top of page

Mbështesim Igli Carën, por vota edhe për Këshillin Bashkiak nën siglën e PD-së



Mbështesim Igli Carën, por vota edhe për Këshillin Bashkiak nën siglën e PD-së


Kur bëhet fjalë për votimet e 14 majit 2023-të, edhe pse problemet janë atje poshtë në Atdhe, në mesin e demokratëve që drejtohen nga Gazmend Cufaj duken më ndryshe. Ata i shohin emrat dhe figurat, demokratët e propozuar pa probleme të mëdha ndarëse. Përkundrazi ata njëzëri, sikurse thonë duan të votojnë kandidatët mëtë mirë demokratë, ani se vijnë nga grupime të ndryshme brenda PD-së. Shkëlqim Cufaj bën thirrje që të mbështeten kandidatët dhe figurat e propozuara nga më të mirët për Këshillin Bashiak të PD-së, dhe jo vetëmkandidatët nga lista e Primareve. Kështu ata duan Igli Carën, por duan dhe kandidatët e Këshillit Bashkiak nën siglën. E PD-së.

Igli Cara menjëherë sa prezantoi kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit bëri bashkë mjaft demokratë që mbeteshin të dyzuar dhe të shpërqëndruar në këtë situatë që kalon PD. Kështu shprehet Gazmend Cufaj, Kryetari i Grupseksionit të PD-së, Barking dhe Dagenham në MB, një nga demokratët që gjithnjë ka qenë dhe mbetet mështetje e vazhdueshme e lëvizjeve demokratike në të mirën dhe bashkimin, por aq dhe me fitoren e PD-së.


Kështu, Kryetari i PD dega Durrës, Igli Cara ndërsa mbetet favoriti i fitoren demokratike për Bashkinë e Durrësit, ka bërë bashkë dhe mjaft zëra emigrantësh në MB. Ata e mbështesin atë dhe besojnë tek ai se vetë Ai është shprehur se Durrësi ka nevojë për ndryshim dhe se duhet t’i kthehet qytetarëve. Ndërsa familja Cufaj në Atdhe, në rajonin e Durrësit mbetet një nga fiset emëdha mbështetëse të tij, Shkëlqim Cufaj, një demokrat me zell dhe aktivist i kësaj force politike, natyrshëm sheh me parësi atë që thotë dhe propozon Igli Cara. Ky i fundit ka premtuar se ka ardhur koha që të mos ketë më investime jofunksionale dhe në dëm të banorëve, sikurse ka në Lagjen 15 në Durrës e gjetkë.

Në këtë pikë Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Durrës, Igli Cara ka zhvilluar edhe një takim me banorët e lagjes numër 15 ku është njohur me problemet që po has kjo lagje. Kolektori është nën nivel si rrjedhojë e mosrespektimit të kritereve dhe fazave të zbatimit të projektit. Cara shprehet se investimet e bëra janë jofunksionale dhe në dëm të banorëve. Cara deklaron se Bashkia Durrës është për fasada pasi nuk ka punuar aspak për durrsakët dhe nuk ka mbajtur as premtimet e dhëna prej 20 vitesh.

Për më tej vetë fisi Cufaj, demokratë të orëve të para të PD-së, si në të gjitha situatat edhe tani janë në vëmendjen e madhe që ka treguar kjo figurë e denjë, pasi sipas z Cufaj, edhe ai mendon si ata që të jetë “Durrësi, qytet i të gjithëve”, dhe kjo sigurohet kur z. Igli Caratashmë ka thënë publikisht që në orët e para të angazhimit të tij, se Bashkia do të jetë një derë e hapur, mundësi zgjedhjeje të barabarta për të gjithë.


Ata më së shumti i bashkon ndjenja dhe shija e tij estetike për Durrësin, njerëzillëku dhe qytetaria e tij po aq dhe përkushtimi për popullin dhe qytetin në tërësi. Ai thotë kështu “Të ndihesh durrsak! Ky është ndryshimi që do të sjellim së bashku!” ndaj i bën të gjithë pas tij dhe me besimin më të plotë në fitoren e tij. Për Igli Carën Durrësi është një qytet që përçon ndjesi! Qyteti i të gjithëve dhe për të gjithë” Por ku të rinjtë të mos thonë: “-Në Durrës nuk ke çfarë bën!” Kohë më parë në ditët e fushatës së tij intensive Cara tha se do të jetë gjithnjë me të rinjtë dhe për të rinjtë, dhe se Bashkia e Durrësit do të jetë një derë e hapur, me mundësi zgjedhjeje të barabarta për të gjithë! Bashkë fitojmë”.

Për këto e mjaft pika të tjera fisi Cufaj dhe natyrshëm me mbështetjen dhe përkrahjen e vetë Gazmendit, Shkëlqimit dhe familjeve të tyre, mbetet skalion i pararojës dhe këtë fushatë në ndihmë dhe në përkrahje të kandidatit të Primareve, Igli Cara, që garon për kushtet që dihen në koalicionin e Lirisë.

Duhet thënë qartë se mesazhi i tillë është një detaj bindës dhe bashkues, jo ndarës. Ka shumë arsye thotë Gazmend Cufaj që na bëjnë krenarë me këtë kandidaturë, por dhe me mosndarjen dhe përçarjen, për të cilën dhe vetë Shkëlqimi shpreh fjalët e tij më të mira. Në bisedë me ta ata theksojnë se kanë punuar me mjaft të majtë madje, në lidhjet e bizneseve që kanë dhe pa hezituar kur kanë dëgjuar emrin e tij e kanë përkrahur dhe deklaruar se vota kësaj radhe shkon në favor të Igli Carës.

36 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page