top of page

BASHKËBISEDIM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E MIRËNJOHUR, AUTOR I POEMËS “NËPËR RRUGËT E JETËS”


MURAT ALIAJ

BASHKËBISEDIM ME POETIN DHE SHKRIMTARIN E MIRËNJOHUR,AUTOR I POEMËS

“NËPËR RRUGËT E JETËS”

Përmbledhja poetike: "U ndanë dy botë ," Shtëpia Botuese “PLANET”- Fier, viti 1999.[1]

R R U G Ë T E J E T Ë S

Një ditë për gjah i mora rrugët,

Mes një përroi të thatë, të shkretë.

Qielli përsipër nxinte plumb,

Vesa trokiste nëpër fletë.

Mërmërimë ujrash nëpër gurë,

E këngë zogjsh nëpër degë.

Motivi i vjetër nëpër buzë,

Si një lëndinë e mbetur shkretë.

Pas disa orësh udhëtim,

U ndala djersët për të fshirë

Poshtë një rrapi sytë më zunë

Një varr të vjetër në humbëtirë.

Një varr të tillë do ta desha,

Ku rrapi degët zgjat për hije.

Ndonjë gjahtar të ish i ndjeri,

Apo ndonjë strateg ushtrie?

Si çdo i gjallë e ka njeriu

Një vënd ku kockat i bën tok.

Veç jetë e shkuar vetëtimthi

Seç përpëlitet porsi zog.

U ula pranë si me një mik

E ç’nuk kalova nëpër mënd

Porse tek guri që kish tek koka,

Ai as emrin s’e kishte vënë.

Ç’jetë të çuditshëme do kish patur?

E vrulli pse ju kthe së prapi?

Një histori tashmë varrosur,

Nën fëshfërimat e një rrapi.

As datë lindje, as datë vdekje

Si të mos kishin rëndësi.

Në vënd të tyre ishte shkruar,

Për kalimtarët një porosi:

“O kalimtar që shkon pranë meje

Për vdekje shkon a për gëzim.

Ndal për një çast e hiq kapelen

E merr prej meje një bekim.

Se, siç je ti kam qënë dhe unë,

E siç jam unë do jesh dhe ti,

Se të përkohshëm jemi lart

Kurse këtu poshtë, përjetësi”.

Seç ndjeva thellë një shtrengim

I gjori, thashë i pikëlluar.

Ata që u tretën për të tjerët,

Edhe vetveten kanë harruar.

Dallgëzoi gjaku nëpër deje

E s’desha më me të të rri.

Desh i bërtita të më thoshte:

–Nga ç’rrugë o mik kalove ti?

Se rrugët s’mund të jenë njësoj,

Kur ngjitej majës së një mali.

Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,

Shpesh humbin emrin për së gjalli.

Se, në kët botë,ç’do gjë ka emër

Si për kujtim dhe ndonjë datë.

Ai të gjitha i kishte humbur

Freskinë e rrapit s’e kish hak.

E një i humbur me ç’të drejtë

Ç’do kalimtari mësim i jep?

Me një të vdekur s’bën dot sherr

Ndaj mora rrugës së përpjetë...

Jo të gjithë dinë të shkruajnë poema!…

Poema ka ligjet dhe forma të caktuar! Rrëfimi është në vetën e parë dhe ka formën e një rrëfenjëze me plot emocione, me përshkrime estetike të bukurshkruara, ku fjalët pësojnë ndryshime kuptimore e semantike.

“Kur ngjitej majës së një mali.

Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,

Shpesh humbin emrin për së gjalli.

Se, në kët botë,ç’do gjë ka emër

Si për kujtim dhe ndonjë datë.

Ai të gjitha i kishte humbur

Freskinë e rrapit s’e kish hak. “

Së pari :

-Poema ka përmbajtje dhe personazhe…[Autori dhe I vdekuri].

Këta personazhe flasin, kanë ndjesi, dëshira dhe unin e tyre…

“Seç ndjeva thellë një shtrëngim

I gjori, thashë i pikëlluar.

Ata që u tretën për të tjerët,

Edhe vetveten kanë harruar.”

Poeti përdor gjuhë krijuese me leksik shumë të pasur. Ai kërkonë, ndërthur dhe përciell trajta të mendimeve të tija, që burrojnë nga idet dhe forma e tematikës që ai shtjellon në këtë poemë.

“Me një të vdekur s’bën dot sherr

Ndaj mora rrugës së përpjetë..”.

Te poema që autori ka shkruar përqaset e vërteta e fjalëv

{leksikut}, që ai përdor është se, autori nuk del dotë jashtë vetes…

Në këtë rast gjuha e poetit është cilësi, aty qëndron dhe vlera poetike e poemës.

“O kalimtar që shkon pranë meje

Për vdekje shkon a për gëzim.

Ndal për një çast e hiq kapelen

E merr prej meje një bekim.

Se, siç je ti kam qënë dhe unë,

E siç jam unë do jesh dhe ti, “

1-Karakteristikë është dhe;

- Forca e gjuhës së brendëshme poetike dhe realizimi i komunikimit aktual me lexuesin.

Të thënat e vargjeve të kësaj poeme janë në numrin njëjës. Autori M.Aliaj ndjek një pardoks sipas së cilës, Ai{ I vdekuri } ka shpirt dhe historinë e tij të jetës dhe janë situata të ndjera poetikisht.

Të gjitha këto karakteristika tregojnë nivelin e lartë dhe eksperiencën e autorit si krijues, që njeh mjaft mirë kategorit estetike të lëvrimit të poezisë!

2-Në këtë poemë gjejmë fluturime imagjinare, deri tek të padukshmet, ato kanë ngjyrimet dhe koloritin vetjak të të dy këtyre personazheve që ka poema...

“Kështu dhe njerëzit janë të ndryshëm,

Shpesh humbin emrin për së gjalli.

Se, në kët botë,ç’do gjë ka emër

Si për kujtim dhe ndonjë datë.

Ai të gjitha i kishte humbur

Freskinë e rrapit s’e kish hak.

E një i humbur me ç’të drejtë

Ç’do kalimtari mësim i jep?

Me një të vdekur s’bën dot sherr

Ndaj mora rrugës së përpjetërz…

Lexuesi gjenë në këtë Poemë jo vetëm kënaqësinë e vargjeve idilike të pikturuar me frymën e një Poeti, por dhe fenomenin e tragjikes…

Pasi të gjithë I kishte humbur, si I till ky personazh ishte teje I pikëlluar dhe I pa shpresë!

Por, dy vargjet e fundit janë melankolik, si një antitezë shpirtërore!

DISA PËRFUNDIME:

Reflekset epike gërshetohen me ato lirike nën tingujt zanor nëpërmjet vargjeve, ku shprehet dhe tragjikja.

Poezia është ndërtuar me përplasje idesh jetësore.

Në këtë poemë indetifikohet Uni krijues me veçori dhe karakteristika të frymëzuara ku ndihen dridhërimat Përgjatë Rrugëve të poemës.

Përkatësia individuale përcaktohet, realizohet nëpërmjet kontekstit dhe koloritit vetijak të autorit.

Ajo që mbizotron në këtë POEMË është trishtimi i thekshëm, karakteri i fortë poetik dhe thellësija e mendimit!

PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA

QERSHOR 2020-ATHINË


[1] "U ndanë dy botë ," Shtëpia Botuese PLANET- Fier, viti 1999.[1]

105 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page