‘BOREDOMI’ SI ASPEKT NË PROZËN BASHKËKOHORE


Vullnet Mato

‘BOREDOMI’ SI ASPEKT NË PROZËN BASHKËKOHORE


Dr Fatmir Terziu


Tre rryma historike kryqëzohen teksa mban frymën në afërsi të fushës së Domosdovës. Tre fryma ndihen ende aty ndanë udhës kryesore që mbahet rëndë nga endjet dihatëse shekullore që mbijetojnë si balada në anën e këtyre viseve të fshehura në kapakë librash e historish të shkruara e të pashkruara. E në të tria këto është edhe kryqëzimi që të shpie tutje në Rrajcë Skënderbej, Qafën e Thanës dhe më tej ai që të drejton andej nga Goliku e Stravaj. Në të tria këto ardhje nga kohërat për kohërat ndjehet trokthi i Gjergj Kastriotit, shfaqet si në mjegull tymi i Minierës së Hekur-Nikelit në hyrje të Prrenjasit, ende alarmon zhurma e prapshtë e sharrave të Stravajt… E gjitha nga kohërat. Pjesa tjetër e ngecur në kohë. Në një kohë gati gjysëmshekullore. Në një kohë kur edhe shkrimtari shqiptar, Vullnet Mato, do të linte trokamat e penës së tij atyre ahishteve shekullore.