top of page

Bastardhi



Minush Hoxha


Një të shtune korriku pas vaktit të drekës lexonte fare vetëm në dhomën gjysëm të errtë duke herpuar kafenë turke të dyfishtë. Në ndonjë vit më parë, këte e bënte me shokët në restorantkafe më të mirin në qytet, por tani zotëronte një atmoferë e rendë ndajë nuk pihej me kënaqësi të dikurshme.

Tek kapërcente mbi faqet e shtypit, dëgjoj cingrrimen e zilës tasti i së cilës gjëndej mu në ballinë të shtëpisë. Njëherë e mendoj mos këte e bëri ndonjë nga familjaret- a ndonjë fëmijë i lagjes tek thirrnin për lojë ndonjë nga nipërit por ajo u përsëritë dhe njëherë-dy dhe më gjatë-dhe tek e dinte se nuk ishte mënyrë cingrrimi e familjarëve, e kuptoj se ishte dikush tjetër.

Kurreshtarë doli aqë sa me droe. Me droe ngaqë zotëronte një pasiguri por edhe nga që, një kohë më të gjatë ishte eksponuar ashtu e aqë sa ta survejohej në vazhdimsi si antipushtet. Përtacisht kaloj derën e shtëpisë deri tek shkallët që ishin nja pesë-gjashtë sosh, dhe i doli në sy një person që e kishte parë disa herë në një grup personash, por nuk kishte mësuar emërin e tij. Nuk kishte mësuar ngaqë,që në dukje të parë shkaktonte një neveri dhe linte mbresen e një personi me teke dhe ngulm të bëjë të veten pa konsiderata. Ashtu në shikime sysh të thekshme që provonin shqetësimët e tij! E mendonte se i tillë kishte dale nga gjëndjet që shkaktojnë tensione shpirtërore dhe disponime hakmarrëse. E habiti gjetja e tij tek shkallet, posaçërisht ngaqë ishte kohë maltretimesh, ndjekjesh dhe akuzimesh nga pushteti. Pushtetit i cili mëtonte të vendosi njëfarë ligji që me gallatë e promovonte përmes mediave dhe mjeteve të tjera-bile edhe në vendet më të largëta, si më. të mirin. Në fakt-tek ndjenin banorët e vetë një ngushti shpirtërore të padurueshme- synonte rikuperimin e hapsires për shtrirje të vetë. derisa nga ata të cilët duhej ta zbatonin, kundërshtohej me ngulm. E ky ishte një nga ata. Nga ata që as që kishin tentuar të hynin e shpiegonin thelbin dhe tek donin të jetonin sipas të vetes dhe të patrazuar e kishin përplasur për tokë pa hamendsime. Ishin në proces të formësimit të identitetit nisur kalamendshëm dhe në faza të ndryshme të ndaluar ose të shtyer ndonjë rruge që shpiente në tjetër cak. Kjo edhe ishte përvoja e cila i homogjenizoj ata ku përkiste ky, deri në fanatizem të tillë sa të mos mund të imagjinojnë asgjë tjetër jasht visionit të vetë. Tek gjezdisnin në të kaluaren e hasnin të dalluarit, i ngritnin në gurrë frymëzimi sa për të zgjëruar, begatuar e forcuar tabllon e mendsisë së vetë dhe për të mbërrijtur vendosmërinë e veprimit patundueshëm të qëndrueshme.

E përshëndeti kurtoazi e sipër dhe në një mënyrë ia shprehu habinë se si, ashtu shlirëshëm e guximshëm kishte ardhur deri tek ay.

”Me shumë droe e risk…por ardha tek ju…i rrashë rrugicave të treta” ia tha nga fund i shkallëve.

“ E them se po! Do e thoja se përkushtimi të dha zemer. Ideja…!” ia këtheu pa luajtur vendit.

”E po… eja brënda! Pijë një kafe, e nga llafi do mësojmë thelbin” e thirri sa për të thënë diç si provë e sjelljes së mire..

” Jo,jo. Ardha me një detyrë. Ua them më konkretisht: më dërguan…” e tha ai i mbështetur për akcesoret e shkallëve dhe duke pritur që t’i kërkohet sqarim më i gjerë.

" Detyrë! E ç’detyrë është kjo…në mund ta dijë!” ia këtheu njësoj ftohtë dhe me shumë dëshirë që të largohet sa më parë që aty.

”Ju dini gjëndjen apo jo?” e pyeti ai sugjestivisht.

”E them po. Ashtu, jo në thellësi sikur ju, por e di!” iu përgjigj me një sarkazem e pa vullnet për dialog.

”Ju e thoni ”ju” sikur t’mos ishit një nga ne! Çudi! Nuk do duhej këte ta trajtoni ashtu! Si një i anës tjetër” ia këtheu ai me qortim në të cilin fshihej dhe një kërcnim në sfond që në të ardhmën do shprehet përmes trajtave tjerafare.

” Zotëri, unë nuk ta dij identitetin, nuk ta dij pozitën tënde dhe saktë as nga vie, vetëm dij se shihesh në këto anë dhe se aty je pjesë e një qarku njerëzish që duan që gjërat të vënë nën pushtetin e vetë”

Kur e hetoj se gjërat do vënë largë dhe se nuk mund të diskutohen nga ajoë pozitë, ia tha:

”Këto që do i thuash e nuhas se janë me peshë të veçantë, nuk shqyrtohen në këmbë, unë mbi shkallët e ti në fillim të ngjitjes së tyre. Shtesë kësaj, nevojit dhe një disponim më të mire. Përse nuk e lëmë për herë tjetër? E unë të vazhdoj me leximin e faqes politike ku mbeta”

,,Zotëri,sëpari t’ua them se ata nuk mëtojnë pushtetin e vetë-sikur e thoni- por të largojnë ate që heqë pushtetin e shkelë liritë!” ia këtheu i panjohuri.

,, Epo, këte e mendoj edhe vet: njëherë heqë pushtetin, më pas ingranohesh vetë në pushtet, bënë normen e sistemit, dhe, duke hapur mundësi manovrimi me pushtetin që ke mbërrijtur, garanton dhe liritë. Dmth. sëpari pushteti pastaj të tjerat. E cilat e sa e si…Fillon me ate që do, e vijon me ate që s’e doje vetë .Këtu fillon katrahura…!”

” E lëmë këte polemikë që i përket qarqeve shkencore. Do ua them se, mua më urdhëruan të vijë këtu nga që gjërat vlojnë dhe ju-sipas reagimit tuaj, ose e injoroni, ose nuk perceptoni gjëndjen ose nuk e kini fare të regjistruar në mendje! Disi reagoni ftohshëm!” iu përgjigj duke mos pranuar shtyrjen e bisedes.

Kur kjo nuk i eci z. Dini e që ta hedhë sarkazmin e mysafirit ,e thirri që të ulën në kopshtin e shtëpisë pikërisht në karrigat që ishin të vendosura aty, gjithnjë në pritje se i tërë kontakti do përfundoj me një bisedë në kopsht në këmbë si i thonë.

”Nuk kam edhe aqë kohë, por ate që do e bidsedojmë, e bëjmë aty” ia tha për t’ia bërë të dijtur se nuk dëshiron ta mbaj gjatë.

Ai i dha me mimikë shënjen për pranim dhe zbriten tek oborri e më pas drodhën tek kopshti dhe u komoduan në ulëse njëri përballë tjetrit, në një ambient të gufuar lulesh dhe të bukur.

”Z. Dini se kështu quheni sikur ma thanë apo jo! Sa emër dmth.! Sa kohë ka që jeni në këte vend?” e pyeti ai në provokim.

Ai e kuptoj pyetjen dhe sherin që mbante ajo dhe se kjo ishte metodi i njerzëve të sojit të tillë që duan të imponojnë detyrimin për një sjellje të caktuar.

Njëherë qeshi e më pas iu përgjigjë:

,, Se si lashtësia është shndërruar në një kapital që siguron pozitën e jetesën të mirë. Të vie në mendje se, po nuk je i vendqëndrueshëm gjatë, je apatrid dhe njëfarë nomadi. I tillë i denuar të sillesh botes pa ndalim. Je banor i këtij globi por pa të drejtë ndaljeje në një vend. Mu sikur ciganët! Disi, të qëndruarit më i gjatë në një vend kuptohet sikur provë pronësie mbi vendin. Dhe paradoksi: njeriut i jipet e drejta e pronësisë mbi te dhe i jep dhe mbrojtjen ligjore, kurse njeriu është i vdekshëm dhe tek iken lë pas të gjitha.Bile bënë të pakuptueshme edhe rropatjet gjatë jetes”.

Pasi bëri këte shkarje, vazhdoj ate që mbeti pa ia thenë:

”Ti, sikur po më merr në pyetje…e me ç’të drejtë-s’e kam të njohur…” ia tha z. Dini me një revolt e nervozitet të ndrydhur.

”Po, do ju përgjigjëm” vazhdoj me shpiegimin:

”Për një dyqindvitesh e pak më shumë dijmë. Dhe kam në kujtesë kallximin e të gjallëve për këte! Jo më shumë! Mjafton kjo për ligjsim të të qëndruarit tim këtu…? Sëpaku sipas së drejtës nga pushteti faktik mbi një send që nga legjislacioni romak, do duhej apo jo? Ate ,,ius possidendi” Besoj se e di që në parahistori nuk kishte tapia toke!”

” Ma moret për të keq! Ju lutem të mos më keqkuptoni por çështja jonë na detyron një syçeltësi të lartë dhe një filtrim shumë serioz për sa ka të bëjë me futjen e personave në mesin tone. Ka të bëjë me gjëra të shtrenjta! Pra, njerëz të konfidences së lartë.Sikur u mendojmë juve! Ju,,,! Ju, si një intelektual që jeni, e dini mirëfilli se ç’do thoshte futja në çështjen tonë të ndonjë personi i cili nuk takon nga ne!” ia tha ai diç më konkretisht dhe duke korrektuar paksa sjelljen.

Në ndërkohë ndezi një cigare dhe tek nxirrte mjegulla të dendura shikonte Z.Dini pyetshëm dhe me një urrejtje gadi të pavërejtshme.

”Ju jeni një njeri i pazakontë dhe autoritet” vazhdoj ai.. ”Ngaqë takoni nga ne me të lindur-sikur e that, jeni dhe një borxhli ndaj atyre që ua kanë pranuar autoritetin! Juve-kështu ma thanë dhe në selinë- nuk u lejohet të qëndroni jasht tij! Është detyrim historik, moral dhe ligjor! Shihni se ç’kohëra janë…”

”Dhe unë… nuk vendosi për këte! As të mendoj bile…” iu përgjigj me ironi.

” Jo, nuk e mendova ashtu! Por fryma drejtuese është selitur gjatëkohë, është trajtuar nga çdo anë, është pranuar pa kontestime dhe e tillë vetëm duhet të sëndertohet” shtoj ai.

”Ka kjo një konotacion fare të qartë. Unë e vlerësoj si një thirrje nga një njeri dhe soji i tij për të vajtur vijes së mbrojtjes së vlerave tashmë të dijtura dhe të nevojshme për çdo njeri!” iu përgjigj.

”Shtoni: për çdo njeri, për çdo shtet dhe për çdo komunitet” ndërhyri ai paksa me sertllëk.

,,Zotëri, nuk dij nëse po identifikoj drejtë kërksen që ma thuash disi mjegullisht, por, ta vë në dijeni se nuk jam unë pa fare njohuri nga historia dhe për gjëndjet që shkundulluan pashpirtëshëm. Bile-dhe ju dini këte-me të rënë që nga të dy anet. Sikur i quanin: armiq të jashtëm dhe të brëndshëm” ndërhyri z. Dini dhe u fut më thellë në dialog.

,,Për këte dhe e kisha fjalen…” ia tha i dërguari.,,Në fakt, ata që më dërguan tek ju-sikur e thash dhe më parë- më dërguan nga ndjesi respekti ndaj jush dhe mendimi se ju, tek hamendeni…e ndofta edhe jo, të mësoni se nuk mund as të takoni anes tjetër por as të qëndroni anash” vazhdoj dialogun i panjohuri.

,,Pasi tashmë u futem më në thellësi,do bëjë një ndërhyrje jasht kërkeses tuaj. Të mësoj sëpaku emërin! Ma thuaj të mësoj se me kend po bisedoj” i kërkoj Dini.

,, Eeh, emëri im…Kur u linda, pllakoste një gjëndje e rëndë dhe prindërit e mij, ashtu të katandisur e tek kërkonin mbështetje, më në fund e gjeten në emërin Besim.Ishte kohë e përtritjes së besimit. Nëpërmjet emërit tim sforconin besimin në ndryshime. Dhe, unë do isha bartësi!” ia kumtoj emërin.

Pas pak shtoj; ,,Shtesë kësaj, jam edhe i besuari i anes nga takoj.Deri edhe tek bisedat sekrete! Tanipërtani!”

,,Ashtu…Me të drejtë. Sëpari imagjinohet shtegu i ecjes nga e nesermja e më pas gjithë shpirti bënë përpelitjen të ecen nga caku” sikur e shpiegoj z. Dini e vazhdoj.,,Dhe…ia dolen?”

,,Eeh, prindërit, babai në veçanti! Iken nga jeta duke besuar ate që donin dhe kjo bëri që ta duan e ta jetojnë jeten. Mjaft apo jo? E ana ime…ani që jam i besuari-më vëzhgon! Syçelësi normale! Gjithnjë ka një mundsi të ndryshoj njeriu…apo jo! Atëherë kurr bëjnë lojen bastet e rënda e rrezikohet jeta e vlerat deri në heqje dorë nga parimet e detyrimet. Ose, kur duke u futur në thellësi të një ideje, e kupton se, rruga nga shpie ajo, nuk është rruga e cakut” e tha Besimi.

,,Dmth.rradhitja nga një mendsi pa atë përkushtimin fanatik të njohur në histori! Për plangun tim, jap jeten!” ndërhyri Dini.

,,Zotëri, mos nxjerrni nga mendimi im ate që nuk ekziston në te! Është detyrim nga gjen njeriu të mbroj plangun dhe të vdes për te dhe kjo si një kërkesë e paprapsueshme, ka hyrë në gjithë dispozitat, programet politike dhe religjioze bile! Njeriu nuk i iken dot! Këtheni mendjen nga historia dhe e shihni dhe vetë” vazhdoj dialogun Besimi me nervozitet.

,,Besimi, e mendoj se, para se të vijsh këtu, ke marrë informacione-këte e the dhe në këte bisedë- dhe, ke mësuar se nga jam, nga takoj, nga do takoj. Di dhe si dhe në ç’gjëndje u gjeta tek ngrita në shkallë shenjtërie ate që përshkruajte më parë. Ndjekjen që përjetova, shtypjen deri në linçim të vetes, persekutimin e ustave-nxënes të dijetarëve më të sofistikuar të krimit. Mallkimin nga anë e kundërt dhe dyshimin nga kjo anë. Do duhej të dije-ata të pyrgut që duan me pasion plangun e vetë, e dijnë pa dyshime- kanë dëgjuar ose lexuar për pretencen time dhënë pubklikisht në tubime cilatdo. Dhe, këto, dhe jo vetem këto, ishin jo më shumë se shprehje e mëvetësisë së personit tim. E di, mbroja ate që më dha zoti dhe që lejon e mbronë ligji. Por, nuk ishte zbatim urdhëri i qarkut që do shtrirjen e pushtetit të vetë, aniqë puqej katërciprisht me te. Nuk ishte as luftë kundër anes së kundërt. Ishte vetem bërje jetë të së drejtes time në lirinë!”.

Besimi zu ta shikoj, ndjeu siklet pas fjalëve të Dinit, nxorri nga pako me nervozitet dhe një cigare kurse Dini nxitoj dhe me shkrepsen mbi tavolinë, ia ndezi qetë.

,,Z. Dini, kjo gjezdi juaja kuptimore jo dhe aqë e kuptueshme, del nga thjeshti e kontekstit. E unë pritja një deklamim të thjeshtë” ndërhyri ai.

,,E ç,prisnit ju!” e pyeti mysafirin.

,,Ate përgjigjen ,,këtej ose n’atë anën tjetër” ia këtheu ai.

,,Do të përgjigjem besoj kuptueshëm!”

,,Jam skajshëm kurreshtarë të dëgjoj” ndërhyri Besimi.

,,Ka një kohë që një fëmijë imi në kërkim të punes, tek dinte rrezikun e qëndrimit këtu, më bëri ftesë të përzemërt të shkoj tek ai tek ishte komoduar në një shtet të kamur përendimor. E di, një nga vendet me sociale në Glob. Një shtet të cilit e kaluara ia kishte urdhëruar solidaritetin ndaj tjetrit me një klauzolë pa altertnativë. E unë, ,memzi ia dilsha me shpënzime…Një reduktim burimësh të të ardhurave deri në skamëri. Mund ta besosh që një i afërm imi, më solli kofsha pule, sheqer, krip dhe dy litra vajë. ,,Për ndonjë ditë” ma tha. Veç kësaj, vendi i komodimit, ishte vendi i gjenive të muzikes, filosofisë e teknologjisë dhe m’i përgjigjej interesimeve të mija. Mëvetësia mi kërkonte të domosdoshme. Ishte fazë zhvillimesh kur iknin me mijëra e mijëra. Kolonë pa fund mjetësh udhëtimi.Nuk i gjykoja por ndjeja keqardhje për ikje nga logu. ,,Ç,të bëjmë?” më pyette ime grua. ,,Kështu, pa vend pune, memzi po ia dalim e ta lëmë vendin më duket ligësi” I jipsha të drejtë. Më në fund, jetesa gjatë me te, kishte afruar parimet fare. Iu përgjigja: çfardo të më ndodhë tutje, nuk kam zemer të lë vendin tim në këte rënkim. Ndofta, kur lirohet hapsirë e shtrirjes së mëvetësisë time, edhe vi. Si një mysafirë. Dhe ja, jam këtu në vendin ku qëndroj me legjitimtet të mohuar dhe në përpelitje të zgjëroj hapsiren e ngushtuar të mëvetësisë sime”.

Heshti për një cope kohe z. Dini kurse dëgjuesi hapi syt nga kurreshtja dhe shtoj:

,,Dhe…nuk shkuat!”

,,Sikur e sheh…jo!”

E më pas,,,:” pyeti z, Besimi.

,,Hëë…më pas! Jo më pas, po në hap me këte!” iu përgjigj z. Dini dhe, në çast thirri më me zë bashkëshorten. Teksa doli ajo tej deres, pau Besimin,e shikoj, më pas me një zë memzi të dëgjueshëm ia dha një përshëndetje me habi në vete dhe pyetshëm ashtu ,,ç’kërkon ky këtu në këte kohë?”

,, Mirka, di atë letren që ta tregova para një kohe. E di, e di. Aty skaj llampinjonit mbi tavolinë leximi. Ma sjellë…”

Ajo pa asnjë fjalë, vajti, morri dhe ia dorëzoj letren z. Dinos dhe iku nga ardhi.

Pasi e hapi, iu drejtua Besimit me lutje ta dëgjoj duke dhënë shpiegim paraprak të parashtreses:

,,Z. Besim, e thash dhe po e pëprsëris: jam pre e interpretimeve kryenëvete. Saora, kur nuk pranoj që verbërisht të jap pëlqim në ate që më detyrohet dhe dëboj përultësinë, cilësohem nga anë e kundërt i rrezikshëm për sistemin e shoqërinë e saj. Ja dhe teksti duke anashkaluar formalitetet:,

,,Pas mbledhjes të të dhënave, dëgjimit të dëshmitarëve, leximit të procesverabaleve, shqyrtimin të paanshëm të veprimit dhe shkrimeve nga fusha politike, biografisë familjare dhe fakteve, provave e dëshmive, Komisia Hetimore e sinjalizuar dhe sipas kërkeses nga shërbimi hetimor, jep vlerësimin: ,,Zotërisë nën hetime Dino H. Komisia hetimore, e shqetësuar për qëndrimet dhe veprimtarinë Tuaj, ka më shumë vite, tani, tek po synojnë lartësimin institucional, të forumeve, qytetarisë dhe pushtetit, të vendoset një rend juridik e politik me në epiqënder barazinë e etnive, njeriun, qytetarin me liritë dhe të drejtat e tjera, mirëqenien ekonomike dhe sigurinë, Ju, vërtetuar pamëdyshje, bënit një aktivitet subversiv nëpërmjet të të cilit-jo vetem rebeloheshit publikisht dhe mohonit këto-po apelonit për përmbysje të sistemit dhe vendosjes së pushtetit e sistemit historikisht të provuar kundër vlerave që u përmenden dhe që shkaktuan konflikte të përmasave apokaliptike: jeni fajtor dhe përgjegjes.. Derisa kjo çështje të mbërrijten tek epilogu juridik penal, ju privojmë nga të gjitha forumet ku jeni zgjedhur-në veçanti apostrofojmë ate për demokraci dhe të drejta të njeriut, nga burim monetar të rregulltë apo sekundar. Njëherit do mendojmë dhe për masa të tjera”.

,,E kuptove?” e pyeti Besimin.

,,Po. Mirë!” iu përgjigj dhe vazhdoj:

,, Tek dihej kjo dhe më autorizuan të bëjë këte takim e bisedë me ju!”

,,Duket se ata që të autorizuan për biseden, nuk disponojnë informacione të mjaftuara ndaj edhe nxituan!”shtoj z. Dino.

???

,,Kohë më pare, njëri nga Ju, tek pija kafenë e mëngjesit në një byfe periferik e të ndyrë, ashtu në shqetsime nga konfliktet verbale të ashpra mu nga ato motive të kundërta me anen tjetër, mu afrua pa leje dhe pa përshëndetje dhe ma tha: ,,Shiko! Prajë me vardisje çakajve! Po s’e bëre, ta detyrojmë ne! Di ti se si e bëjmë ne…” dhe, pa pritë përgjigjen u largua.

Dhe një tjetër, në një ndejë me më shumë veta si një trajtë e të ndjerit më i sigurtë, sa u zu në gojë realiteti dhe nisi gjykimi për spiunazh e tradhëti, pa emërtuar konkretisht personin, në allusion ndaj mua e tha teatralisht:,,Ha,ha, ha1 Ka dhe midis nesh të tillë sa, po t’ia ndiqnim gjurmen, do dilnin tek pyrgu drejtues i çakajve!”

Pastaj, tek ecja rruges, më ndaloj një i midisit tuaj dhe ma tha:,,Lë aktrimin! Dijmë ne anen nga takon dhe cilit i aplaudon!” dhe iku pa pritur përgjigjen.

E unë, stepesha! Jo që nuk i pritja, se ishin ata të cilët të nënshtruarit e tjetrit, mirrnin si kulm të fitores e kënaqësisë, por tek kisha një mendsi fare të papuqshme me thelbin e kërcnimit që më bënin dhe ogurin që paralajmëronin, dyshoja se ishin ata që jipeshin në komunikime. E mendoja, mbështetur në studime të teorisë të së drejtes-cilatdo, në historinë e konflikteve dhe të pas konflikteve, historinë e shteteve parlamentare, autoritare, monarkike, diktatoriale, etj.dhe të pushteteve, kisha dalë deri tek pika e përvetësimit më të mire të kuptimin ,,ambicie”. Ishte ajo pashpirtësia e patundueshme e shtrirjes së hirit të një personi duke shkretruar gjithë që mundte që i dilte para, sa për ti dhënë ilaçin një veteje të sëmuar. Ajo babzia për pushtet pa limite dalë nga thellësi e vetes të pakontrollueshme. Ndonëse të tillë, dispononin prirjen e lartë e të kuptuarit të ,,carpe diem” dhe bëhëshin pjesë e grupit prijatarë dhe magjiosnin ata që kishin nevojë për ikje nga llahtarë i intimes së vetë dhe ngritje në kijerarki pushtetore. Ishte kjo në një kuptim, ikje nga liria. Ishte kjo e drejtë?! Tek e sheh nga kënd imi-ishte herezi e mëkat! Të kapërcesh nga gjëndje ku nuk je i rrezikuar në ate të të përndjekuri!?.Tek këthen koken nga historia, sheh se ajo në fakt është e tillë mu që kishte të tillë dhe kishte ecur kohen tutje. Përplasjet e mëdha në fakt . ishin pasojë e dashjeve të tilla!”

,,Ju përcolla me shumë kujdes z. Dino!” e ndërpreu Besimi.

,,Dhatë gjerësisht dy skajet e gjëndjes dhe rrezikun nga rradhitja e gabuar e individit. Aqë më rrezik kur nuk mund të paragjykohet sigurtë epilogu i konfliktit. Tek i takon njeres anë, vie në pushtet tjetra dhe të gjykon armik të vetes. E ç’ti bësh që çon njeriun përpara pa i vënë vesh viktimizimit. Një lloj kumari! Veç kësaj, ajo mëvetësia, në fakt paanësia aqë me vlera për ju dhe parimi t’ia dilni me mbrojtje, është ilusion i paqëndrueshëm dhe i interpretuar sikur e thatë dhe ju vetë, krijon dyshime pikërisht sikur e shtruat më lartë. Përmëtepër personat e tillë i trajtojnë jashtë logjikes filosofike, bastardh pa ndjesi për kohen dhe domosdonë e përkatësisë anes që do dinjitert, liri dhe të drejta. Ate: indiferent ndaj plangut të shkelur”.

Pas një monologu të këtillë, Besimi sikur u molis dhe, tek e pritnin përgjigjen që do ua përcjellte pas bisedes me z.Dino, e shikoj më gjatë e më pas ju drejtue:

,,Z. Dino, e eksplikuat gjatë ate që pyeta dhe, tani që duhet të iki, nuk dij përgjigjen tuaj të saktë e duhet t’ua them atyre që më dërguan tek ju. Në një fjali të thjeshtë, të kuptueshme, unë ju lutem të ma thoni dhe unë atyre, fjalëpërfjalë do ua përcjellë. Kaqë! Se unë nuk mundem të reprodukoj ato që that!”

Z. Dino, iu përgjigjë:

,,Unë e thash fare kuptueshëm dhe ti tashmë ti di përgjigjen time dhe ua thuash pikërisht sikur e mendova. Përtej saj nuk kam ç’të them!”

,,Ashtu…nuk e thoni më konkretisht! Druaj se, po ua them sikur e thatë ju, ata do e interpretojnë jo sikur e menduat ju dhe do ju trajtojnë sikur supozonin për ju.! Dhe kjo… Por, ju vendosni për veten. Sikur e thatë-jini i mëvetësishëm!” iu përgjigjegj Besimi tek u ngritë nga vendi dhe tek ia la një ,,lamtumirë” z. Dinos, iku.

Pasi u ndanë tek shkallet, z. Dino e këthye në dhomë dhe zu të meditoj në vetmi: mëvetësia! Mirë ose jo? Dhe në vete e thonte: e kush mund të jap përgjigje përfundimtare, të drejtë…!


EPILOG:

Një kohë më pas, në një natë vonë, pasi bashkëshortja Mirka kishte vajtur tek gjini e vetë për kujdes ndaj babait diabetik, përfshiu zjarri shtëpinë dhe z. Dino, i ngulfatur nga monoksidkarboni, vdiq pa ia dalë të mbërrijten në oborr.

Raporti i ekspertit për shpërthimin e zjarrit: kontakt i shkurtër rryme.

Znj. Mirka, e pangushlluar për ikjen e bashkëshortit e në vuajte dhe në dyshime për zjarrin, gjetej, tani me plang të djegur, herë në egzil të moshuarish e pa kujdes familjar e herë tek fëmijët jasht vendit.

Pas dështimit të rikuperimeve hapsimore të anes tjetër, Besimi, pas rrjedhes dhe licitimeve të paskonflikteve, hapi një tregti deri tek biznesi i mesëm, akumuloj në fondin e vetë monetar financa më të larta dhe shtriu ndikimet në organe, institucione dhe kudo ku ia donte interesi.

Në ballinen e murit të shtëpisë së Dinos nga rruga, u ngjitë një pllakë përkujtimore e zezë me këte tekst: Dino H. rënë viktimë e gjakatarëve në mënyrë tinzare, për lirinë e të drejtat.

57 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page