BASHA E KA TEJKALUAR MASËN E GABIMEVE



Dr Arian STAROVA

Kryetar i Bashkimit Liberaldemokrat

Gjendja është vërtet shqetësuese në Opozitën politike.

Treguesit e shqetësimeve janë: frika e mbështetësve të Opozitës se PD po përçahet, pakënaqësia me Z. Berisha për shkakun se nuk e kanë dëgjuar të shprehet hapur më parë për gabimet dhe dorëheqjen e Kryetarit Basha (duke nënkuptuar se këtë po e bën tani që iu preken interesat e tij), shqetësimi për shkak të paqartësisë se ç'do të ndodhë më tej, pafuqia opozitare ndaj një rregjimi të superkorruptuar, tronditja nga ambasadorja amerikane që mbyll sytë përpara korrupsionit dhe arbitraritetit të qeverisë "rilindase" të "kurorëzuar" së fundi me vjedhjen e zgjedhjeve. Për të mos përmendur të tjera gjëra.