BISEDË ME HËNËN


Autori me mbesën e poetit Jani Rico




- poemë - Kushtuar L.Rico



Hëna zhveshur përmbi det, nëpër valë kërcen e luan,

Greke bukur përmbi varkë, kuturis, unë humb toruan.


“Ka shqipëria të tillë det, të tillë hënë, ëngjëllore,

Që lahet si vogëlushe, kaq e bukur virgjërore?


Ja, Helena prej këtu, mori rrugën për në Trojë,

Dashuri e saj e marrë, botën gjithë la pa gojë”.


Monevasia * gur i çmuar, përkundet në det me valë,

Kjo legjendë e pa shkruar, udhëton hipur mbi kalë.


Grekja flokët lehtë derdh, përmbi supe si ujvarë,

Buza trëndafil i çelur, sytë dy margaritarë.


Më ngjet se vetë Helena, hipur mbi flladin e lehtë,

Më çfaqet në çast përpara, me Omerin vetë i tretë.


Veten pyes shumë herë “Ishte qorr a mbet’ pa dritë,

kur pa pranë bukurinë, a kur lexoi pabesitë”?


Vinë përkëdhelje valësh, si këshilla pleqërie :

“Eliti me gurra vargjesh i ktheu këngë dashurie.


Alvania ka të tillë, detin – vargjepoezi,

Të ta japë që ta pish, kupëz të madhe, dolli”?


Unë gotën ngre ngadalë, e trokas e pëshpëris,

Mbrëmja zërin tim e mërr, e çon larg e nanuris.


Greke bukur më shikon, e nga buza pija –mjaltë,

Rrjedh e ikën, kalëron, lumë poetik i lashtë.


Ajo nuk e njeh Naimin, që dhe gërqisht* flet në Janinë,

As dhe shpirtin që i digjet, erë lule trëndelinë,


Si një shpresë e pafikur, i rri ndezur fjalëmirit,

Në vite duke trokitur përmes dritës së qiririt.


Për Konicën ç’far t’i them, dhjetra gjuhë botën tundi,

Fjalë e tij të rrëmben, si rrjedhë e vrullshme lumi.


Fan Stiljani, nga Tebe-ja, zëmër zjarr e fjalë artë,

E nisi Marathonomakun, ja, këtu, këtu, në Spartë.


E që fjalë e lirisë, zjarr të ndizej në Marathonë,

E bëri të fliste shqip, e bëri heroin tonë.


Ajo sytë më shikon, i lexon çfar më ka ënda,

Deti i shpirtit të saj, me dallgë e godet nga brënda.


Sinfoni e rrallë e erës, dashuri e lehtë e brisht’

Serenatë i bën verës,* syrit të saj me bisht.


Vala vjen e si shelege, përkëdhelet, blegërin,

Peshku hënën e çukit, që si faqe vashe ndrin.



I dehur nga mrekullia, fjalët dalin s’di për ku :

“ Ç’më duhet mua Helena, Helenën e kam këtu” !


“ Alvanos, Alvnos, seç të shkeli pak rakia”!

Ndonse fare mirë e di që më dehu bukuria.


Kupë e hënës nëpër ujë, ngre dolli, lehtë vozit,

Syri im nën qerpikë fshehur, buzës së Grekes shëtit.


Fundi i pjesës së parë


* “ Fjalët e qiririt” janë të shkruara gërqisht.

* Lito Rico, është mbesa e poetit Jani Rico.

**Monevasia Vëndlindja e poetit J.Rico

* Verës së kuqe të Monevasias që ka ëmër në Europë


29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif