Beteja e Dibrës, prill 1941,
sipas studiuesit italian Gian Carlo Fusco dhe e vërteta e zhvillimeve në terren
Nga Sakip Cami
Citojmë në fillim variantin e Gian Carlo Fuscos:
“Beteja e Dibrës e prillit 1941 , ndonse e lene ne heshtje nga historgrafia zyrtare shqiptare dhe me gjere u zhvillue nga 3 deri ne 11 prill te 1941 ne luginen e Drinit , ne zonen ndermjet Zerqanit dhe qytetit te Dibres.
Kjo luftë shkaktoi jo vetëm me qindra te vdekur nga te dy palet, italiane dhe jugosllave , por shkaktoi deme te shumta ne njerez e materiale nder popullsine shqiptare ketej e andej kufirit.
U zhvillua me urdher te Musolinit vetem per tu treguar gjermave se sa i afte eshte ai dhe ushtria e tij edhe pse ushtria gjermane po marshonte neper Jugosllavi me ritme te pershpejtuar dhe pa hasur asnje pengese.
Me urdher te Musolinitme 1 prill 1941, Divizioni Itali "Cuneense" qe po organizohej per te sulmuar Kelcyren , u transferue me urgjence ne Zeqan, me me objektiv zyrtar per te mbyllur luginen e ngushte te Zerqanit ne rast sulmi nga ana jugosllave drejt Tiranes. (Linja blu).
Me 3 prill trupat italiane te ketij divizioni, batalionet "Pieve di Teco" me makina dhe " Ceva" e " Mondovi" ne kembe mberriten ne Zerqan.
Me 8 prill 1941 , dy dite pasi Gjermania i kishte shpallur lufte Jugosllavise dhe po marrshonte kudo pa hasur resistence, trupat italiane te sapo ardhura sebashku me divizionet "Firence" dhe "Puglie" u vendosen ne formacion luftime ne forme pince nga Qafa e Prevallit e deri ne Pocest.
Me 9 prill trupat italiane te ndara ne dy kolona , njëra nga veriu e tjetra nga jugu marshuan drejt qytetit te Dibres. (2 linjat e kuqe).
Kushtet klimatike shume te keqija , reshje te shumta debore, acar dhe dhe mjegulle e dendur qe pengonte shikimin veshtirsonin tej mase ecjen perpara.
Ndonse trupat gjermane nderkohe kishin marre qytetin e Prilepit, vetem 85 km ne vije ajrore ne lindje te qytetit te Dibres dhe po marrshonin pa pengese ndrejt qytetit te Dibres nga lindja, trupat italiane per 2 dite mbeten te bllokuara nga ushtria jugosllave dhe zjarri i artilerise, dhe nuk arriten te benin asnje hap perpara.
Me 11 prill 1941, me kapitullimin e ushtrise jugosllave tek ushtria gjermane dhe nderprerjen e luftimeve, ushtria italiane mundi te hynte ne qytetin e Dibres.
2 dite luftime te kota, thjesht nen moton e Duçes " Do i thyejme kockat armikut dhe do i tregoje Hitlerit se kush eshte ushtria italiane"!
Ushtria Italiane e pergjysemuar dhe e demoralizuar pas 6 muaj humbjesh me ushtrine greke, i shpalli lufte Jugosllavise , duke sulmuar ne Diber dhe ne Koplik. Ne Koplik u thye dhe trupat jugosllave arriten deri ne Vrake dhe rrezikuan Shkodren , kurse ne Diber nuk bene asnje hap perpara, por rrezikuan thyrjen dhe lenjen e lire te rruges per Tirane.
Perparimi ne menyre te pershpejtuar i ushtrise gjermane nga Prilepi në Dibër të madhe, solli kapitullimin e trupave jugosllave dhe shpetoj italianet nga thyreja e plotë.”
(Harta e marrë nga libri italian)
( Gian Carlo Fusco, Guerra d'Albania )faqe 88-90, Milano, 1977
Sikurse duket nga harta, vijat e kuqe, divizioni pasi përqëndrohet në Zerqan, marshon në dy krahë, të majtë dhe të djathtë që synojnë Dibrën e madhe. Brenda kësaj dare janë fshatrat Strikçan, Lubalesh, Viçisht, Pasinkë, Çerenec, Shupenzë, Topojan, Bllatë e epërme, Maqellarë.Aksioni luftarak i prillit 1941, kundërveprimi ndaj fashistëve, dëshmorët e parë
(Nga libri im “Lufta Nacional Clirimtare në Dibër, faqe 155-156) botim i vitit 2019
Në ditët e para të prillit, italjanët shtrinë forcat e Divizionit “Firence” në vijën Maqellarë–Shupenzë-Miresh-Klenjë e deri në Librazhd. Në brezin e dytë që fillonte nga Smolliku në Strikçan-Zerqan-Fushë-Bulqizë-Mali i Bllacës-Katër Grykët qe vendosur Divizioni Alpin “Brenero”.
Atdhetarët dibranë bënë planin për t’u nisur në dy drejtime: Haxhi Lleshi, Ahmet Cami dhe Ymer Lleshi me 200 veta u nisën në krahun Sebetovë, Tërbaç, Çerenec, Viçisht. Aqif Lleshi me Hamdi Lleshin me 100 pushkatarë në Bllatë, Reshan e Maqellarë.
(Harta është marrë në Muzeun Historik të Dibrës) Sic shkruhet në krye të hartës, atdhetarët dibranë me insistimin e tyre luftuan kundër trupave fashiste në vijën Miresh, Sepetovë, Vicisht, Cerenec, Bllatë, Kllopcisht.
Më 6 prill filluan veprimet luftarake dhe në befasi të plotë u morën postat kufitare të Ostrenit, Mireshit e Viçishtit dhe erdhën deri në kodrat e Gjoricës. Forcat e komanduara nga Aqif Lleshi morën postën e Bllatës. Gjatë luftës u bashkuan shumë fshatarë me luftëtarët kundër pushtuesve. Armiku la shumë të vrarë e të plagosur, sidomos në Miresh ku u godit një batalion i Divizionit Firence dhe u vranë 50 oficerë dhe ushtarë italianë, u zunë shumë armë, municione, veshmbathje, e ushqime që ju shpërndanë luftëtarëve.
Ranë dëshmorët e parë Abdurahim Lleshi e Vebi Jashari në Zonën e Maqellarës. Në kodrat e Çerenecit u vra mësuesi patriot Fasli Cami. Më vonë italjanët pushkatuan Musa Camin, Ejup Camin e Mexhit Lezin. Mbetën të plagosur Sefer Prapaniku nga Prapaniku dhe Xhelo e Hysen Jashari nga Kovashica. (LANÇ në Dibër Faqe 388)
Pas kapitulimit të Jugosllavisë, Italia fashiste dërgoi forca të mëdha në Dibër të Madhe. Ku filluan raprezaljet, internimet e masat e tjera shtypëse kundër luftëtarëve që përgjakën ushtritë pushtuese më 6 prill. Në këto kushte u bë e vështirë lëvizja prej 300 e ca vetësh, prandaj ato u shpërndanë pranë familjëve me qëllim që të vazhdonin veprimtarinë antifashiste në forma të ndryshme. , të gatshëm në kohën e rioganizimit, të kujdesshëm edhe ndaj mashtrimeve. Në pabesi” burgosën Ahmet Camin, disa Came të tjerë, Murat Bashën, Sali Llanin, Jashar Lelën, etj. Pëllumb Lleshin, Lutfi Lleshin, Shaqir Skukën, Nuz Majtarën i zbuluan dhe i internuan në Peqin, Kavajë e gjer në Itali”. ( Haxhi Lleshi ,Vite, Njerëz, Ngjarje, Tiranë, 1996 fq 43).
Autori italian e quan këtë luftë një luftë të kotë, një kapricio të Musolinit, por lufta e beteja të kota nuk ka sepse vriten njerëz e ushtarë nga të dyja palët. Dibranët i mbrojtën me gjak trojet e tyre, ndonëse të pakët në numër e me armatim të pakët.
Comments