top of page

Bashkim Hisari: NGËRÇI NDËRMJET KOSOVËS DHE SERBISË 



Nga Bashkim Hisari

 

Muajin e kaluar, në Paris, përfunduan Lojërat Olimpike. Ndoqëm një spektakël për historinë, të

cilin bota nuk e ka parë. Parisi ishte skena ku u zhvilluan garat e sportistëve nga të gjitha

kontinentet. Në ceremoninë e hapjes, nëntë sportistë kosovarë, valëvitën flamurin e Republikës

së Kosovës (pa fusnotë) dhe arritën të fitojnë dy medalje olimpike: Distrie Krasniqi medaljen e

argjent dhe Laura Fazliu të bronztë. Lojrat olimpike u ndoqën nga qindra mijëra spektatorë dhe

nga miliarda njerëz pranë ekraneve televizive në mbarë botën. Ishte një thirrje për mirëkuptim,

respekt për diversitetin dhe barazinë gjinore, një odë për dashurinë, paqën dhe kundër dhunës.

Lojërat u ndoqën me interesim edhe në Kosovë por nuk u lanë në harresë ngjarjet festive.Korriku dhe gushti anembanë Kosovës janë bërë tradicionalisht muaj të shënuar të kremtimeve, dasmave, takimeve të mërgimtarëve në vendlindje. Në sallone për ceremoni të dasmave, nëpër kafiteri e sheshe ku organizohen mbrëmje të hareshme me muzikë popullore, folklorike, moderne, deri në atë klasike, dhimbja, krenaria dhe nostalgjia e njerëzve përziheshin me patriotizmin. Qytetarët shprehnin shqetësime për tensione në veri të vendit dhe për zhvillimet e mëtejme në raport me Serbinë. Top tema në debate të gjera,të ashpëra e të hapura ishin çështjet aktuale, shqetësimet për mundësinë e përkeqësimit të situates së sigurisë, rreziku që Serbia të përsërisë Banjskën me grupe estremiste që po përgaditen në kufi me Kosovën.Veçori të dallueshme ishin mendimet dhe pikëpamjet për ecuritë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE, për fatin e të zhdukurëve me dhunë, hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë e cila një kohë të gjatë është bllokuar me rëre dhe fortina betoni nga serbët dhe shërben si vijë ndarëse në mes veriut dhe jugut, për mbylljen e degëve ilegale të Postës së Serbisë në veri të vendit etj.Njëkohsisht, me argumete bindëse qytetarët trajtonin krimet gjatë luftës 1998/99 në Kosovë. Kërkonin përgjegjësi për shumë masakra që janë kryer dhe zbulimin e varrezave masive të cilat trashigimtarët dhe baskëpuntorët e kriminelit Sllobodan Millosheviq që tani janë politikanë në pushtetin serb i mbajnë të fshehura. Autoriteve të Kosovës, qytetarët u bënin thirrje që t’iu japin fund përplasjeve, t`iu këthehen angazhimeve konstruktive dhe ti bashkëkoordinojnë veprime me ndërkombëtarët për t’i zgjidhur çështjet që i përkasin procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që do të rezultonte me arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim dhe me njohje recproke mes dy shteteve.

Por, në një kohë të parashikueshme, a mund të tejkalohet ngërçi dhe efektet negative dhe çfarë

janë gjasat të përmirësohen marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë ?

Zgjidhja kërkon shumë punë e kujdes dhe pa ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, situata

vështirç mund të normalizohet. Jeta do vazhdoj të jetë e “ngrirë”.

Rrënjët e së keqes serbe, janë të thella..Historia e Serbisë ka pasur me dekada disa veçori në

zbatimit e një politike të urrejtjes të paarsuesheme të qëllimtë për të ushtruar dhunën më të egër

për shfarosjen e plotë të shqiptarëve. Shumë veprime të tyre kanë qenë të ngjashme me ato që i

përafrohen nazi-fashizmit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët e Kosovë mendonin se më në fund u çliruan, ata u

mashtruan, u ballafaquan me shumë forma të diktaturës, shtypjes, dhunës, persekutimeve,

përndjekjeve politike deri në konflikte të armatosur dhe krime ç`njerëzore me elemente

gjenocidi.Nuk u zbatuan vendimet e Konferencës së Bujanit. Ato u mohuan, u sulmuan, nuk u mbrojtën, nuk u respektua vullneti i fortë i popullit kosovar për vetëvendosje dhe bashkimi me shtetin amë Shqipërinë.

Në vitet 1948-1968, gjatë kohës së Rankoviqit, vazhdoi realizimi i planeve dhe

programeve serbomëdha. U riaktualizua projekti antishqiptar i Çubrilloviqit për asgjësimin,

asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Në vitet 1998-1999, krminelët e regjimit të Millosheviqit kryen krime më të tmerrëshme dhe më

barbare. Shkatrruan qytete dhe fshatra. Vranë gra, fëmijë dhe burra, civilë të pafajshëm. U

dhunuan seksualisht gratë shqiptare. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 1613

persona janë të zhdukur në Kosovë. Pas këtyre numrave dhe statistikave janë jetët, dëshirat,

shpresat e ëndrrat e familjarëve. Të pagjeturit janë shkëputur me dhunë nga përqafimi i njerëzve të tyre të cilët vuajnë vetëm në heshtje dhe dhimbje. Të dashurit e tyre nuk kanë varre, një vend ku mund të vendoset lule, familjarët të luten dhe të dinë se ata kanë gjetur paqen e fundit. Regjimi në Beograd e dinë se ku janë trupa e viktimave, por heshtet më shumë se dy dekada, dhe ndonjëherë heshtja është më e keqe se çdo veprim. Institucionet shtetrore në Serbi vazhdojnë të fshehin faktet për krimet e luftës kundër shqiptarëve të Kosovës dhe po rehabilitojnë e madhërojnë kriminelët e dënuar për krime lufte. Pak njerëz në Serbi dinë për më shumë se 13 mijë të vrarët, për rreth 400 masakra, për krimet ndaj Jasharajve, për masakrën në fshatin Meje afër Gjakovës ku forcat serbe vranë të paktën 377 civilë shqiptarë, apo për masakrën në Suharekë ku u ekzekutuan 48 anëtarët e familjes Berisha etj.

Pa të vërtetën për tëto krime serbe dhe pa ballafaqim me të kaluarën nuk ka ardhmëri në

marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Hapi i parë kyç dhe simbolik në arritjen e një kompromisi, përmirësimit të marrëdhënive,

arritjes së marrëveshjes dhe paqes, është pranimi i krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Kjo do ishte

normale, njerëzore dhe shumë e thjeshtë. Por, shumica e serbëve ende nuk janë të gatshëm të

njohin dhimbjen e të tjerëve para së gjithash si dhimbje njerëzore, të kuptojnë gjithçka që kanë

përjetuar shqiptarët dhe çfarë kanë bërë me dekada ndaj tyre. Pranimi i poshtrimit, pendimi dhe

kërkim falje do ishin gjestet simbolike dhe hapi i madh përpara për arritjen e paqes por që nuk

nënkupton të harrohen krimet e tmerrshme. Se aktet dhe veprimet e tilla luajnë rol të madh le të

kujtojmë Vili Brantin i cili u ul në gjunj para Hollokaustit dhe në emër të Gjermanisë kërkoi falje

për krimet që kanë bërë nazi-fashistët gjatë Luftës së Dytë Botrore. Pas më shumë se njëqind

vite Gjermania pranoi edhe krimet e kryera nga forcat e tyre koloniale në Afrikë

Luftëtar i lirisë, Nobelisti Nelson Mandela i cili luftonte kundër shtypjes racore në burgun e

Afrikës së Jugut, mësoi gjuhën afrikane dhe studioi kulturën e grupit etnik të bardhë që kishte

organizuar aparteidin. Hyri në negociata me gjeneralin afrikan Fillon, dhe bisedoi me

të, në gjuhën e tij. Ishte gjesti i respektit të vërtetë të Mandelës për kulturën dhe vlerat e shenjta

afrikane dhe ndihmoi ti jepet fund aparteidit. Kur Mandela vdiq, Fillon mbajti një fjalim në

gjuhën amtare të Mandelës.

Bisedimet në Bruksel janë në ngërç. Dijalogu mes Kosovës dhe Serbisë është i “vdekur”. Në

vend të bisedohet në mënyrë racionale, atje debatohet për konfliktet e supozuara të pazgjidhshme. Pala serbe nuk po tregon gatishmëri për bisedime të sinqerta. Regjimi aktual serb në krye me Vuçiqin që ishte ministër i propagandës në pushtetin e kriminelit të luftës Millosheviq dhe pasardhës i kryeçetnikut Sheshel I dënuar për krime lufte, me retorikën luftënxitëse vazhdon të krijon tensione. Politika e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë, por Beogradi ende nuk po heqë dorë nga paragjykimet, nga qëllimi i dominimit mbi popullin shqiptarë dhe mbi Kosovën, nga kërkesa që shqiptarët të jetojnë nën kontrollin dhe juridikcionin serb.

Shqiptarët tani më kanë realizuar shumicën e qellimeve reale, të drejta, politike dhe kombëtare. Janë të përcaktuar të forcojnë shtetin demokratik dhe të jetojnë në paqe duke evituar çdo konflikt të mundshëm e tensionet politike dhe aspiratë e tyre është sa më shpejtë të integrohen në strukturat euro-atlantike.

19 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page