Bela Hadid në MTV VMA-s u vesh nga stilistja shqiptare


Nensi Dojaka

Ishte viti 2017 kur Nensi Dojaka nisi studimet MA Fashion në Central Saint Martins. Dhe që në fillim ëndërrat e saj nuk kishin të bënin vetëm me diplomën, as me dizajnimin e thjeshtë, por me një moto më të zgjeruar, për të shkuar më tej në aventurën e saj për të realizuar nivele dhe cilësi të larta. Kështu që në kohën e studimeve suksesi i saj nisi të vihej re menjëherë. Ndërsa ky ishte suksesi i auditorit dhe lektorëve të saj, më tej ishte përkushtimi dhe stili që ajo zotërronte dhe bënte përditësi në suksesin e saj.

Nensi Dojaka, stilistja nga Tirana ishte e tillë derisa pak kohë më parë ktheu Bella Hadid në vitet ’90, pasi Ajo ishte e pasionuar pas revistave të modës së viteve 90 dhe koleksionuese e tyre. Ndaj, revista e famshme e modës, Vogue, i kushtoi para disa kohësh një shkrim stilistes nga Tirana që u vendos në kryeqytetin e Anglisë kur ishte 16 vjeç. Nensi ka pasion të veçantë për stilimet që përkojnë me fundin e viteve 90. Për këtë ajo natyrshëm jo vetëm ndjen kënaqësinë e moshës dhe punës së saj, por edhe rrëfen emocionet e takimit me supermodelen Bella Hadid.


Të dielën, Bella Hadid u shfaq në një sfilatë në Neë York, sikur kishte ardhur direkt nga fundi i viteve 90, duke marrë vemendjen e publikut, shkruan e famshmja Vogue. Modelja e njohur, Bella Hadid u shfaq me look të veçantë me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme në tapetin e kuq. Mirëpo, revista prestigjioze e modës, ka zbuluar se stilistja, autorja e kësaj veshje, është një vajzë nga Tirana me banim në Londër, Nensi Dojaka. Revista e quan kurajoze dhe madje të rrezikshme këtë eksperiment dhe e vlerëson shumë. Vogue shkruan se Nensi u zhvendos nga Tirana në Londër kur ishte 16 vjeç dhe ndoqi studimet atje.

Nensi Dojaka punoi shumë dhe me përkushtim dhe Bella Hadid ishte e para modele e famshme që provoi koleksionin e saj. “Isha shumë e entuziasmuar”, ka thënë Nensi për Vogue, kur rrëfen momentet që do të takonte Bella Hadid. Veshjet që ka stiluar Dojaka tashmë janë shitur. Kjo flet dhe një herë për nivelin, cilësinë, përkushtimin dhe vlerën që merr jeta e një shqiptareje pasionante dhe të përkushtuar edhe n ëkëtë lëmi, në këtë fushë ku mpleksen, arti, kultura dhe paraja. E gjitha është më shumë se modë.

Nensi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të super modeles, teksa ka shkruar: “Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse dhe shumë dashuri.” Kjo ndodhi në Los Angelos, ku u mbajt “MTV Video Music Aëards 2020”. Ishte kjo ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave si zakonisht. E padyshim në këtë ceremoni, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e yjeve.

@albanianpost

17 views

Shkrimet e fundit