Begzad Baliu: ASGJËJA JONË
- May 27, 2025
- 1 min read

Begzad Baliu
ASGJËJA JONË
Asgjë e re në Kosovë
Asgjë
Parti sizifësh
Deputetë të lidhur këmbëduarsh
Asgjë e re në Kosovë
Asgjë
Intelektualë arrivistë, që nxjerrin kokën te bira e minit
Gazetarë dhe shushunja interneti
Analistë që pikturojnë Kosovën me copa muti
Asgjë e re në Kosovë
Asgjë
Populli që ka humbur zërin
Që pi makiato dhe freskohet me bozë
Asgjë e re në Kosovë
Asgjë e re!
Asgjëja jonë!
Prishtinë, më 25 maj 2025









Comments