
Baticë dashurie në Sarandë
Nga Fatmir Terziu
Era blast si një rrotë e shfryrë makine nën hijen e një trungu motak. Valët imitojnë buzët e të dashuruarve. Është pragnatë në Sarandë, vetëm rëra copëton shpirtin e saj tutje mbi asfalt.
Përqaset i përgjumur dielli nën hiramin e blatuar gri stërkalat e shalluara nga qielli endin pëlhurë të lehtë mbi trupin tënd e dashur ulin velat ngadalë retë.
Forma hijesh zgjaten nga bregu furkë lëshojnë sinjale të ndezura: “Natën e mirë” silueta pikturon pafundësisht në muzg abstrakten e blusë në errësirë.
Të lëvarura rrudhat e diellit peshkojnë edhe një herë të fundit pastaj të gjitha zbehen me grinë e qiellit marrin detyrat e turnit.
Zhurmat baticen mes rërës e valëve i pëshpërisin në vesh lakuriqësisë, s’u mbetet pastaj gjë më fjalëve, Lëkurësi nis leksionin e dashurisë.
Qafa e Gjashtës dihat mbi gjerdan zbulon të artën larishy pos yjeve kjo dashuri që bekohet në Sarandë është pasnaja e të gjitha ditëve. Gusht, 2018