LËÇITJE NË KRIJIMTARIN E POETIT PËRPARIM HYSIT
Nga Bashkim SALIASI
Gjatë pushimeve në muajin gusht 2024, në plazhin e Golemit këtë verë të nxehtë, lexova librat që më dhuroi autori Përparim Hysi, me titull “Çehovka”, të Shtëpisë botuese ADA, botuar në Tiranë, nëntor 2021, “Më gjeni një rrobë për shpirtin”, poezi, Shtëpia botuese ADA, Tiranë, dhjetor 2021, “Motrat tone dhe Qazim Mulleti”, tregime dhe skica, Shtëpia botuse ADA, Tiranë, shkurt 2023. Në këto vepra të poetit dhe prozatorit Përparim Hysi, gjen të pasqyruar jetën që na rrethon. Nuk jam analist i veprave letrare sepse në profesion tim jam biolog, por më pëlqen letërsia, figuracioni i figurave letrare dhe larmia e tyre, që përdor autori më suprizojnë dhe më ndihmojnë dhe në krijimtarinë time. Nuk është e lehtë të përshkruash krijimtarinë e poetit Përparim Hysi. Megjithatë sot mora iniciativën të hedh në letër refleksionet e mia, bazuar në shënimet e mbajtura gjatë leximit të këtij “Esenini” shqiptar, që çdo ditë me vargjet e tij sjell jetë, relaks dhe frymëzim dhe leximi i poezive të tij, na shijon bashkë me kafenë e mëngjesit.
E kam njohur poetin Përparim Hysi në kushte komode në vitin 2018, kur i ndjeri Profesor Murat Gecaj, më ftoi në kafe dhe me dashamirësi më thotë:
-Sot do të njoh me një mikun tim poet nga Fieri, por rrënjët i ka në Vërzhezhë të Skraparit.
U takuam te një kafe afër ish stacionit të trenit dhe aty njoha poetin Përparim Hysi, me origjinë nga Vërzhezha e Skraparit, por vendlindja e tij ishte fshati Petovë, zona e Libofshës, në Fier.
Jemi “baxhanak”, - i them me shaka poetit Përparim Hysi, se edhe unë e kam bashkëshorten nga Libofsha, nga fisi Bardhenj.
-Mos është motër e Rrapi Bardhit, më pyet Përparimi?
-Po, i tregoi, imeshoqe Angjelina është motër e Mina dhe Rrapi Bardhit.
-Me Rrapin ndjes paste, kemi qenë koleg dhe miq, - ma kthen Papi.
Në një takim të dytë, Përparimi u bë pjesëtar i inisiativës time me miqtë e shokët shkrimtar që të pasuronim biblotekën e shkollës Vëllazërimi Babru-Fushë. Isha në vitin e fundit të punës time në këtë shkollë. Në një mëngjes, më mori në telefon poeti Përparim Hysi dhe më tregoi për vendin e takimit, afër ishstacionit të trenit. Me vete nuk kishte marrë pak libra, por një qind e dhjetë botime të tijat dhe nga autor të ndryshëm, vendas dhe të huaj. Pasi u takuam së bashku Përparimi u shpreh; - Është kënaqësi që ju miku im Bashkim, keni ndërmarr një inisiativë të tillë, që nxënësit të kenë lëndë të parë në shkollë për të lexuar, por nuk ka rëndësi sesa lexojnë, se kjo varet nga mësuesi që i drejton në leximin e librit letrar.
Me Përparim Hysin, jemi takuar shumë herë dhe ai, kur arrin të botojë libra, na thërret dhe na dhuron botimin e tij të radhës.
NË LABIRINTIN E KRIJIMTARISË SË POETIT PËRPARIM HYSI
Në këtë shkrim nuk dua të bëj kritikën, por dua të shpreh impresionet e mija për këtë poet dhe krijues profesionist, që krijimet e tia, e kanë burimin te gurra e popullit. Ato janë si uji kristal, që buron nga nënëtoka dhe fshehin në vetëvete vitalitetin dhe vlerat e gurrës popullore. Poeti, me një gjuhë të thjeshtë letrare, arrin të kritikoi veset e këqia të njerëzve servil, që hanin e pinin nwpwr familje dhe më vonë mendonin sesi të bënin gropën atyre. Por populli thotë: - “Se e vërteta vonon, por kurr nuk harron”.
S’ka më bukur se kujtimet e rinisë, thotw poeti Përparim Hysi, me një gjuhë të thjeshtë dhe me një penë të artë qw i sjell lexusit “thagmat” që ndodhnin në ato vite…
Tregimet e Papit, janë si rrëfenjat e njerëzve të mençur, që të mbeten në mendje dhe në tavolina miqësh rrinë e i rrëfejmë si njw histori, që u kanë ndhodhur në jetë personazheve që njohim. Në tregimin për kushëririn e tij Neshat Hysi, personalitet kombtar, poeti Përparim Hysi, me një mjeshtëri dhe ngjyrim artistic, ka arritur të skalit portretin e njeriut human dhe jo hakmarrës, që ju lë trashëgim brezave. Secila kohë ka të mirat dhe të këqiat e veta, prandaj njeriu duhet të jetë tolerant, miërkuptues dhe të fali për ndodhitë që mund ti ndodhi në periudha të ndryshme të jetës.
I lidhur si mishi me thoin me vendlindjen Përparim Hysi ka lindur në Myzeqe, në fshatin Petovë, por nuk e harron vendlindjen e babit dhe gjyshit të tij, Vërzhezhën. Duke kaluar nga njëri tregim në tjetrin, sheh frymën e mirëkuptimit, tw tolerancës dhe tw shpirtmadhësisë së poetit, që di të fali dhe asnjëherë të mos mendoi të përfitoj diçka për vete... Në tregimin “Kuskuta” të çon pas në kohë, por ne, brezi i atyre viteve, që kemi jetuar dhe punuar në fshat, e njohim mirë filozofinë e kërkimit të llogarisë dhe tw ndëshkimit që na priste, nëse nuk zbatohej direktiva e partisë… Poeti dhe prozatori Përparim Hysi, skalit me penën e tij, tipe dhe karaktere që janë një shkollë për brezat, që nisin punën, pas mbarimit të studimeve dhe largimit nga jeta stundetore.
Sa gjë e bukur është kur lexon dhe shikon që poeti Përparim Hysi, skalit si puna e mjeshtrit, tipe dhe karaktere me të gjitha tiparet njerëzore të njerëzve të mirë dfhe atyre që kryenin detyrën e sevilit. Në tridhjetë e shtatë tregimet e Përparimit, spikatin figurat letrare si; metafora, sarkazma, etj me një ngjyrim artistik të mirëfilltë letrar. Lexuesi ka çfarë të mësoi nga përvoja e këtij poeti, që kurr nuk është pajtuar me padrejtësitë. Në librin me poezi “Kurthi i Malit”, autori Përparim Hysi dallohet për frymën dhe mesazhet që përcjell në çdo poezi, kur ndodhet larg atdheut, në emigracion. Ja si shprehet nw poezinw: Sa rëndë
E rëndë është jeta në vend të huaj/ jo vetëm e rëndë, po pelin e hidhur/ mbi kurriz e kam provuar, po vuaj/ kush kurbetin vallë e ka shpikur?!
Mallkuar qoftë në jetë të jetës/ ditënetët në kurbet janë farmak/ dhe nuk jam hiç larg të vërtetës/ po shkuruan dhe jua thotë, një plak!
Shpirti poetik i autoit, vjen nën ritmin e kohës. Dashuria, ky mesazh hyjnor e shoqëron atë në çdo poezi, duke nxjerr në pah virtytet njerëzore në çdo aspekt të jetës që jeton.
Te poeti Përparim Hysi, të bien sy përvoja e akumuluar ndër vite, të cilën ai e pasqyron mjaft mirë artistikisht dhe ndihmon për ti bërë mendjet njerëzore sa më të ndritura. Edhe përse poeti i ka kaluar të tetëdhjetat, ai përsëri vazhdon të shkruaj çdo ditë, të cilin e bënë të veçantë ndër krijuesit dhe e bënë shëmbull të mirësisë dhe vlerave shoqërore. Në të gjithë krijimtarinë e Përparimit spikat shpirti luftarak dhe dashuria për jetën.
Poezia e Përparim Hysit, është një ngacmim i fuqishëm, të cilën autori e derdh në vargje, ku brenda saj ajo mbart emocion, ndjenjë dhe dashuri njerëzore. Nëpërmjet fjalës së bukur shqipe, poeti Përparim Hysi çon te lexuesi, frymë dhe dashuri, forcë dhe krenari. Fjala e ngrohtë, ngjyrimi dhe figuracioni i thjeshtë, figurat letrare të përdorura dhe të alternuara me ritmin, i japin krijimtarisë së autorit ngjyrim, që të ngjall emocion dhe rrit adrenalinën.
I uroj poetit Përparim Hysi, jetë të gjatë dhe suksese në krijimtari.
Comments