Bomba nga Anglia, Bajerni 88 milionë euro për yllin e Liverpulit


Firmino

Një lajm i rëndësishëm erdhi dje nga mediat angleze. Ishte e përditshmja “The Sun” ajo që shkruante dje për një ofertë të Bajernit të Mynihut për sulmuesin brazilian Roberto Firmino. Sipas anglezëve, gjermanët kanë përgatitur 88 milionë euro për lojtarin e Liverpulit.


Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një zëvendësuesi të Robert Levandovskit, i cili në verë mbush 32 vjeç. Firmino është një njohës i vjetër i Bundesligës, pasi ka luajtur më parë me skuadrën e Hofenhaimit në Gjermani.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Klopit, i cili ka krijuar treshen perfekte në sulmin e kryesuesve të kampionatit anglez. SalahMane-Firmino janë pa dyshim zemra dhe truri i “The Reds”. Gjithsesi, kontrata e lojtarit me skuadrën aktuale skadon në vitin 2023, por drejtuesit nuk e kanë përjashtuar një shitje në verë të lojtarit për shuma të mëdha. Trajneri Jyrgen Klop po kërkon prej kohësh sulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner, në skuadrën e tij.


SANE

SANE PRIORITET


Por gjithsesi, prioritet për Bajernin është dhe do të mbetet Leroi Sane i Mançester Sitit. Anësori gjerman kërkoi të largohej që në janar nga Anglia, por transferimi i tij nuk u realizua pasi Bajerni nuk bëri asnjë përpjeke sepse ka planifikuar një sulm për të në fund të sezonit.

Kontrata e Sanesë me Sitin skadon në verën e 2021-shit dhe gjermani ka refuzuar disa herë rinovimin duke bërë që trajneri spanjoll Pep Guardiola të kërkojë një lojtar tjetër për të zëvendësuar gjermanin. Sane është rikthyer javën e kaluar në stërvitje me skuadrën e tij pas një mungese gjashtëmujore pas një operacioni në gju.

Një dëmtim që rrëzoi edhe përpjekjet e Bajernit në verë për të transferuar lojtarin, i cili do t’i kushtonte klubit gjerman më shumë se 120 milionë euro. Por fati i lojtarit duket se do të jetë Mynihu dhe shumë shpejt menaxheri i ri i tij pritet të takohet me Hasan Salihamixhiçin për të biseduar për kushtet e kontratës.

0 views

Shkrimet e fundit