
Librat me poezi"Sikur" dhe"Në çdo stinë lind dashuria" të POETES,DAVA GJOKA LLESHAJ
(ese)
Nga Përparim HYSI
"Bollëku është bukuri" është një thënie e Poetit Anglez Wiliam Blake në shekullin XVIII-të dhe,ngaqë e gjeta të përsëritur edhe në shekullin XX-të nga ZHAN POL SARTËR me "okelion":"Sasia është bukuri",atëherë m'u mbush mendja top që kjo thënie është deviza që i vihet POETES DAVA GJOKA LLESHAJ që njërin,pas tjetrit boton dy libra me poezi.
* * * Ngaqë jam marrë me të gjitha librat e DAVA GJOKA-LLESHAJ,më duket se me poeten ka ndodhur ajo që ka thënë për veten e tij,shkrimtari dhe poeti francez.LUI ARAGON. Ky thotë:"Fjalët më morën prej dore dhe më çuan në rrugën e zogjëve". Edhe poeten "fjalët e morën prej dore" dhe e çuan në rrugën e poezisë. Aty,në atë rrugë, ka kënduar me zërin e saj. Ndodh ashtu siç thotë që në shekullin e XIII-të,poeti i madh persian,XHELALEDIN RUMIU:-Nuk ka kufi brenda gjoksit tim. Për të shkuar dhe më tej,po ky,RUMIU,thotë:-Dua të këndoj për qejfin tim ashtu siç këndojnë zogjtë në pyll,pa m'u bërë vonë,në më dëgjon kush!!! Po a nuk ka ndodhur kështu dhe me poeten tonë? Le t'i lëmë referencat me të huajët dhe të mbështetim këmbët mbi tokë me thënie të shkrimtarëve apo poetëve tanë. Skënder Buçpapa thotë:- Poezia është arti më i vjetër, i lindur bashkë me njerëzimin. Poeti Ilirian ZHUPA:-Shkruaj se marrë frymë dhe shton më tej:-Poezitë e mia,vargjet e mia,fjalët e mia janë pasqyra ku pasqyrohem unë. Po vargjet e kësaj poeteje,a nuk janë pasqyra ku ravijëzohet fytyra e saj? * * * Ngaqë leximi është si "karburanti" i jetës sime,unë jo vetëm i lexova dy librat e DAVA GJOKA LLESHAJ,por,këtë radhë, ndryshe nga shumë raste,kur jam marr me libra autorësh të tjerë, kam marr lapsin e një"ekonomisti" për të bërë,si të thuash,"bilancin" e të dy librave. Ky bilanc është tepër"aktiv" dhe,siç vë re, ka një rezultane që ia rrit vlerat POETES. E bëra këtë"provë" si ekonomist,për t'i thënë autores që në librat e tjera (ajo vazhdimisht shkruan),është mirë që poezitë t'i grupojë me cikle. Grupimi me"cikle" e ndihmon lexuesin që të kapë të plotë profilin e larmishëm poetik të poetes. Sipas"lapsit tim":Në librin e parë"Sikur",poetja ka shkruar 28 poezi didaktike. Poezitë përcilen nga poetja si mesazhe (apo,po të futem në hullitë e didaktikës. poezitë janë si"detyrë shtëpie". Poezia është shtegëtmi i shpirtit,thoshte,i ndjeri Moikom Zeqo, dhe të tilla "poezi shpirtërore ka 12 poezi. Atdhetare e patriotike 8 poezi.Lirika erotike 18 poezi. Po kur thotë ish-presindeti Francez,Nikolla Sarkyzo:"Si paska vlerë një libër,kur nuk ka një histori familjare?. Edhe poezi për familjarë e njerëz të tjerë që kanë dikuar në formimin e poetes,janë 17 poezi. Kur numëroj poezitë me temë soaciale që janë 24, arrij në përfundimin se POETJA me qëndrimin aq njerëzor ka ditur të fshikullojë fajtorët e statu quos aktuale në Shqipëri. A nuk ka bërë poetja atë që me kohë e ka thënë ANDRE MARIOS:-Artisti duhet të jetë reaksionar. Ai duhet të qëndrojë kundër rrjedhës së kohës dhe jo duke iu përshtatur asaj. Dhe veç kësaj,më vjen si jehonë,porosia e Poetit amerikan,Dean Fante:"Po heshte,bën një akt terrorist!". * * * Në librin e dytë"Në çdo stinë lind dashuria",ja se si i kam grupuar:poezi didaktike 18;poezi shpirtërore 17; atdhetare e patriotike 12; lirika erotike 16; familjare 16; me temë sociale 26; peizazh 2 dhe fabula 2. Sa e njoh poeten (për lehtësi për lexuesit vëreni fb e saj),ajo shkruan për ditë.E ka poezinë në ADN e saj.Po të vidhja dy vargje nga NOLI-ky thotë për Skënderbenë:"dhe i pshton me lehtësi.sa zë burri veshin e tij;". Kështu ndodh dhe me DAVA GJOKA LLESHAJ që ka një thjeshtësi në vargje që të bën ta duash, Qartësia në stil,është vlerë intelektuale,-ka thënë Karl Poper. ZHAK PREVER diku shkruan kështu: "Kam shkuar në treg të shepzëve Dhe kam blerë zogj pëër ty,dashuria ime"; Unë nuk kam shkuar askund:u takova me POETEN dhe më "qerasi me dy libra me poezi". Këtë ese e shkruaj si"taksë" për darovinë e çmuar që më bëri POETJA. E kishte mirë NIÇE:-Dhuratat më çvoshkin lëkurën. Unë besoj se"shpëtova nga çvoshkja",por,sidoqoftë,i uroj POETES krijimtari të mbarë!
Tiranë, 3 mars 2023
Commentaires