top of page

Besnik Fishta: Tematika antifashiste në numizmatiken shqiptare


    Historia, në formën më të saj të ndjeshme dhe të qëndrueshme, ruhet jo vetëm në libra apo dokumente arkivore, por edhe në objekte të përditshme si monedhat. Shqipëria është një ndër shembujt më të qartë se si kujtesa historike dhe fryma patriotike janë përjetësuar në format më kreative. Monedhat dhe kartëmonedhat shqiptare mbajnë mbi vete jo vetëm vlerë monetare, por edhe dëshmi të një epoke lavdie: Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.  

                      Numizmatika, shkenca që merret me koleksionimin dhe studimin e monedhave, është ndër fushat që mbart vlera edukative, kulturore dhe historike. Në Shqipëri, kjo traditë nis që në shek. VII–VI p.e.s. në qytetet ilire si Dyrrahu dhe Apollonia. Sot, për mijëra koleksionistë brenda dhe jashtë vendit, monedhat shqiptare nuk janë thjesht objekte metalike, por porta të vogla që hapin rrëfime të mëdha.                                                                                                                              Pas Luftës së Dytë Botërore, Banka e Shtetit Shqiptar ndërmori një mision fisnik: të ngulisë në përfaqësimin monetar figuren e partizanit ,simbol i lirisë, qëndresës dhe fitimtarit. Kjo përpjekje u konkretizua me emetimin e disa monedhave metalike dhe kartëmonedhave përkujtimore me tematikë antifashiste.                                                                                                                         Emetuar për përvjetorët e çlirimit, monedhat përshkruajnë partizanë me pushkë, pishtarë të ndezur, flamuj dhe pamje triumfi. Në njërën prej tyre shfaqet një partizan që shtyp me forcë simbolin e nazizmit , një ndër përfaqësimet më të fuqishme vizuale të fitores shqiptare.         Këto monedha mbartin Stemen e Republikës dhe vitet historike 1944–1969 / 1989. Prerjet përfshijnë 50 qindarka, 1 lekë dhe 2 lekë, dhe qëndruan në qarkullim deri në fund të vitit 1999.                Kartëmonedhat shqiptare nuk mbetën pas. Me figurën e partizanit të armatosur, të vendosur e krenar, ato u shfaqën për herë të parë në korrik 1947 me prerje që shkonin nga 10 lekë deri në 1000 lekë.                                                                                                                                                 

Emetimet e rëndësishme:

- 1947–1949: Dalja e parë e kartëmonedhave me tematikë partizane.

- 1949–1956: Prerje të reja me figura heroike.

- 1957–1985: Portrete të ndryshme partizanësh në kartëmonedha 50 lekë.

- 1965 & 1976: Një kartëmonedhë me repart partizan që ngrinte lart flamurin ,një pasqyrim i gjallë i gëzimit kolektiv të fitores.                                                                                                               Këto kartëmonedha, përveç funksionit monetar, luajtën edhe një rol kulturor, edukativ dhe identitar për brezat e pasluftës.

Kartemonedha te emetuara ne vitin 1947

Kartemonedha te emetuara ne vitin 1949

Kartemonedha te emetuara ne vitin 1964


         

 Prerje metalike te vitit 1969 me rastin e 25 Vjetorit Clirimit

                                                                                

Monedhat dhe kartemonedhat shqiptare me tematikë antifashiste janë më shumë sesa mjete pagese. Ato janë dëshmi të një epoke, janë fjalë të gdhendura në metal apo leter, janë emocione që nuk zbehen me kalimin e viteve. Në një kohë kur disa përpiqen të zbehin rëndësinë e historisë sonë çlirimtare, këto monedha qëndrojnë si provë e gjallë se kujtesa historike nuk fshihet, ajo thjesht gdhendet në një tjetër formë: më të qëndrueshme, më të heshtur, por më të fortë.

Tirane,2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page