top of page

BASHKË NË ÇDO ORBITË




Nëse disa ditë, s’të vjen mesazh në celular,

dije se jam kthyer në një këngë bilbili...

Hap dritaren të dëgjosh, pemëve vërdallë,

zërin tim të blertë, me fëshfërima pylli!


Nëse disa ditë, s’ma lexon emrin të shkruar,

diku mbi vargje, ose në rreshtat e krijimit,

shiko mes dy malesh, ku dielli ka ndriçuar,

shkronjën “V”, me rrezet e para të agimit.


Nëse disa ditë, nuk dukem në internet,

dije se jam kthyer, në valë elektronike...

Hap monitorin e shpirtit, më ke ku je vet,

të përqafohemi sërish, si në netët magjike.


Dije se nuk shkëputem dot, nga tërheqja jote,

nga vlaga fuqidhënëse, që më japin buzët e tua.

Edhe sikur të na ndajnë, nga vërtitja e kësaj bote,

në dy trajektore planetësh, unë sërish, ty do të dua...


Oh, qofsha në gravitet të përjetshëm me ty,

që të desha, me tërë grimcat e shpirtit njerëzor!

Dhe paçim tërheqjen magnetike, me atë megafuqi,

që mban të pashkëputur, orbitat e dy trupave qiellor!...

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page