Eca duke ëndërruar me idenë se dehja nga bukuritë e këtij udhëtimi do më shpëtonte nga trishtimet…në fakt kam shëtitur që e vogël nëpër ëndrra,ndoshta edhe aty ku nuk mund të shkojë qënia njeri.
Kam përgaditur valixhet,kam marrë avionët,anijet…ndoshta pas xixëllonjave apo në krahë zogjsh kam fluturuar drejt hapësirave të lira,ndërsa ëndërroja,largohesha e largohesha bashkë me të ardhmen imagjinare,që e ruaja si relikë të gdhendur në muret e trurit.
Brenda mendjes munda të kapërcej perceptimet e ndryshimit,por në valixhen që nga se kam mbajtur, kurrë nuk arrita t’i zbraz kujtimet e këqija,por as të mirat…dhe sa herë kam guxuar ta hap atë valixhe në fund të ndonjë udhëtimi,të parat që prekja kanë qenë ndodhitë e mia,aty krah meje, të pandryshueshme,t ë njëjta, kokforta dhe të trishtueshme…
Herë-herë më është dukur e rëndë ajo valixhe,por sa më shumë kam udhëtuar ëndrrash e qëllimesh,aq më e lehtë m’u ka bërë t’i mbaj ato kujtime .
Ndoshta më janë dashur patjetër,që unë të di të tregoj e të di të shkruaj kështu për to,pa i lënë pas të shkuarës,asnjë fletë të harruar…
Unë tani e rishkruaj këtë të shkuar timen,por për udhëtarët e tjerë të natyrës,për ata që duan të dinë nga erdhën e ndoshta për ta përfytyruar e parashikuar ndryshe të ardhmen.
Unë rindërtoj kujtimet e mia çdo ditë,sepse guri im i kristalit është e mira që mora nga vuajtjet e së shkuarës,aty gjeta burimin e forcës për të kërkuar e njohur ngjarjet,për të zbërthyer pyetjet dhe pikëpyetjet që kishin lëshuar rrënjë në kokën time.
Ruajta, mblodha copëza, humba shumë gjatë rrugës ,bëra sa munda e çfarë nuk bëra që duhej bërë,nxorra konkluzione…çdo gjë e lëndueshme më ka rritur dita ditës,çdo gjë e sukseshme më ka shtuar guximin për t’ia dalë përballë çdo sfide.
Fakti që vendimet për një të ardhme më të mirë,për të shmangur situatat e padëshiruara,ndonjëherë më duken sikur e dua veten për interes…jojo ato vendime kanë ndikuar tek unë,por me një probabilitet të vogël…unë vështirësitë e jetës i kam përputhur me bindjet e momentit dhe kam kapërcyer çdo ëndërr,pa ia humbur kurrë strukturën kujtimeve të mia,qenësisë dhe përjetimeve të mia…
Ndodh që të lëndohemi duke fjetur mbi jastëkun e kujtimeve,por janë hollësitë ato që unë me dashje i kam lënë mënjanë,i kam izoluar në raste të veçanta si prapaskena të jetës sime,ama nuk i kam kufizuar ndryshimet,sepse njerëzit rreth vetes i shqyrtoj me kujdes,nuk i lë të prekin indet e mia të dobëta,edhe pse i mbaj si të përzgjedhur…u mësova tashmë të udhëtoj nën çadrën time,pa u shpërngulur nga skuadra e mendimeve të mia pozitive që më kontrollojnë çdo lëvizje .
Shpesh i them vetes “trishtimi nuk jam unë”ndërsa e shkuara ime tani ka tjetër etikë ,nuk është më shkatërrimtare për gjurmët e mia,thjesht trazovaçe e ndonjë emocioni që më detyron ta përkthej në gjuhën e shpirtit…zemërimin në performancën më të butë të mundshme.
E shkuara ime ishte uni im në rrotullamën e kohës duke u përpunuar ,edhe pse e mbingarkuar.
Çdo përpjekje dhe vuajtje u kthye për mua në një mjekim për plagët që kontrollonin dita -ditës ndjenjat e mia…
Alarmet që më jepte dobësia e zemrës,rezultuan ngucje për të vetreflektuar,edhe kundra dëshirës për t’u përballur me të kundërtën e ngushtësisë që më bënte e më kthente në tjetër person.
Blloku i mendimeve të mia,përpunoi gjithë bagazhin e kujtimeve të ruajtura,rindërtoi kujtimet e trishta,reagoi dobishëm ndaj forcës së pazgjidhshmërisë,e zbuti atë dhe vazhdoi misionin e jetës duke i rezistuar çdo sëmundjeje që kishte prekur damarët e mi..Vendosa në qark të mbyllur frikën dhe pesimizmin,qesha edhe kur duhej të isha mërzitur,mësova dhe u edukova me mirësi që kam ditur t’i mbaj si të mbrojtura nga periudhat e vështira të jetës.
A thua kam gabuar me ca fanatizma exstreme që duhej t’i zbatoja…??
…jojo thjesht ndërgjegjja ime m’ë duket përgjegjësi sociale,pranë atyre njerëzve që dua e me ata që më shohin si durimtare.
Dëshmitë e kujtimeve të mia më tregojnë sot pas kaq dekadash(jo pak në të pestën si udhëtare),kuptimin dhe përmirësimin e vetes sime,për të zgjidhur dhe marrë situatat në dorë…e më së shumti për ta sjellë si vëmendje për tjerë që të pranojnë veten,me të bukurat dhe të shëmtuarat e saj.
“Nuk mund të jetojmë pa të keqen, ndërsa e mira s’ka fund”
…
ju ka ndodhur ndonjëherë të kërkoni energji artificiale për të vazhduar rrugëtimin e një ndodhie??
Mua shumë shpesh…për momentin po marr të pi një kafe dhe të rrëmoj në bibliotekën time për ta shoqëruar kafenë me ca rreshta leximi në ndonjë libër dhe të shijoj këshillimin që i bëj vetes për ta përkëdhelur pasditen si një fëmijë,ndërsa urtësitë e mia si rebele e palodhur.
Pasdite të këndshme miq të dashur e lexues të nderuar,që ju kam pjesë shpirtërore të kohës sime.
Ju adhuroj pafund
Comments