëndimore. Pavarësisht nëse janë të vetëdijshëm për të apo jo, parizianët ende përdorin lumin si udhëzues në qytet. Seina është busulla e tyre. Ata e dinë se ku shkojnë ose nuk shkojnë, falë Seines. Nëse ndjekin lumin, nuk humbasin kurrë.

Pas tërheqjes nga Rusia, Napoleoni fitoi një nga betejat e tij të fundit në 1814 aty ku lumi Yonne derdhet në Seine. Një statujë bronzi e Napoleonit mbi kalë qëndron në pikën ku dy lumenjtë takohen, dhe janë gdhendur këto fjalë: “Mos u shqetësoni, miqtë e mi. Plumbi që do të më vrasë nuk është derdhur ende".

Britanikët e pushtuan Parisin disa javë më vonë, dhe Napoleoni u detyrua të nënshkruajë Traktatin e Fontainebleau, duke i dhënë fund sundimit si perandor i Francës.

Me humbjen në Waterloo në 1815 pas një kthimi të shkurtër në pushtet, Napoleoni u tërhoq në Chateau de Malmaison, vendbanimi i tij i fundit në Francë, afër Seines, para mërgimit në ishullin e Shën Helenës, në Atlantikun Jugor. Gjashtë vjet më vonë, ndërsa ishte duke vdekur, ai shtoi një paragraf në testamentin e  tij duke thënë se donte të varrosej pranë lumit Seine. Britanikët ia mohuan kërkesën, dhe Napoleoni u varros më shumë se 5 mijē km larg, në ishillin Shën Helenë. Erërat politike ndryshuan dhe në vitin 1840, dhe eshtrat e Napoleonit u dërguan në Paris përgjatë Seines. Trupi i tij u vendos për homazhe në një sarkofag të kuq në Les Invalides, ku janë gdhendur këto fjalë: “Dëshiroj që trupi im të pushojë në brigjet e Seine midis popullit të Francës, të cilin e desha aq shumë.” (15 gusht 1769 - 5 maj 1821)

35 views

Shkrimet e fundit