top of page

BASHKËSHORTJA


BASHKËSHORTJA

Një det i thellë, i gjerë,

një shpirt plot dallgë,

diell që ngroh e ndriçon,

jeta merr udhë e frymon.


BIONDJA

Një bionde zanë fushe,

ma prishi gjumin e qetë,

u dashurova me bionden,

të sigurt ecëm në jetë.


MËSUESI

Nga duart e mësuesit të mirë,

dalin deputetë, ministra, punëtorë,

kur nxënësit vijnë në pushtet,

tallen me pagën e mësuesit të shkretë ...


BUZË LIQENIT

Në breg të liqenit qëndron,

të afrohem kam frikë se më largon,

nga larg të vështroj, sa vuaj unë e di,

ju dhe kaltërsia më joshni me magji.


VENDLINDJA


Në vendlindje jam përherë,

në çdo stinë dimër e verë,

aty ku buron uji i ftohtë,

bilbili në maj këngës ia thotë.


SHPRESA


Virtyt i njeriut të mire,

që lind bashkë me njerinë,

kur njeriu shpresën humbet,

jetën e vet e vë në siklet …


PLEQËRIA


Vjen ngadalë pa e kuptuar,

humbet dhëmbë e dhëmballë,

si dallgë e vogël shuhet ngadalë,

ndodh ashtu, siç thuhet në përrallë.


RINIA


Prush i fshehur në hi,

djeg e përvëlon lartësi,

aty ku prushi ndizet,

jeta bashkëshortore ngjizet.

TOMORI PROTESTON

S’më përgjunjën shekujt barbarë,

përballova pushtues, stuhi e rrufe,

kjo e ashtuquajtura demokraci më sakatoi,

më zhveshi, me pluhur të bardhë më mbuloi.


Shenim: Redaktuar nga Muhamet Cenko

53 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page