BE-ja jo e sinqertë  me shqiptarët


BE-ja jo e sinqertë  me shqiptarët dhe as e aftë sa duhet  gjeopolitikisht Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk duhet që për gjithcka ta ngarkojmë  dhe akuzojmë krejtesisht vetem politikën e Tiranës dhe të Prishtinës pse Shqipëria e Kosova nuk janë integruar akoma në BE. Pavarësisht se ka dobësi, gabime të mëdha, të meta e dështime politika e Tiranës dhe e Prishtinës, por duhet të jemi realist të themi se po të ishte serioze dhe dashamirëse politika e BE-së Shqipëria do të duhej të ishte antare e BE- se para tre shteteve të ish Bashkimit Sovjetik si Lituania, Estonia dhe Letonia si  dhe para Bullgarisë e Rumanisë. BE pa SHBA-në është e dështuar në vendimmarrje me rëndësi ballkanike, europiane dhe globale. Ajo nuk qe në gjëndje për ta ndaluar luftën civile në ishJugosllavi, nuk qe në gjëndje as për ta parandaluar genocidion serb mbi sllavët e Bosnjës dhe as mbi shqiptarët e Kosovës. Ka 20 vite që nuk ka takat dhe nuk është në gjëndje për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe as për të antarësuar dhe as për të integruar në BE  Ballkanin perendimor. Pa rolin vendimtar të SHBA- ve në krye të NATO-s sot nuk do kishim shtetin e Kosovës , pasi sa për BE-në Kosova do ishte e pastruar etnikisht dhe do ishte akoma nën Serbi pasi ashtu e la dhe e coptoi para një shekulli pikërisht Europa. A nuk ishte Holnda ajo e cila lejoi masarën kriminal të genocidit serb në Srebrenicë; a nuk ishte Franca me gjeneralët e saj spiunë të serbëve gjatë bombardimeve mbi Serbi; dhe a nuk ishte Greqia ajo e cila jo vetm se nuk mori pjesë përkrah NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë por nuk pranoi që bazat e saj të viheshin në dispozicion të NATO-s. Franca dhe Greqia janë aleatë të fshehtë të Rusisë në NATO, të cilat dëshironin edhe largimin e Britanisë nga BE-ja, dhe po këto të dyja i janë kundërvënë sot në Mesdheun Lindor, Turqisë, aleatës së SHBA-ve dhe forcës së dytë të NATO-s pas SHBA-ve. A nuk deklaroi pak kohë më parë presidenti Makron i Francës se “NATO është në vdekje klinike”. BE e vetme nuk është në gjëndje për të frenuar as agresivitetin politik e strategjik të Rusisë  në Ukrainë dhe as në Ballkan.          Duhet dikush ta thotë të vërtetën e që është kjo se: BE, sidomos Franca, Greqia e Qipro  më mirë, më lehtë , më me dëshirë   e më shpejt do të pranonin  të antarësohej  Serbinë  e Bjellorusinë e ndoshta edhe Rusinë nese ajo do aplikonte për  në BE, se sa Shqipërinë e Kosovën. Këtë e tregon fakti i neglizhencës dhe indiferencës së BE-së për integrimin e Shqipërisë e të Kosovës, edhe pse dihet tashmë se dy shtetet shqiptare janë dy shtetet më pro perendimore në botë. Edhe ato arritje të Shqipërisë për antarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave janë bërë falë mbështetjes së SHBA-ve kryesisht. Është fakt historik ai se Europa , sidomos Franca e Britania por edhe Italia u bënë bashkë me Rusinë  kundër kombit shqiptar për interesa e synime kolonialiste  dhe imperialiste të tyre. Këto fuqi të mëdha coptuan dhe  shkaktuan tragjedinë më të madhe në Europë kundër shqiptarëve. Ato formuan shtetin grek e serb mbi trojet e grabitura të shqiptarëve.Dhe akoma BE nuk është cliruar nga ai mentalitet i Europës së shekullit të 19-të Europianët u sollën me shqiptarët ashtu sic janë sjellë me popujt dhe me kolonitë e tyre, e që fatet e më shumë se gjysmën e trojeve shqiptare ua dorëzuan e falën sllavo-grekëve. Fuqitë e Europës kryesisht  ato të Antantës: Anglia, Franca, Rusia , Italia , Greqia dhe Serbia u kanë shkaktuar traumat dhe fatkeqësitë më të mëdha shqiptarëve. Përderisa BE-ja sillet dhe vepron kundër shqiptarëve duke ua refuzuar atyre padrejtësisht antarësimin në BE, atëhere për cfarë na duhet BE-ja?! Pse p.sh. për hatër të Greqisë, apo edhe të Francës e Holandës, herë prej njërës e herë prej tjetrës Shqipërisë nuk i hapen negociatat për në BE. Dhe paturpësia tjetër e madhe e BE-së e cila nuk liberalizon vizat për qytetarët e Kosovës, por i mban ata të izoluar padrejtësisht. Pse për hatër të dy apo  tre shteve të BE-së si aleate të Serbisë izolohet dhe nuk integrohet në të Kosova. Sa mirë tani për shqiptarët  që ka dalë nga BE-ja Britania e Madhe, pasi ajo nuk pyet më as Greqinë, as Spanjën , as Qipron, as Sllovakinë, as Rumaninë se cfarë marrëdhëniesh do të ndërtojë ajo  me Shqipërinë e Kosovën. Pse për hatër të BE-së dhe të kufizimeve prej disa antarëve të saj, pse p.sh. edhe Gjermania , Italia e Kroacia etj., pse  këto shtete proshqiptare europiane të detyrohen që t’u binden rregullave dhe vetove të disa shteteve pa peshe ekonomike në BE për mosintegrimin e shqiptarëve.  Pse Shtete që i duan shqiptarët të jenë të detyruara që  t’i “binden”Francës e Holandës për ta mbajtur jashtë BE-së  Shqipërinë, si dhe   dhe politikës djallëzore greke kur ajo mbahet si shtet vetëm prej eurove të BE-së e të Gjermanisë?! Në këto kushte vjen edhe pyetja se cfarë na duhet p.sh. Greqia, Qiproja, Sllovakia por edhe as Franca nëse Shqipëria e Kosova do të  kishin marrëdhënie bilaterale ndërshtetërore dhe aleanca strategjike ekonomike dhe në fushat e tjera me Gjermaninë, Italinë e Kroacinë p.sh. të cilat janë avokatët dhe dashamirësit më të mëdhenj europian të shqiptarëve. Pse duhet antarësimi i Shqipërisë në BE kur Greqia, apo edhe Serbia e Rusia pas saj  bëjnë  presion gjithmonë  direkt apo indirekt me aleatët e tyre brënda BE-së për të realizuar synimet e saj shoviniste greke; dhe pse për hatër të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE iu bë presion Prishtinës për t’i falur 8000 hektarë toke Malit të Zi, dhe për paturpësinë e tyre as fjalën nuk e mbajtën?! Për Shqiptarët janë më të rëndësishme marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane sidomos, ato shqiptaro-gjermane, shqiptaro-britanike, shqiptaro-italiane , shqiptaro-kroate dhe ato shqiptaro-turke se sa të presim kur t’u mbushet mëndja europianëve të tjere  për integrimin e Shqipërisë në BE, dhe se sa një minishengen të Ballkanit perendimor.




23 views

Shkrimet e fundit