top of page

Beogradi, mirë me Tiranën, keq me Prishtinën!


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Beogradi, mirë me Tiranën, keq me Prishtinën !

Mirëpo, këtë strategji afatgjatë serbomadhe antishqiptare kursesi ta kuptojë 'golgeteri" i minuseve politike ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar, Edi Rama, por me vetëdije të plotë është shndërruar në instrumentin e verbër lajkatar të politikës simfoniko-kakofonike të presidentit serb A.Vuçiq !

*** Sikur Albin Kurti ose Vjosa Osmani, të vinin në Beograd, më 1 shtator 2022 në takimin e “Ballkanit të Hapur” për t’iu bashkuar Vuçiqit dhe Ramës, de fakto dhe de jure kjo do të thoshte njohjen e Serbisë në Kosovë. Aty, do të merrte fund pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008). Kjo është përgjigjja, pse qeveria e Albin Kurtit nuk e njeh “Ballkanin e Hapur”, sepse është shtet i pavarur dhe sovran, jo koloni nën “kujdestarinë autonome” të Serbisë së dikurshme (1912-1999).

Strategjia e Vuçiqit: “MIRË ME SHQIPËRINË, KEQ ME KOSOVËN”, është vazhdim i strategjisë afatgjatë të gjeopolitikës së Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës (1989-1999) !

Ky fenomen “divide et impera” i presidentit Aleksandër Vuçiq, nuk është ndonjë befasi për shqiptarët e Kosovës, sepse vështruar në retrospektivën historike të marrëdhënieve të deritashme të Serbisë dhe të Shqipërisë Etnike, daton jo më pak se një shekull, duke mos harruar në veçanti edhe dekadën e fundme të shekullit XX(1989-1999), kur Tirana zyrtare nuk i preu marrëdhëniet ndërshtetërore me Beogradin zyrtar, edhe pse Kosova me mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë ndodhej në luftë me Serbinë e Slobodan Milosheviqit, kur forcat militare, paramilitare dhe policore maakruan dhe ekzekutuan mbi “11.800 shqiptarë”; “2467” sish të zhdukur”; mbi “22 mijë gra të dhunuara”, si dhe mbi “1 milion” shqiptarë të dëbuar me dhunë, me terror dhe me vrasje nga të gjitha viset e Kosovës.

Pra, pa asnjë dilemë, Strategjia afatgjatë e shtetit, e kishës serbe dhe e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për kthimin e Kosovës nën Serbi: “ Mirë me Shqipërinë e keq me Kosovën”, është vampirizim i politikës pushtuese të Serbisë së Slobodan Miliosheviqit, me mjete dhe me rrugë paqësore në frymën e Memornadumit për Kosovën të KOS-it , të promovuar më 4 shtator 2003 në Universitetin e Kollarcit në Beograd. Sipas këtij Memorandumi të KOS-it ( publikuar në gusht të vitit 2003) “…Kosova me çdo kusht, dhe me çdo çmim, duhet të rikthehet nën jurisdiksionin administrativo-territorial dhe shtetëror të Serbisë dhe të Malit të Zi, ashtu siç parashikonte edhe strategjia gjenocidale e regjimit kolonial serb të Slobodan Milosheviçit.” (Kësaj “teme” iu kemi referuar gjerësisht, që në shtator të vitit 2003. Mirëpo, askujt si ka hangër palla për këtë rrezik shumëshekullor) .

Prandaj, po e rikujtojmë opinion publik shqiptar dhe atë evropianoperëndimor me Amerikën në krye se, politika zyrtare e Serbisë së presidentit Alesandër Vuçiq, “Mirë me Tiranën e keq me Prishtinën, është simetrike me politikën zrytare të regjimit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili pati marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shqipërinë (duke mos i prerë marrëdhëniet diplomatike ndërshtetërore), gjatë viteve 1989-1999, në saje të së cilës Kosovën e dogji shkrum e hi, duke bërë gjenocid, sepse me dinakëri e mashtroi regjimin e Tiranës, që të heqte dorë nga ndërhyrja ushtarake për ta mbrojtur Kosovën nga invadimi agresiv policor, militar dhe paramilitar i Serbisë. KJo ishte fitorja më e madhe e politikës dhe e diplomacisë së Slobodan Milosheviqit, i cili ia arriti ta izolonte Shqipërinë nga Kosova (1989-1999).

Pra, strategjia dhe taktika e politikës hipokrite e presidentit serb Aleksandër Vuçiq : “Mirë me Shqipërinë e keq me Kosovën, është me bazë millosheviqiane sipas Memorandumit të Akademisë së Shekncave dhe të Arteve Serbe (1986), por ca dallon, kur është fjala për zgjedhjen e mjeteve operacionalizuese të tyre, në vend të përdorimit të forcës me çdo kusht siç parashikon Memorandumi i vitit 1986, të cilin e ka zbatuar në praktikë Slobodan Milosheviqi, duke kryer 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999), presidneti Aleksandër Vuçiq në sy të Evropës dhe të Amerikës, për realizimin e politikës kolonialiste dhe të pretendimeve territoriale ndaj copëtimit dhe zhbërjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës ka zgjedhur rrugën paqësore, ashtu siç parashikon Memornadumi i Ri Paqësor i Kishës Ortodokse Serbe (KOS)

Mosjohja e psikologjisë politike serbe, të shpie në vorbullën e “Ballkanit të Hapur” të tandemit Vuçiq-Rama !

Për ta “lexuar” drejt psikologjinë politike, propagandën, diplomacinë, pseudoshkencën serbe, veç studimit sistematik komparativ multidisiplinor, duhet të kesh jetuar me serbë, të paktëm 50 ose 80 vjet me ta në Serbi. Ndryshe, ia fut kot sikurse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili, në vend se ta mbështetë pa asnjë rezervë interesin nacional dhe shtetëror të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, ai është aliazhuar me politikën dhe me diplomacinë hipokritie të presidentit serbomadh dhe antidemocrat Aleksandër Vuçiq në të ashtuquajturin projekt serbos-sllav “Ballkani i Hapur”.

-PO, a ka më turp, më absurd, më hipokrizi e më tradhti sesa t’i “tejkalosh” interesat jetike të Kosovës shqiptare, e të miqësohesh me armikun e saj shekullor, duke bërë aleancë me Serbinë kolonialiste gjenocidale (1912-1999).

-Edi Rama, lëre që ka bërë këtë kryetradhti , si thonë “për dritë e për diell”, por, përditë, në rolin e “zëdhënësit” vasal të presidentit Aleksandër Vuçiq, edhe mburret me të, duke i apeluar kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”?!

Në këtë kontekst, shtrohet pyetja e thjeshtë, pse presidenti Aleksandër Vuçiq vetë nuk i fton Albinin dhe Vjosën që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, POR këtë po e bën përmes mikut dhe aleatit të tij, Edi Rama ? !

Pikërisht, kjo taktikë e hipokrizisë simfonike dhe kakofonike e politikës perfide dhe të sofistikuar të preidentit serb Aleksandër Vuçiq, “Mirë me kryeministrin Edi Rama, domethënë me Shqipërinë e keq me Albin Kutin dhe me Vjosa Osmanin, domethënë me Kosovën, nxjerr në shesh JO-në racionale dhe të justifikueshme të Kosovës në “Ballkanin e Hapur”. Për më tepër, kjo farë diploamcie hipokrite bardhezi, “Mirë me Serbinë e keq me Kosovën e kryeministrit Edi Rama, nuk mund të jetë e pranueshme e as justifikueshme për Kosovën, sepse margjinalizimi i saj nga pakti “Ballkani i Hapur” vë në dukje qartë se, edhe sipas këtij projekti serbo-shqiptar-sllavomaqedon, Kosova konsiderohet si pjesë integrale dhe administrative e Serbisë, ashtu siç figuron në Kushtetutën e Serbisë në fuqi të vitit 2006 se, “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”.

Po, pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e ka ftuar Republikën e Kosovës, që t’i bashkohet prejektit “Ballkani i Hapur”, por për këtë e ka angazhuar “zëdhënësin” dhe mikun e tij, Edi Rama, e ky i gjori për t’ia bërë qjfin e politikës “bardhë e zi” të Vuçiqit, disa herë rresht e ftoi Kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, që t’i rishikojnë vendimet e tyre politike për të aderuar në “Ballkanin e Hapur”

*** Vetëm ndonjë psikopat mund të jetë tolerant ndaj politikës filoserbe të kryeministrit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, që është aliazhuar me politikën hipokrite të presidentit serb Aleksandër Vuçiq në kuadrin e paktit “Ballkani i Hapur”, duke e margjinalizuar Kosovën si shtet fqinjë midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Kush po gënjen se “ Serbia de fakto dhe de jure po e njeh Kosovën”?! -Kjo është rrenë për t’i mashtruar shqiptarët, se gjoja me lidhjen e dy marrëveshjeve (njëra për energji elektrike dhe tjetra për hyrje-dalje të lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat kufitare Serbi – Kosovë), Beogradi “po e njeh Kosovën?! – Jo, kjo është rrenë e “kulluar për hava”, mbase deri tani qeveria e Serbisë nuk ka miratuar kurrfarë vendimi formal de fakto dhe de jure të njohjes së Republikës së pavarur të Kosovës. Kjo është e vërteta! Mos rreni, mos mashtroni, mos spekuloni dhe mos manipuloni me të vërtetën, kur është fjala për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, derisa Kosova figuron në Kushtetutën e Serbisë (2006) dhe, përderisa presidenti serb Aleksandër Vuçiq deklaron botërisht se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe, kurrë nuk do të jetë në Shqipëri…” Kjo nuk paralajmëron kurrfarë njohje të Kosovës nga ana e Serbisë. Përkundrazi, paralajmëron kushtëzime dhe diktat nga ana e Beogradit, që ta sfidojë statusin e pavarësisë politike të Kosovës, duke kërkuar ndarjen e territorit të Kosovës, gjoja si kompromis së arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare.

-Po ta kishte njohur Serbia Kosovën, pas arritjes së dy marrëvehjeve të sipërtheksuara reciproke, atëherë nuk do të kishte pasur nevojë, që të vazhdoheJ Dialogu i Bruksleit (2011-2022).

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page