top of page

BARISTJA


Fatos Luta

Tani si magnet po m'tërhiqte ky bar, Natyrisht edhe për kafen aromatike; Por, mua diç tjetër më kishte ngjarë, Qëkurse shërben belholla simpatike.


S'më ngatërron buzëqeshja e punës, As sjelljet me turp e plot delikatesë; Por, buzëqeshja fshehur n'cep buzës, M'u servir si një thëngjill, që të ndez.


Dita i shtonte ditës prush pas prushi, Dhe erdhi ai çast t'më ndizej ai zjarr... E kur ajo përsëri një uiski më mbushi, Mblodha veten...i dehur je si i marrë...


Vendosa t'mos i thoja fjal' nga buza, Tanimë ajo më dridhej dhe nga pija; Lë pagesë dhe një poezi me shpuza, E çohem si fshehur...nga ikja s'e dija.


Pas ditësh iu afrova barit, si ngaherë, Emocioni foli: Mblidh mendjen poet! Por baristja ime kish ikur si t'ishte erë, E unë s'lë bar pa hyrë e dalë në qytet...

18 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page