Bizantinët
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 7, 2022
- 2 min read

Bizantinët Astrit Lulushi Si quhej Bizanti në kohën e perandorisë? Për shkak të “ndërtimit të kombit” modern, ne e kemi ndarë botën masive romake dhe bizantine në pjesë lehtësisht të dallueshme si Italia, Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria, Siria, Franca, Bullgaria, Spanja, etj. "Bizantinët" nuk ekzistonin veçse në një formë ‘a posteriori’, për shkak të historianit gjerman Hieronymus Wolf, në shek. XVI. Hyeronimi botoi veprën e tij në vitin 1557 me titullin Corpus Historiae Byzantinae, i cili ishte më shumë një koleksion burimesh bizantine sesa një histori gjithëpërfshirëse. Megjithatë, ndikimi i punës së tij në afat të gjatë ishte masiv, pasi do të vendoste themelet për historitë e ardhshme mesjetare, veçanërisht greke. Ky zëvendësim emrash pasqyron grindjen midis lindjes dhe perëndimit mbi titullin e Perandorit të Romakëve, që filloi me transferimin e kryeqytetit nga Konstantini i Madh. Corpus Historiae Byzantinae në 34 vëllime, me tekst paralel greqisht dhe latinisht popullarizoi termin "Perandoria Bizantine". Si osmanët ashtu edhe perëndimorët e pranuan faktin se “Bizanti” ishte me të vërtetë “Perandoria Romake”, dhe gjithashtu helene, themeluar nga iliri Konstandini i Madh”. Në thirrjen e fundit të Perandorit Romak Konstantin Paleologo drejtuar trupave të tij pikërisht përpara qëndresës së fundit para rënies së Kostandinopojës në vitin 1453, një mijë vjet pasi Roma ishte "humbur”, ai e krahasoi popullin bizantin me pushtuesit (osmanët): “ne jemi zotërit e tyre dhe eprorët e tyre, pasardhës të romakëve” dhe përshkruan pushtimet e mëparshme të Perandorisë së tij: “(Perandoria jonë) ka mundur të nënshtrojë pothuajse të gjithë botën me Pontusin dhe Armeninë, Persinë dhe Paflagoninë, Kapadokinë, Galatinë dhe Median, Kolkidin dhe Iberinë (Gjeorgji), Bosforin dhe Arbërinë (Shqipëri), Sirinë dhe Mesopotaminë, Fenikasit, Bactrian (Afganistan) dhe Scythian, Maqedoninë dhe Thesalinë, Hellas, Peloponezin, Epirin dhe Ilirinë, Lychnites në detin Adriatik, Italinë, Toscaninë, Celatos-G, (Spanjë dhe Portugali) deri në Cadiz, Libi, Mauritani, Etiopi dhe Egjipt.” Që nga shek. XVII, termi "Byzantinae" u përhap mes studiuesve dhe gradualisht zëvendësoi termin “Romak”. Këto fragmente tregojnë se perandori i fundit "bizantin" Konstantin Paleologu e konsideronte veten pasardhës të romakëve. Si provë, lista e tij përfshin pushtimet romake (Italia, Toskana, Iberia, Galia, Iliria, Hellas, Mauritania etj.) por përmend edhe pushtimet Helenistike. Arsyeja që historianët ende flasin për një "qytetërim bizantin" është se e kanë mjaft të vështirë ta ndajnë; kështu që e bashkojnë në një entitet masiv.
Bình luận