...NË FUSHËN E KIMISË
Agrikola, Georg Bauer (Agricola Georg Bauer 1494-1555), filolog, kimist, mineralogy dhe mjek gjerman, bashkëkohës i Paracelsit. Vepra e tij kryesore është De re metalica, botuar pas vdekjes së tij, më 1556.
Në këtë vepër ai përshkruanpërhapjen e mineraleve, metodat e pasurimit të tyre, metodat e shkrirjes dhe të rafinimit të një numri metalesh dhe përfundonme me një diskutim për prodhimin e qelqit dhe të një numëri lëndësh kimike që përdoren në proceset e shkrirjes.
Në kohën e Agrikolës thuhejse nuk ekzistonin njohuri kimike dhe nuk kishte analizë të vërtetë kimike (përveç analizës së mineraleve me anën e zjarrit), kështu që edhe klasifikimi i mineraleve nuk ishte i përsosur.
Në disa vepra të tjera Agrikola jep idetë e tij të drejta mbi prejardhjen e vendburimeve të mineraleve nga fundërrimi i tyre prej tretësirave ujore.
Agrikola është shkencëtari i parë që i vuri shkencat e natyrës mbi bazën e vrojtimit dhe eksperimentimit shkencor, duke u shkëputur nga spekulimet e pafytyrshme të deriathershme.
Bunsen, Robert Vilhelm (1811-1899), shkencëtar gjerman. Është një nga kimistët më të dalluar të shekullit të XIX për numrin e madh të punimeve që ka kryer në fusha të ndryshme të kimisë. Ai filloi studimet në fushën e kimisë organike, duke veçuar kakodilin më 1840. Ka bërë kërkime të rëndësishme në fotokimi, të cilat Osvaldi i ka quajtur klasike. Ai është marrë me veçimin e metaleve.
Veçoi magnezin më 1851 dhe kromin më 1854, me anë të elektrolizës së klorureve të tij. Së bashku me Roskoin, kreu një varg eksperimentesh lidhur me veprimin kimik të dritës. Me anë të analizave spektrore, së bashku me Krikofin, arriti të zbulojë ceziumin dhe rubidiumin. Ka zbuluar pilën dhe llambën me gaz, që mbajnë emrin e tij, dhe ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e kimisë fizike.
Vëler, Fridrih (Wohler Friedrich, 1800-1882), kimist gjerman. Punimet e Velrit kanë të bëjnë me të gjitha degët e kimisë. Ai zbuloi aluminin më 1827, në saj të veprimit të kalciumit mbi klorurin e tij, dhe beriliumin njëkohësisht me Bysinë. Klasike mbetet sinteza e uresë nga cianati i amonit, e realizuar prej tij më 1828.
Më 1832, së bashku me libingun, vuri në dukje ekzistencën e rrënjëve kimike që ruhen gjatë raksioneve. Ai është gjithashtu studiues i acidit benzoik etj.
Shënbajn, Kristian Fridrih (Schonbein Christian Friedrich, 1799-1863), një nga kimistët gjerman më të shquar të shekullit XIX. Atij i takojnë studime dhe zbulime me rëndësi të veçantë (zbulimi ozonit, studime mbi ujin e oksigjenuar, mbi pasivitetin e hekurit, mbi katalizën etj,).
Osvald, Vilhelm (Ostwald Wilhelm, 1853-1932), shkencëtar gjerman. Njihen për një numër studimesh mbi forcën e acideve. Në këto studime zhvilloi konceptin e veprimit katalitik. Më 1883-1887 botoi dy vëllime, nga të cilët i pari i kushtohet stekiometrisë dhe i dyti teorisë së afrisë kimike.
Duke zbatuar ligjet e veprimit të masave në shpërbashkimin e elektroliteve ai zhvilloi ligjin e hollimit (1888). Në vitin 1908 arriti të realizojë prodhimin industrial të acidit nitrik me anë të oksidimit katalitik të amoniakut. Vepra e tij shkencore karakterizohetnga një përpunim teorik i parimeve të përgjithshme të kimisë.
Nernest, Valter (Nernest Walther 1864-1941), kimist gjerman. U bë i njohur, në radhë të parë, për zbulimin e një llambe elektrike me inkandeshencë, që përdoret edhe sot në laboratore për shkak të luminishencës së lartë. Në fushën e kimisë fizike Nernesti është autor i punimeve mbi baraspeshat kimike. Ai ka dhënë një kontribut themelor në teorinë e tretësirave dhe në mënyrë të veçantë në shppërbashkimin e elektrolitëve, në shpërhapjen dhe në ujiësimin e tyre (1889). Ai ka dhënë një teori mbi forcën elektromotore të pilave. Në fizikë ai mendoi një metodë elektrike për përcaktimin e nxehtësive, të cilin e përdori për të bërë matje në temperature shumë të ulëta, duke treguar më 1906, se afër zeros apsolute nxehtësitë specifike dhe koefiçentët e bymimit shkojnë drejtë zeros. Si teoricien dhe eksperimenttator, ai ka dhënë parimin që njihet edhe si “ligji i tretë i termodinamikës”.
Libig, Justus (Liebig Justus, 1803-1873), shkencëtar gjerman, një nga kimistët më të mëdhenj të shekullit XIX. Mori kulturën kimike në Paris, në laboratorin e Gej-Lysakut. Me zbulimet e tij e pasuroi së tepërmi kiminë organike dhe inorganike. Libigu ka qenë një nga të parët që ka zbatuar sistematikisht dhe shkencërisht kiminë në bujqësi, fiziologji dhe patologji. Më 1830 gjeti metodën e dozimit të karbonit dhe të hidrogjenit në komponimet organike me anë të veprimit të oksidit të bakrit në tepmeraturë të lartë. Ai krijoi teorinë e qarkullimit të karbonit dhe azotit në natyrë, veçoi titanin në gjendje jo të pastër (1831), zbuloi kloroformin (1831) dhe më vonë kloralin (1833); fulminatin e argjendit dhe përshkroi (1840) fabrikimin e superfosfatit. Pasi studio poliacidet organike (1838) propozoi një teori të funksionit acid. Ai ka dhënë gjithashtu një metodë për argjendimin e qelqit, për përdorimin e ozonit në zbardhjen e pëluhrave, ka studiuar aldehidet, acetate etj. Zbuloi dukurinë e izomerisë dhe teorinë kimike të tharmëtimit.
Mor, Karl Fridrih (Mohr Karl Friedrich, 1806-1879), kimist dhe farmacist gjerman, bashkëpuntor i Libingut. Është i njohur për kërkime të ndryshme në fushën e kimisë, fizikës dhe gjeologjisë. Emri i tij është i lidhur me kiminë analitike për përcaktimin vëllimetrik të klorit. Ai është shpikës i buretës me morsetë, që mban emrin e tij.
Losen, Vilhelm (Lossen Wilhelm 1838-1906), kimist gjerman. Njihet për kërkime të ndryshme mbi alkoloidet (antropinën, kokainën) dhe në mënyrë të veçantë për zbulimin e hidroksilaminës.
Klaprot, Martin Hajnrih (Klaproth Martin Henrich 1743-1817), kimist minerlog gjerman. Ka studiuar përbrjen e disa ujërave minerale si dhe shumë minerale. Zbuloi uraniumin, titanin, ceriumin dhe zirkoniumin. Ai identifikoi stronciumin dhe studio telurin, Klaproti ka qenë një nga përhapësit e teorive të Lavuzierit në Gjermani.
Klauzius, Rudolf (Clausius Rudolf, 1822-1888), shkencëtar i shquar gjerman që ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e teorisë kinetike të gazeve (1857) dhe të termodinamikës. Ai futi konceptin e entropisë dhe dha një shprehje të re për parimin e dytë të termodinamikës. Në historinë e kimisë përmendet për kontributin që ka dhënë në përforcimin e idesë së baraspeshës dinamike në raksionet kimike dhe për teorinë e tij mbi dukuritë elektronike.
Kekyle, August Frederik (1829-1896), kimist i shquar gjerman, nxënës i Libingut. Kekyleja ishte i pari që i lindi mendimi për të përdorur formulat e zhvilluara në kiminë organike. Në vitin 1857 krijoi teorinë e karbonit katërvalen.
Më 1862 dha hipotezën e lidhjeve shumëfishe të karbonit dhe dalloi komponimet me varg të hapur dhe komponimet ciklike, më 1865 dha formulën gjashtëkëndshe të benzenit dhe më 1867 propozoi paraqitjen katërkëndëshe të metanit. Është autor i përgatitjes së fenolit dhe i mjaft sintezave të tjera organike.
Hitorf, Vilhelm (Hittorf Wilhelm, 1824-1914), shkencëtar gjerman. Studio shpejtësinë e zhvendosjes së joneve nën ndikimin e rrymës elektrike që kalon nëpër elektrolit, dhe verifikoi teorinë e Kolraushit mbi përcjellshmërinë limite. Rëndësi të veçantë kanë dhe studimet e tij lidhur me shkarkimet në gazet e rralluara, të cilat e lejuan të zbulojë rrezet katodike (1869).
Ai vrejti hijen që formohet prapa pengesave të vendosura në rrugën e kalimit të këtyre rrezeve si dhe shmangien e tyre nga fusha magnetike.
Grebe, Karl (Graebe Carl, 1841-1927), kimist gjerman, një nga më të shquarit e shekulli XX, në fushën e kimisë organike. Kërkimet e tij më të rëndësishme janë ato për ngjyrusit natyrorë e në mënyrë të veçantë sinteza e alizarinës (1869) së bashku me Lebermanin, që çoi në përgatitjen industrial të kësaj lënde ngjyruse. Ka studiuar gjithashtu komponime të ndryshme organike, si fenantrenin, krizenin, pirenin etj.
Gojter, Anton (Guther Anton, 1833-1889), shkencëtar gjerman, nxënës i kimistit të madh Vëler. Ka kryer studime në fushën e kimisë inorganike (cianuret) e dyfishta, amoniakatet, kobaltaminat) dhe në mënyrë të veçantë në kiminë organike (nitrozaminat, acetale, ketoacide).
Gabriel, Zigmund (Gabriel Siegmund, 1851-1924), shkencëtar gjerman, professor i kimisë në universitetin e Berlinit, një nga kimistët organikë më të shquar të shekullit XIX. Kërkues i kujdeshëm dhe eksperimentator i shkathët. Ai studio veçanërisht rrjedhësit e ftalidit piperidinën, diazinën, kinazolinën dhe aminoketonet.
Fisher, Emil (1852-1919), kimist i madh gjerman. E filloi punën e tij shkencor me zbulimin e fenilhidrazinës, mandej u mor me studimin e rozanilinës. Bëri kërkime sistematike mbi purinën dhe taninet.
Duke studiuar njëkohësisht tharmet dhe sheqernat, vuri në dukje veprimin specific të të parave dhe vendosi një lidhje midis kimisë dhe biologjisë. Më 1887 duke u nisur nga elemente përkatëse riprodhoi me anë të sintezës fruktozën, glukozën, manitin etj. Ai arriti të fitoi komponime të ngjashme me peptone, duke kombinuar aminoacidet.
Fisheri studio gjithashtu kafeinën, teobrominën dhe sqaroi ndërtimin kimik të shumë bojrave aniline.
Fitig, Rudolf (1835-1910), kimist gjerman, nxënës i Vëlerit. Ka kryer një numër të madh kërkimesh në kiminë organike, në mënyrë të veçantë është marrë me studimin e përbërjes së hidrokarbureve dhe të acideve të pangopura. Ka zbuluar laktonet, fenantrenin dhe flurantrenin. Përshtati sintezën e Vurcit në përgatitjen e hidrokarbureve aromatike.
Bunsen, Robert Vilhelm (1811-1899), shkencëtar gjerman. Është një nga kimistët më të dalluar të shekullit të XIX për numrin e madh të punimeve që ka kryer në fusha të ndryshme të kimisë. Ai filloi studimet në fushën e kimisë organike, duke veçuar kakodilin më 1840. Ka bërë kërkime të rëndësishme në fotokimi, të cilat Osvaldi i ka quajtur klasike. Ai është marrë me veçimin e metaleve.
Veçoi magnezin më 1851 dhe kromin më 1854, me anë të elektrolizës së klorureve të tij. Së bashku me Roskoin, kreu një varg eksperimentesh lidhur me veprimin kimik të dritës. Me anë të analizave spektrore, së bashku me Krikofin, arriti të zbulojë ceziumin dhe rubidiumin. Ka zbuluar pilën dhe llambën me gaz, që mbajnë emrin e tij, dhe ka kontribuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin e kimisë fizike.
Rihter, Jeremias Benjamin (Richter Jeremias Benjamin), 1762-1807, kimist gjerman. Punimet e tij i japin të drejtën të mbahet si themelues i stekiomatjes. Zbuloi alkoolmatësin. Merit e tij u njoh më vonë nga Berceliusi, Fisheri, Osvaldi e të tjerë.
Shtal, Georg Ernest (Stahl Georg Ernest 1660-1734), mjek dhe kimist gjerman. Është zhvilluesi i teorisë së flogjistionit, së cilës i dha formën përfundimtare. Ai zbuloi përbërjen e sulfateve.
Shtaudinger, Herman (Staudinger Hermann, 1881-1965, kimist gjerman. Pasi bëri sintezën e disa përbërësve të piperit dhe studio insektembytsit, ai u kushtoi më shumë se tridhjetë vjet kërkimeve mbi vargjet e molekulave që janë bazë e industrisë së kauçukut sintetik dhe të materialeve plastike. Ai ishte i pari që ka njohur ekzistencën e molekulave të mëdha, ka përcaktuar strukturën e tyre, ka studiuar vetitë dhe mundësinë e sintezës së tyre. Pikërisht Shtaudingeri zbuloi se pjesa më e madhe e lëndëve të indeve të gjalla, amidoni, celuloza, proteinat, hyjnë në këtë klasë komponimesh.
Shtromajer, Fridrih (Stromeyer Freidrich, 1776-1835, kimist gjerman. Ka bërë një numër të madh kërkimesh në fushën e kimisë analitike dhe inorganike. Në vitin1817 zbuloi kadmiumin.
Shulc, Gustav (Schultz Gustav), 1850-1928, shkencëtar gjerman. Ka kryer një numër të madh studimesh në lëmin e kimisë organike dhe ka dhënë një kontribut të dukshëm në kiminë e ngjyrusesve sintetikë organikë.
Viland, Hainrih (Wiland Heinrich) 1887-1957, kimist gjerman. Qysh nga viti 1912 është marrë me studimin e steroleve dhe të acideve galike dhe ka propozuar një teori lidhur me oksidimin biologjik. Tudimet më të rëndësishme i ka kryer lidhur me ndërtimin e kriprave të acideve tëmthore me helmin e zhabës etj.
Vindaus, Adolf (Windaus Adolf), 1876-1959), kimist gjerman. Punimet e tij mbi vitaminën antirakitike (ergosterolin), të cilën ai arriti ta veçonte dhe të përcaktonte strukturën e saj, e vunë në radhën e kimistëve më të njohur të kohës.
Vinkler, Klemens (Winkler Clemens, 1838-1904, kimist i shquar gjerman. E ka pasuruar kiminë organuike me zbulime interesante. Ka përsosur disa metoda të analizës kimike dhe ka qenë një nga pionierët e industrisë së acidit sulfuric me metodën e kontaktit. Në vitin 1886 zbuloi germaniumin.
Zertyrner, Fridrih Vilhelm (Serturner Fridrich Wilhelm), 1783-1841, farmacist gjerman. Ka kryer punime në kiminë e lëndëve që nxirren nga bimët dhe në higjenë. Në vitin 1805 botoi një analizë të opiumit, në të cilën njoftonte zbulimin e acidit mekonoik. Në vitin 1812 bëri të njohura punimet e tij mbi acidin galik dhe mbi acidin tartrik, ndërsa në 1816 në opium zbuloi alkoloidin morfinë.
Σχόλια