“BISEDË SHPIRTËRORE MES SHËN NËNËS TEREZË” TË ZEKERIJA IDRIZIT


Islam GEGA


SHKOQITJE E NJË PJESE TË FJALËS SIME NGA PROMOVIMI I LIBRIT QË U BË NË SHKUP

Këtu në Shkupin e Iliridës na mblodhi teologu e shkrimtari erudit Zekerija Idrizi, na bashkoi vepra e tij për të madhen Shën Nënën Terezë, së cilës ia ka kushtuar tërë mundin.

E si mos të ia kushtonte shenjëtares tonë dardane që është krenaria e kombit, është krenaria e Shkupit që e lindi. Këtu lindi fjalë shkruar në vepër si dialog përshpirtësie mes Nënës së madhe hirëplote, të Gonxhe Bojaxhiut e njohur nga gjithë bota si Nënë Tere