Dhe tani që njerëz pa fund ke në krah, E me ta tymos, a me ta troket një gotë. Kam një ndrojtje se të mungon diçka, A ndoshta ky është dhe trilli imi i kot.
Tani që ndoshta nuk të mungon asgjë, Bëj diçka që të ma heqësh mua frikën. Thjesht nga meraku im kujto dhe dikë, Dikë që as e mban pranë, po as të ikën.
Unë që i njoh dhe çastet e tua të trishta, E di se më do edhe nëse më hedhë baltë. Po kurrë s’të lëndoj njëmijë jetë të kisha, Njëmijë jetë të kisha, s’thosha:-Mjaft!
Nëse ndihesh keq, dil një çast tek dera,
Do më gjesh në shkallë, harkuar si mall.
Unë s’të lë vetëm edhe në kohë të tjera,
Si mund të të braktis tani që jam gjallë!?
Comment
Share
Opmerkingen