top of page

BARDI I SHPEND UJMIRIT


Aleko Likaj

Novelë për nxënësit 12 vjeçarë:

BARDI I SHPEND UJMIRIT

Aleko Likaj

l

NE RRUGEN E LUFTES

Ushtria donte edhe tre ditë që të vinte përballë Krujës. Dukej e lodhur nga rruga e gjatë që kishte nisur që nga brigjet e detit Egje. Për herë të parë në historinë e saj, nën komandën e vetë Sulltan Muratit dhe të birit të tij, Mehmetit, do të vihej përpara shqiptarëve.

Ishte maj i vitit 1450-të

Turqit kërkonin këtë herë që të thyenin rrezistencën e Skënderbeut. Ky bir shqipërie së bashku me qindra luftëtarë, kishin mundur pak kohë më parë disa nga gjeneralët më të mirë të sulltanit. Shqiptarët ishin bërë një pengesë gati e pa kapërcyshme për ushtrinë më të madhe të asaj kohe, e cila këtë herë numëronte mbi 150 000 ushtarë. Ata ishin të sigurtë që Krujën, gjithë Shqipërinë, do t'i robëronin. Do ti bënin që të ulnin kokën përpara sulltanit dhe perandorisë së madhe otomane. Kishin vënë në dorë gjithë Ballkanin dhe ëndëronin që të dilnin përtej brigjeve të detit Adriatik. Por shiptarët ishin bërë një pengesê e pakapërcyeshme ne planet e osmanllinjve. E meritonin një mësim të mirë. Do ti ndëshkonte në një mënyrë të atillë, sa asnjëherë të mos rrebeloheshin kurrë. Të mos u shkonte mendja më të ëndëronin lirinë.

Këto mendonte ndërsa ecte për të ngritur kampingun përballë murreve të kështjellës së Krujës. Deri atje do t’i duhej edhe tre ditë të tjera. I biri, Mehmeti, kujdesej për ushtrinë së bashku me një grusht gjeneralësh, nga më të mirët që kishte mbledhur rreth vetes për këtë ekspeditë. Mes tyre edhe një historian nga më të dëgjuarit në të gjithë perandorinë e tij, i cili do të shruante për heroizmin dhe fitoren e luftëtarëve turq. Ai ishte krusur si një kosore në mes të shilteve e jastëqeve në karocën e purpurt që po e sillte nga larg. Dukej më shumë se sa një ëndërimtar, ndërsa përkundej në rrugën me gropa e cila gjarpëronte tashmë buzë një honi të madh, e një bregu që zbriste poshtë në ujrat e rrëmbyeshëm të një lumi ujëshumë.

Në çast nga larg erdhi një zhurmë si një gjëmim. Sulltani ngriti kokën dhe u përpoq që të shoh përtej perdeve të mendafshta duke i larguar me dore. Një nga rojet i tha, se vetëm një pjesë e ushtrisë kishte rënë në një pritë të ngritur nga vëndasit, që ai i quajti djaj të këtyre maleve. Prijsi u drodh, mblodhi këmbët dhe u ngrit në gju.

Dha urdhër.

-Të ndiqen dhe të kapen këta njerëz të egër. Sulltanin, mbretin e mbretërve mbi tokë e në dete, nuk ka forcë ta ndalojë në rrugën e tij. Do të më shikojnë. Do të dridhet këtë herë foshnja në barkun e nënës

Një grusht burrash arbërorë lëshonin gurrë, trungje pemësh dhe copa të vegjël shkëmbijsh që nga lartësia e honit. Turqit që nuk e prisnin, i zuri paniku. Një pjesë e tyre mbetën të shtrirë e të pajetë duke krijuar pirgje me kufoma poshtë në rrugë. Disa shigjeta që u nisën në drejtim të luftëtarëve, nuk mbritën. Dëgjohej vetëm ciasja e tyre që çanin ajrin e britmat e panumërta të ushtarëve të cilët nuk dinin ku të fusnin kokën. Pritëvënësit e kishin zgjedhur mirë këtë vend, sepse nuk mund që ti shpëtoje dot pritës. Pak hapa më poshtë ishte lumi. Një pjesë e të mbijetuarve u hodhën drejt e në valet e tij. I mori rryma. Përpëliteshin duke përplasur këmbë e duar mbi vale, ndërsa shkonin poshtë së bashku me rrjedhën, pa patur mundësi që të shpëtonin jetën e tyre. Jashtë pritës vazhdonte paniku. Asnjë nuk mund që të afronte ndihmë për viktimat. Kuajt hingëllinin dhe nuk u bindeshin më të zotërve. Ishin prishur edhe formacionet e lëvizjes së ushtrisë. Në vëndngjarje mbrin menjëherë i biri i Sulltanit, Mehmeti. Një prej rojeve i kishte sjellë edhe urdhërin e prijsit të ushtrisë. Djali nxinte. Fjalët i mbeten nëpër gojë si copëza rrokjesh të pa thëna. Ngriti kokën për të pare pjesën e sipërme të honit, atje ku duhej që të ishin njerëzit e malit, të cilët kishin guxuar që të venin dorë mbi ushtrinë më të madhe të botës

Dikush nga gjeneralët e ushtrisë që ndodhej pranë Mehmetit, nxorri një grup klorësish që tentoi t’u ngjitet shkrepave, pak metro më poshtë. Duhej që të ishin më shumë se dyqind turq, të cilët nxituan që të marrin menjëherë lartësi, në një vend të pjerët e të rrezikshme për të dalë në majë. Disa syresh, ranë e u rrokullisën, dhe u shkelën nga ngjitësit e tjerë. I biri i sulltanit dëgjoi klithmat e tyre të përvajshme dhe lëvizi nga vendi. Ishin nga më të zgjedhurit e repartit të spahijve të cilët do të venin nën kontroll Krujën dhe rrethinat e saj, përgjatë gjithë luftës që po trokiste në zemrën e Shqipërisë

-Mos u mërzit princi im. Mos u trishto. Nuk i a vlen që të vuash, o bir i sulltanit të gjithësisë, që ka në dorë tokën, ajrin dhe detet. Këta banorë të egër kanë shok vetëm egërsirat e malit. Vetëm babai juaj do ti bëjë zap dhe do ti vejë, ja… këtu.

Kronikani hodhi mantelin mbi supin e djathtë e u përul përpara princit duke i zgjatur dorën e mbledhur grusht, si për të treguar se ky komb do të ishte shumë shpejt në grushtin e perandorisë turke.

Princ Mehmeti, nuk e kishte ndjerë më parë praninë e kronikanit në atë grup gjeneralësh që e rrethonin, sapo ishte shkëputur nga kreu ku udhëtonte që nga mëngjezi, përkrah karrocës së të atit. Kështu kishte bërë sapo ishin nisur nga AnadolliKtheu kalin dhe hodhi edhe një herë vështrimin andej nga vazhdonin që të ngjiteshin ushtarët e tij, të cilët ende nuk e kishin kapur majën, pastaj e përkëdheli kafshën në jelet e dendura, e u kthye ne krahun e majtë të tij. Përballë i rrinte Abdyl Pashë Shënturk, Agai i Madh, komandanti gjeneral i jeniçerëve me mustaqet deri në vesh, të holla dhe të përdredhura si një bisht miu.

Shoqëruesit e vunë në udhë drejt kreut të kollonës, atje ku priste vetë prijsi i kësaj ushtrie dhjetra mijra ushtarësh. Pas tij, këtë herë u nisën edhe dy reparte të tjera të formacionit luftarak të ushtrisë, duke e vënë në mes Mehmetin, të birin e sulltanit, për ta ruajtur më mirë nga ndonjë sulm tjetër i papritur i banorëve të këtyre zonave. Gjeneralët e ushtrisë mendonin tani, se vetë Skënderbeu mund që të shfaqej e të hidhej mbi formacionin luftarak turk, në çdo kohë të ditë-natës. Ata i a njihnin strategjinë nga koha që luftonte mes tyre, at’herë kur rritej e formohej si luftëtar në oborin e sulltanit, atje në Edrene. Kjo pritë tregonte se ai duhej që të ishte më pranë.Ushtria ishte alarmuar e gjitha. Panik, por edhe frikë. Kjo edhe për shkak të vendit ku ndodhej ajo.

Sulltani gjithmonë i trembej kësaj strategjie.

II

TRIMAT

Njerëzit e pritës u larguan menjëherê nga shkëmbi. Morën kuajt e u nisën në drejtim të pyllit, pas Përroit të Madh, dy kodra më larg. Ishte një vend i fshehtë i zgjedhur mirë nga banorët e asaj zone. Ata e dinin se ndjekësit do ti kërkonin gjatë, nëpër gjithë zonën ku jeshilonte bari edhe gjethi. Deri tek vendi i pritës duhej pak më shume se një gjysëm ore kalërim. Po a mund vallë që do t’u vente mendja turqëve për të mbritur deri aty ?

Të vjetrit në fillim nuk besonin për këtë, pasi i lanë turqit në një panik të plotë. Por nuk ishte i këtij mendimi Pjetër Arusha, një nga gjuetarët më të vjetër të zonës qê kishte luftuar vite të shkuara me një tjetër kryetrim shqiptar. Edhe dy a tre të moshuar të këtij mendimi ishin. U vunë shpejt në udhë, si sorkadhe mali, në majë të kuajve, shkrep më shkrep e gërxh më gërxh. Sikur kishin krahë e fletë.Pas pak, njerëzit e shkëmbit mbritën duke lënë pas një pluhur që ngrihej nga troku i kuajve të lodhur. Kishin vrapuar si era. Në zemër të pyllit, atje ku drurët e lartë dukeshin si zotër tê vërtetë ishin mbledhur pleq të moshuar, plaka, gra e fëmijë të vegjël. Trimat u zbritën kuajve e u mblodhën pranë një lisi të madh. Thirrën edhe disa pleq të tjerë të fshatit për ta biseduar e pleqëruar më mirë punën.

Turqit mund që të ishin edhe aty në se do të ndiqnin pluhurin që kishin lënë pas kalorësit e pritës. Forcat e malësoreve ishin të pakta. Njerëzit të paarmatosur mirë. Ky ishte një problem që nuk u parashikua nga banorët e zonës kur kishin marrë vendimin për ta goditur sulltanin sapo të kalonte në rrugën pranë tyre. Për këtë nuk kishin lajmëruar as edhe luftëtarët e Skënderbeut.

Por Lirak Shkrepa, tha:

- Asaj nuk i dihet.Kryetrimi e di mire se ç’duhet që të bëj. Ai i njeh mirë turqit dhe nuk do t’i lejë që të bëjnë shëtitje nëpër Arbëri. Di t’u a ngrejë lakun në çdo vend ku të shkelë këmba e turkut. Eshtë shpresa jonë.

- Vërtetë – tha edhe Binak Mali. – dy ditë më parë unë kam parë luftëtarë tê ardhur nga Kruja. Ja atje poshtë tek kthesa e lumit. Duhet që të jenë të kapedan Gjuricës. Eshtê djali ynë, I këtyre anëve. Kur ne morrëm vendimin për pritën mbi turqit, një pjesë e tyre na ndihmoi, edhe pse kishin tjetër mision nga Skënderbeu. Na dhanë zemër e na këshilluan se si të tërhiqeshim, si ta bënim edhe dredhinë për t’I shpëtuar hakmarrjes së turqëve.Por edhe na premtuan se do të ishin përkrah nesh. Kjo do të thotë se ata janë këtu pranë. Do të na ndihmojnë dhe do të kujdesen për jetën tonë.

- Këtë nuk e luan më asgjë. As edhe ato topa që po tërheq ushtria e sulltanit, me të cilët do të godasë fortesat tona krenare, e që pret t’I rrëzojë e ti shembë si ledhe balte. – u përgjigj një burë i shkurtër dhe i moshuar që e mbante qeleshen në dorë.

Por duhej një zgjidhje.

- Koha nuk pret. – tha përsëri Lirak Shkrepa

Dikush hodhi mendimin se duheshin thirrur për ndihmë trimat e Muzak Topisë, që ishin ngarkuar nga kryeprijsi shqiptar, ta goditnin gjatë gjithë rrugës ushtrinë turke.Po kush do të shkonte vallë? Të gjithë kërkonin të luftonin ballë për ballë me armikun. Te mbronin jetën e banorëve, nënave, motrave dhe fëmijve të parritur mirë

- Këtë punë e mbaron djali i Shpendit. Ai më i rrituri i të vegjëlve, - tha plaku Uran që përgjigjej për jetën e të tjerëve, aty.

- Ide e mire. Vërtetë që Bardi i Shpend Ujmirit është njeriu që mund ta realizoj. Trim, i shkathët dhe i vendosur për të shkuar deri tek luftëtarëttanë.

Njeriu që foli këtë here ishte vetë Pjetër Arusha, ish roja personale i Gjorg Golemit, që kujtohej e nderohej me respekt, por që për arsye moshe, ishte kthyer pranë shtëpisë së tij.Edhe të tjerët ishin të këtij mendimi.Pas pak një kalë i kuq dhe i bukur turfulloi pas lisit të madh. E solli vetë Mic Kryekuqi, që i mbathte në atë zonën e deri në Krujë. Një usta i mbaruar kuajsh, emrin e të cilit e dinte gjithë vendi. Kuqon e mbante për vete e kujdesej për të , si për një fëmije.

-Nisu, - i tha një nga trimat djalit të vogël, që kishte hipur tani mbi kalë, e që nuk e zinte vendi nga gëzimi. - Te përroi i Dregjonëve turqit mund që të të zenë pusinë. Aty do ti gjesh. Kujdes djalë.Pastaj, përshëndeti që të gjithë duke e valëvitur dorën si një flamur. Mbështeti këmbët në barkun e Kuqos e u nis. U duk sikur fluturoi. Era i a mori xhamadanin e kuq si gjaku e brenda karaharorit zemra rrahu me force. Bard Ujmiri ndërsa la pas pyllin, doli në një shesh e ndali pak. Vuri dorën përpara si strehë, për të dalluar ndonjë gjurmë të ndjekësve turq, por asgjë nuk dukej në atë hapsirë pllaje gjysëm të gjelbërt.

-Nuk do të më zenë – foli dhe u ndje i emocionuar për besimin që i dhanë burat e moshuar të zonës. Ai ishte i sigurtë që do t’i a dilte.

Bardit, tani i duhej që të kalëronte shpejt, të lëvizte në një drejtim që të mos kuptohej vendodhja e banorëve të zonës. Kjo duhej që të ndodhte përpara se të dalloheshin ndjekësit dhe ata ta kishin vënë atë në shenjë. Por deri at’here…Ai e kuptonte se kishte marrë përsipër një mision të guximshëm që kërkonte guxim e trimëri, prej atdhetari të vërtetë. Kjo e bënte që të ndjente më shumë se kurë krenari. Ishte tashmë pjesë e nje lufte heroike që do të bënte i gjithë kombi i tij, përballë një prej ushtrive më të mëdha të kohës, e një prej gjakatarëve më të egër të njerërizimit, sulltan Muratit të Turqisë.

Këto të gjitha i mendoi ndërsa kalëronte në një mënyrë të tillë që të tërhiqte vëmëndjen, në atë fushë të gjerë për ndjekësit e tij. Ishte përkulur mbi kalë dhe herë pas here lëshonte britma e thirrje për të nxitur Kuqon e tij të dashur me të cilin i kishte rënë rasti që të luante e të praktikohej disa herë në lojrat që organizonin barijtë e vegjël të fshatit. Kali sikur ta kishte kuptuar të zotin e tij të ri, zgjatej ndërsa hidhej për të kaluar gjithë pengesat, e shtrinte këmbët për të kapur shpejtësinë e erës së Majit, që frynte ëmbëlsisht mbi pllajë me barë të njomë dhe aromë trëndeline.Kur doli në një pllajë, djali i vogël e ndali pak kalin. Diku nga qafa e malit dalloi një grup turqish, që rendnin si bisha të uritura.

-Janë ata, - mendoi djali dhe befas i lindi një mendim në kokë - E ç'është jeta ime përpara fshatit të fshehur në pyll ? Atje janë të moshuarit, nënat, pleqtë, plakat, shokët e mij, Marku i vogël në djepe…- Dhe përkëdheli kalin.- Mos më turpëro, o Kuqo. - Qëndroi edhe pak derisa ta shihnin turqit, dhe u nis me të shpejtë nga drejtimi i kundërt. Turqit, sa e panë, qëndruan për një çast. Një mustaqemadh që, siç dukej, ishte komandanti, dha urdhërduke treguar me dorë nga fluturoi trimi:

-Të kapet ai kalorës, - dhe vetë u sul i pari në ndjekje të djalit të vogël.

Të gjithë u lëshuan pas tij.

Luftëtarët, që e ndoqën këtë skenë nga buza e pyllit, u çuditën me dredhinë që u punoi djaloshi i vogël.

- I lumtë! — thanë me një gojë ata. - Ai është trim dhe i zgjuar.

- Jeta e tij është në rrezik. Ai nuk e ka as edhe përvojën që i duhet një luftëtari në këto raste. Mbase bëmë gabim. U nxituam… — tha një tjetër që ishte mes turmës.

- Djali i vogël duhet ndihmuar, — u dëgjuan mjaft zëra të tjerë. Ishin që të gjithë të shqetësuar. Duhej që të bëhej një plan, dhe të merrej një vendim në një kohë sa më të shpejtë. Nuk mund që të pritej më.Baton Valbardha, që bënte pjesë në grupin drejtues të banorëve të pyllit, dhe që përgjigjej për jetën e më të vegjëlve, u propozoi malësorëve se, mund që t’i tërhiqej vëmëndja armikut duke dalë para kodrës një ose dy kalorës që të kalëronin në një drejtim të kundërt me djalin. Turqit do të humbnin kohë për të zgjedhur se kë duhej që të ndiqnin më parë. Kështu i largonin edhe nga pylli, dhe ata nuk do të dyshonin, se aty do të kishte banorë.

Kështu u bë. Valmor Zguri, një kalorës veteran e mjeshtër i shpatës, i hipi kalit dhe u nis menjëherë andej nga propozoi Batoni një çast më parë.

III

TE KEMI BESIM TEK BARD

Trimi i vogël kalonte me shpejtësi brigje e lëndina, derisa mori kthesën pas një kodre,  e përpara iu shfaq një korije e vogël plot gjelbërim lisash e trëndelinash.Zbriti nga kali, se e kishte zënë etja për ujë. Aty pranë rridhte një burim. Mendoi të fshihej në atë korije lisash të vegjël. E mori kalin dhe e çoi në një vijë uji. I dha në fillim ujë kalit, pastaj me dashuri i hodhi dorën mbi qafë si një shoku të zemrës. Bard Ujmiri kalonte me shpejtësi brigje e lëndina, derisa mori kthesën pas një kodre, Përpara iu shfaq një korije e vogël plot gjeibërim lisash etrëndelinash.Pastaj zbriti nga kali, se e kishte zënë etja për ujë. Aty pranë rridhte një burim. Mendoi të fshihej në atë korije lisash të vegjël. Ishte i sigurtë se turqit I kishte lenë shumë prapa. Deri sa te vinin ata kishte kohe, edhe kafsha shlodhej, por edhe lisat e korija do ti ngatëronte ndjekësit që vinin nga Anadolli

E mori kalin dhe e çoi në një vijë

- Pi Kuqo. Të lumtë! Ua hodhëm atyre. – tha i lumtur dhe i gëzuar djali

Ndjeu trokthet e kuajve që humbën larg.Në këte kohë, turqit e kishin kuptuar që kalorësi u fsheh aty rrotull. Qëndruan ndanë korijes e u zbritën kuajve. Komandanti dha urdhër të kapej me çdo kusht kalorësi. Ata nuk mund që të lenin tu shpëtonte ky luftëtar. Ishte i vetmi banor që kishin takuar në këtë vend të humbur e të vështirë pas pritës poshtë në lumë

- Ky djalë na duhet i gjallë, - tha ai, — sepse do të na tregojë udhën. Jemi të rrethuar. Çdo mal, çdo shkëmb e çdo gur është për ne këtu një armik. Kemi humbur edhe orientimin. Të mendojmë edhe për ata që janë e presin poshtë nesh. Bëni sytë katër. Nuk duhet që të na shpëtojë.

Bardi i Shpend Ujmirit u ul në gjunjë dhe vuri buzët në pellgun e vogël e të ftohtë që sillte ftohtësine e borës së maleve që kishte zënë e shkrihej. Ndërkohë në pasqyrën e ujit që rridhte ngadalë, u duk silueta e dy ushtarëve turq që ishin shkëputur nga grupi i ndjekësve të tij. Pas tyre edhe siluheta të tjera që erdhën me një frymë pranë burimit. Kuptoi se aty, rreth tij ishin pothuajse më shume se sa gishtrijtë e dy duarve. Nuk kishte më asnjë mundësi. Asnjë dredhi nuk pinte më ujë para tyre. Ata ishin shumë, dhe tashmë të pranishëm pothuajse në të gjithë hapsirat e korijes, ku ishte burimi i ftohtë me ujë të kulluar mali.E ç’mund që të bënte tani ? Të dorëzohej si një frikacak, apo të vazhdonte luftën i vetëm midis asaj lukunie të huajsh, që vinin të pushtonin atdheun e tij të dashur. «  Do të bëj detyrën ndaj vendit tim » vendosi në çast. Bardi nuk e kishte menduar asnjëherë se do të mund që binte në dorën e armikut. Ai besonte tek kali luftëtar por edhe tek guximi i tij, tek urrejtja ndaj pushtuesit.

- Mos m'u afroni, - thirri trimi, - mos m'u afroni, se... Ushtarët turq e kapën nga krahët dhe e shtrënguan fort. Njëri prej tyre, që me ishte vetë komandanti i grupit të ndjekësve, të cilët ishin vënë fillimisht pas njerëzve të pritës, dhe pastaj pas vetë Bardit, nxori thikën e ia vuri djalit në gjoks.

- Këlysh arnauti! Na trego ku fshihen pindërit e tu, fshataret, të gjithë...Kush na e bëri pritën ? Kush ?

Përkthente një turk me brekushe që e fliste gjuhën shqipe me aksent. Ai kishte një pale mustaqe të gjata që në fund holloheshin si një bisht miu korrozi. Edhe Kuqon e kapën dy jeniçerë. Ai hingëlliu me të madhe me një zë që ishte në të vërtetë si një klithmë e përvajshme njeriu i gjendur në rrezik. Tentoi në fillim që të ikë, por rrugën i a preu një turk që u shfaq befas nga pas, duke dalë nga një gëmushë, si një hije nate. Ai mori menjëherë litarët që shërbenin për manovrime gjatë kalërimit dhe e lidhi, aty pas një trungu të hollë lisi.

- Ku janë njerëzit e tu që fshihen. Ku janë ata që na bënë pritë. Do t’i kalojmë që të gjithë nën tehun e kësaj. – ngulte këmbë një turk i bëshëm me vetulla tê trasha pis.

Komandanti nxorri shpaten e madhe dhe të gjatë, e u duk se, i shkrepën sytë nga inati.Trimi i vogël shtrëngoi nofullat e bëri me kokë nga malet. Mbushi kraharorin me frymë, dhe tha :

- Ja ku i keni. Provoni që t’i kapni. Të shpejtë i keni kuajt, dhe mëllefin si një kala.

Turku përballë kthehu kokën nga malet në një çast, pa e ditur se ç’mund që të bënte pas përgjigjes së Bardit. Komandanti turk i ndjekësve, nuk mund që ta duronte këtë krenari tek ky djalë i vogël, i nguli majën e thikës në gjoks. Prej andejdolën disa pika gjaku…por djali nuk nxorri zë, nuk lëvizi. Qëndroi sërish krenar. Afroi fytyrën më pranë Bardit. Dukej se kërkonte që thoshte diçka. Djali dalloi nje lëkurë të fortë e të sertë, të rrudhur e me qime të ashpra si një tel çeliku. Ndjeu një aromë të prishur që doli nga disa dhëmbë të rrallë e të krimbur, e duhma i u përplas në fytyrën e njomë e të brishtë. Një gulç i menjëhershëm i erdhi nga brenda kraharorit, së bashku me një lëng jeshil, i cili u duk se shpërtheu nga buzët shumë shpejt, ndërsa tjetri vazhdonte ta shihte përballë, gjith inat. Sikur kërkonte që ta përpinte. Ta gllabëronte si një i babëzitur, si vampir.

Tjetri nuk lëvizi asnjë qerpik. Heshti e nuk nxorri asnjë fjalë. Zmadhoi me shume sytë ku dallohej e bardha.Dukej se po e hetonte djalin e lidhur që kishte përpara.Tundi kokën si i pa shpresë.Pastaj komandanti turk pështyu në tokë. E kishte humbur durimin. Kjo u kuptua. U kthye menjëherë i nxirrë në fytyrë, pa asnjë pikë gjaku, dhe u hodh fluturim mbi kalë si një shpend i egër dhe grabitqar. Lëshoi disa tinguj që nuk mund të krijonin as edhe një fjalë të vetme, të pakuptimtë edhe për vetë ushtarët e tij që e ndiqnin nga pas. U duk se i mori shpejt era që vinte nga korrija. Kështu mendoi Bardi pa i a ndarë tjetrit vështrimin në fytyrën e përçudnuar që këtê herë nxinte më shumë nga inati. Kuptoi që komandanti turk nuk kishte mundur që ta trembte…Pastaj edhe jeniçerët u hipën kuajve.

Trimin e vogël, që nuk nxori asnjë fjalë nga goja, e morrën të lidhur në prehërin e një jeniçeri. Ishte ai që kish bërë pak më përpara përkthimin. Tani u duhej që të gjenin shokët e tyre që ishin aty rrotull në kërkim të shqiptarëve dhe luftëtarëve, të cilët organizuan pritën kundër ushtrisë më të madhe të kohës. Këtë duhej që ta bënin shpejt, pa humbur kohë. T’i ndëshkonin që të gjithë, pa dallim moshe, ashtu siç bën çdo zaptues e pushtues që kërkon të ndez zjarre, të djegë e të shkatërrojë, atje ku shkel këmba e tij.U vunë në rrugë. Këtë herë jashtë pyllit. Nga patkojtë e kuajve doli një pluhur dheu, që u duk se u fsheh menjëherë në disa gëmusha aty pranë. Grupi kalëronte lehtë, e turqit të vëmendshëm kontrollonin hapsirat përreth, por edhe përpara. Dukej se po e zgjidhni rrugën, edhe pse nuk e njihnin aspak këtë zonë që i kishte shkëputur nga vargu i gjatë i ushtrisë që vinte të gjunjëzonte shqiptarët rrebelë e kryetrimin e tyre, Skënderbe.

Por nuk do të vazhdonte gjatë kështu. Kjo do të ndodhte sapo kalorësit turq do të futeshin në një vend që dukej enkas për një pritë tjetër malsorësh. Në fillim dyshuan. Qëndruan pak çaste dhe kur u bindën se asgjë nuk mund që t’i pengonte dot, pasi vendi dukej krejtësisht i qetë, në heshtje, plot cicërima zogjsh, vendosën që të lëvizin sërish.Ndërkaq, nga shkëmbinjtë e lartë u dha alarmi.Jeniçerët, sapo kaluan pllajën në të hyrë të një lugine, ranë në pritë që u kishbërë shqiptarët, luftëtarët e fshatit të trimit të vogël.Ata u sulën drejt turqve me ushta e hanxharë, me harqe e sëpata.Turqit, si e panë keq, ua mbathën me të katra, duke lënë edhe disa të vrarë.Malësorët i ndoqën prapa deri te një shkëmb.Duke ecur kështu për t'u fshehur nga vendasit, turqit humbën rrugën. Pasi u endën deri në mbrëmje e nuk i takuan dot shokët, u zbritën përsëri kuajve. Zbritën nga kali edhe trimin e vogël.

- Paske fat të madh.- tha më i vjetri i tyre, një fytyrmadh e me nofullën si një kalë i vërtetë

- E? - e pyeti Bardin jeniçeri, që dinte shqip. - Komandanti ynë ka vendosur të të falë jetën e mos të të hedhë në greminë. Do ta njohësh si zot?

Pas disa pemëve nga arrësira e natës vinte një klithmë zogu

- Ku-ku, ku-ku, ku-ku

Trimi i vogël mendjemprehtë vendosi t'u punojë turqve një rreng.

- Do t'jua tregoj unë rrugën, - u tha.

Jeniçerët buzëqeshën të kënaqur dhe pastaj u hipën kuajve.

- Duhet të na shoqërosh në ato rrugë që nuk shkelen nga njerëz. Do të të shpërblejmë mirë. Një qese me flori s’besoj se do të jetë pak për ty që nuk e fiton bukën e gojës në këto shkëmbij e gërxhe ku vetë as djalli nuk preferon që të rrijë.Hë!Si thua?

Djaloshi uli kokën e aprovoi në heshtje

- Na prij tani, - i tha komandanti I turqëve.

Djaloshi u vu në krye të grupit, përkrah mjekërgjatit.Tek ecte hipur mbi kalë në krye të grupit, pati pak çaste të mendonte në errësirë. Sillte në mendje gjithçkah. Për një çast i erdhi keq për gjëndjen e tij, në duar të pushtuesve. Duhej që të bënte më shumë për Atdheun e tij

- Shtrenjtë do ta paguajnë të poshtërit, - mori vendim dhe hodhi sytë nga malet. - Atdheu im është si këto male, i fortë. Të gjithë janë sonte në Krujë, të gjithë presin këtë hordhi, që kërkon të na rrëmbejë lirinë. Edhe babai, edhe xhaxhai, edhe Dashi, vëllai im i madh, të gjithë jane tani nënudhëheqjen etrimit Skënderbe. Qeset tuaja me flori nuk mund të gënjejnë asnjë shqiptar të vërtetë».

Komandanti ecën i shqetësuar. Eshtë vënë në krye të grupit që në atë gjysëm errësirë mes malesh, duket si një njollë e zezë e pa asnjë formë. E tmerrojnë zjarret që janë ndezur majë malesh, përflakja e tyre të cilat duken sikur përcjellin mesazhe. Kjo pamje e trishton atë. Qëndron, dhe kthehet nga Bardi, e i thotë :

- Shiko, djalosh, na ço në një udhë, ku të mos ketë zjarr. Të mos ketë asnjë lloj rreziku për ne. Duam që të zbresim në rrugën që gjarpëron buzë atij lumi të mallkuar, ku ju na vutë pritën. Atje kemi shokët. Eshtë e gjithë ushtria qê po na prêt. Kemi gjithë këtë kohë që po endemi dhe nuk po e gjajme dot.. Hajde, bëhu i mbarë.

IV

PA SHIH, AI PO I FUT NE KURTH

Djaloshi përkëdheli jelet e kalit dhe pëshpëriti: « Po të presin. Do ta shikosh se ç'pritje të bukur do të gjesh”.Si udhëtuan ca, ata vendosën të ndalnin në n]ë zabel, ndërsa trimi e kalorësi u nisën përpara dhe u futën ne pyll. Ky ishte vendi i duhur për Bardin. Planin e kishte ende në kokë. Komandanti turk I nisi që të zgjidhnin vendin me kujdes, e të shihnin një mundësi për të kontrolluar. Ai i trembej pritave e pusive qe mund ti ngrenin luftëtarêt e Skënderbeut. Artin e luftës së tij i a kishin thënê përpara se te merrnin rrugên deri në kêtê cep të Ballkanit. E kishin mësuar si një strategji shqiptare. Papritur, jeniçeri me kalin e iij, që ishte larguar pak nga e majta, u gjet dhe ra menjëherë ra në një gropë të thellë. Kali hingëlliu fort duke lëshur një britmë të zgjatur si një qenie që rrëzohet krejt papritur nga një hon si i prerë me thikë. Këtë vend Bardi e mbante mend mirë, sepse këndej kishte ardhur vazhdimisht për të kullotur kecat e tij çapkën. Pak më larg ishte edhe Përroi i Dregjonëve. Kishte patur të drejtë Gjetë Oshëtima kur i tha se në këtê vend mund qê të takoja luftêtarët e lirisë.

Një shigjetë, që nuk u pa nga erdhi, fluturoi drejt e në kroharorin e jeniçerit që ishte vetëm dy hapa përpara. Ai mallkoi nëpër dhëmbë e pas pak vdiq, aty në buzë të gropës së fshehtë. Sa të hapësh e të mbyllësh sytë, kalin e tij e kishin rrethuar pesë burra me trup të mbushur. Trimi i vogël dalloi parzmoret me shqiponjën dykrenare në gjoks! « Me siguri këta janë luftëtarët e Skënderbeut », mendoi. Po ata nuk do ta njihnin Bardin. Kur të sulmonin turqit që djali u a kishte prurë vetë në pritë, mund që ta vrisnin edhe atë. Mund qê ta përshkonte edhe ndonjë shigjetë. Duhet që ti dalë të keqes përpara. Pastaj në çast briti :

- He-e-ej-j-j! A më dëgjoni, o luftëtarë, besa besës jam bir shqiptari.

Ushtaret u çuditën të gjithë. Nga pemët përreth zbriten mjaft luftëtarë. Trimi i vogël u tregoi atyre me pak fjalë për turqit që pritnin në zabel. Luftëtarët e Skënderbeut i kishin zënë pritë me urdhër të Muzak Topisë pararojes turke, që vinte për zbulim.Njeri prej tyre veshi rrobat e jeniçerit të vrarë. Së bashku me trimin e vogël u nisën për te mjekërgjati e shokët e tij. Djali nuk harroi t'i merrte të vrarit jataganin e zbukuruar me dorezë bronzi e që shkëlqente në natën pis të zezë. Ata dolën nga një shteg e u thirrën turqve me vërshëllima e shenja.Turqit, të gënjyer, u nisën nxitimthi. Trimi e kalorësi u kthyen e u futën në pyll. Nga pas i ndoqën kalorësit armiq duke menduar se ishte gjetur së fundi një shteg. Ishin që të gjithë aty. Nuk mungonte asnjë nga ndjeksit e njerëzve të pritësPor aty ishte vetë vdekja. E fshehur dhe e pagojë, i priste. Përgjonte. Ishte një fund aspak i lavdishëm për ushtarë të ardhur nga vise të largëta

Brenda pak çastesh, më shumë se gjysma e turqve u shtrinë në tokë të pajetë. Nuk kishin më as edhe kohë të mendonin se tashmë ishin viktima të vendasve. Kishte ndodhur ajo që turqit i ruheshin. I trembeshin. Befasia e strategjia e këtyre njerëzve që sulltani i tyre i konsideronte si njerëz te egër ishte vërtetê që I bënte fitimtarë. Prandaj shumë gjaneralë të zot që kishin shkelur këtë vend pas ardhjes se Skënderbeut dhe rebelimit të banorëve tê tij, ndaj perandorisë turke, ishin thyer me turp. Shumica kishin lënë edhe kokën e tyre së bashku me mijra jetë ushtarësh.Ata që mbetën, nxorën shpatat menjëherë, dhe u ndeshën me luftëtarët që dolën nga pemët, por ishte e kotë që të rezistonin. Në atë errësirë, si e përjetshme, zor se mund që të dalloje armikun përballë. Në një cast tre a katër turq mbetën të vrarë nga shpatat e shokëve të tyre. I pandehen si shqiptarë. Vendasit që i dinin mirë shtigjet dhe e njihnin vendin si me pëllëmbë, një nga një i prenë, ashtu siç mund të pritet lehtësisht nje dru i hollë në pyllin e dendur plot gjelbërim.

Edhe trimi i vogël, Bardi, vrau një jeniçer me çallmë në kokë, i cili donte të qëllonte në befasi një shqiptar. Kjo ndodhi sa të hapësh e të mbyllësh sytë, at’here kur ende turqit nuk i kishin humbur shpresat se mund që të dilnin nga ky kurth ku i kishin futur shqiptarët. Ai nuk mund që të rrinte e të shihte se si luftoni bashkombasit e tij. Ishte pjesë e luftëtarëve të këtij vendi që duhej tê përballonin gjithë ushtrinë turke e cila vinte për ta nënshtruar atdheun. Do t’u vidhte lirinë…Beteja mbaroi shpejt. Turqit ishin prerë. Por pesë prej tyre kishin mundur që të shpëtonin. U ishte falur jeta. Kishin kërkuar mëshirë. Madje, as që kishin kishin kohë të luftonin kundër vendasve. Mbase nuk donin.

- Kemi kuptuar se jemi të humbur këtu në vendin tuaj, - tha një prej tyre. – Në fillim prita që na vendosët tek lumi. Pastaj e gjithë dita që kaluam duke u endur në këto pllaja, krejtësisht të panjohura për ne. Guximi juaj…Jeni në të drejtën tuaj. Doni ta mbroni vendin. Na dhatë një mësim tê mirë. Inshalla dhëntë Allahu i madhueshëm që është lart në qiell, mend edhe vetë sulltanit që të ndryshoj mendje e të tërhiqet, sepse ai kêrkon gjak. Të mos lejojë që të vritemi e të pritemi kot. Kjo është një luftë që nuk duhet që të bëhet asnjëherë…Ç’duam ne këtu ? Çfarë kërkojmë ? Vendi ynë është në Azi. Atje ku na e ka caktuar Allahu që të jetojmë. Unë nuk dua që tu biem në qafë. Ky është një vendim që e mora përpara se të na fusnit në këtë pritë.

Robërit e tjerë. Mbase nuk ishin dakort me fjalët qê tha shoku i tyre. Ishin ushtarë e besniktë tê sulltanit tê tyre qê e konsideronin si mëkêmbêsin e Allahut në ketë tokë.I faleshin e i përgjeroheshin symbyllurazi

Të nesërmen në mëngjes, robërit i çuan te Mali me Gropa, ku rrinte kryetrimi Skënderbe, së bashku me Moisiun e Dibrës, Vladan Gjuricën, Muzak Topinë e komandantë të tjerë. Turqit kokëulur qëndronin si një turmë e haruar më tej, të çarmatosur, pa parzmore e të pafjalë. U kishte humbur krenaria. I ruanin tre luftëtarë. E kishin veçuar të penduarin. Ai nuk ishte më mes tyre.Kampi në majën e malit ishte gjithë gjallëri. Kudo bëheshin gati. Posa kishte mbërritur lajmi se një pjesë e pararojës turke kishte rënë në pritë. Gjithë populli, i madh dhe i vogël ishte ngritur në këmbë. Në Krujë, në kryeqendrën shqiptare po bëheshin përgatitjet e fundit. Ishin marrë që të gjitha masat për të siguruar me ushqime, armë dhe njerëz, e luftëtarë. Nën Komandën e Vrana Kontit kështjella do t’i duhej që të bënte qëndresën e madhe. Të tregonte heroizmin shqiptar. Vendosmërinë për të mos rënë në dorë të sulltanit. Do të bënte historinë. Të gjithë ishin të sigurtë e të përgatitur për këtë.Në kamp ishte edhe Dardani, vëllai i madh i Bardit. O sa u gëzua ai! E puthi me mall vëllanë e vogël dhe e pushtoi fort. Ashtu siç dinë të bëjnë vêllezërit që janë larg njëri tjetrit.

- Të lumtë, kështu u ka hije shqiptarëve, - i tha, kur mësoi ngjarjen Dardani. Ai dukej se i ishte bërë qejfi për vëllanë e vogël. Vuri buzën në gaz. - Po ku do t'i çoje ti ata? - pyeti pastaj.

- Drejt vdekjes, - u përgjigj trimi i vogël.

Vëllezërit u puthën përsëri.Ata tashmë ishin që të dy luftëtarë në roje të atdheut të tyre. Dy a tre shokë të Dardanit, luftëtarë, që e dëgjuan nga vetë goja e djalit historinë me turqit e pritës, nxituan edhe menjëherë ta përqafonin, dhe ta uronin për këtë trimëri që kishte treguar Bardi, atje në fshatin e tij. Ndjeheshin krenarë për brezin e ri, më të vegjëlve, të cilët kishin vënë të gjithë forcat për të mbrojtur atdheun. I madh dhe i vogël sot, kishin vetëm një qëllim, të ruanin larine. Të mos lejonin të tjerët që t’u a grabisnin. Shumë shpejt e morën vesh të gjithë trimërinë e djaloshit të vogël. Ushtarët e Skënderbeut kërkonin të njiheshin me të. Edhe kryetrimi e mori vesh. Ai kërkoi ta takonte luftëtarin e vogël e të zgjuar.

Nuk kishte çast më të lumtur se ky për Bardin e vogël. Kuptoi se ishin krenar për të. Këtë e pa edhe tek sytë e njeriut qê kishte tani përpara. I u duk i thjeshtë dhe i dashur si një prind. I qeshur dhe fjalëpak

Skënderbeu i vuri dorën në sup e i tha:

- Të lumtë o trim, ti ke bëre një detyrë të madhe ndaj atdheut.

Ata të paktë luftëtarë që ishin aty pranë brohoritën një zëri. Ishin shend e verë. Nuk mund që të ndodhte ndryshe në një vend që ështê në roje të lirisë së vendit të tij. Pastaj Skënderbeu i fali trimit të vogël një mëz të bukur e të bardhë.

- Vendi im i nderit është këtu. Më lejoni të luftoj kundër armiqve pranë jush, - tha trimi i vogël që u mrekullua nga një dhuratë si kjo. Bardi i Shpend Ujmirit nuk e kishte menduar kurrë këtë gjë. U ndje i lumtur që kishte mundur të bënte diçka për atdheun. Kishte justifikuar edhe besimin që i dhanë banorët atje në pyll. Ky nder u takonte edhe atyre. U kishte shpëtuar jetên nënave, motrave , pleqve, por edhe fëmijve të vegjêl që prisnin gjithë ankth.

Ah! sa gëzim. Ky dukej në fytyrën e tij fëminore. Skënderbeu e pa drejt e në sy.

- Të lumtë! Trim me trimat!

Luftëtarët brohoritën përsëri. Gëzimi këtë herë, në atë shesh mali ku ishte mbledhur e gjithë ushtria e garda, e cila me kryetrimin do ta godiste vazhdimisht Sulltan Muratin, që kishte ardhur nga brigjet e azisë, nuk kishte asnjë kufi.Doemos, që edhe të gjithë fëmijët e tjerë, do të ëndëronin që të ishin në këtë moment si Bardi.

Tani Kruja kishte edhe një luftëtar të ri.

V

NE VEND TE EPILOGUT

Pak muaj më pas Sulltan Murati së bashku me birin e tij, princ Mehmetin, u vu sërish në udhë. Këtë herë në atë të kthimit. Me ata të paktë ushtarë që i kishin mbetur nga betejat për rrethimin e parë të kryeqendrës së shqiptarëve, Krujës, u kujdes shumë për jetën e tij. Ndjehej i lodhur. Herë pas here binte në kllapi. Në çaste agonie nën zjarrmi, fliste përçart duke përmëndur fjalë si, Shqipëria…, Skënderbeu…, Shqiptarët…U mundaaaa…

Të vinte keq që ta shihje në atë gjëndje të mjerë njeriun më të fuqishëm të kohës. Kishte çjerrë faqet që i vareshin si një tollumbace e shfryrë dhe të fyshkura, e vija gjaku rridhnin drejt mjekrës së hollë, ku në fund zgjateshin disa qime të holla, gjysëm të thinjura. Në atë gjysëm errësirë ku drita e ditës vinte shumë e pakët nga copa e purpurt e karocës perandorake, Sulltan Murati dukej këtë herê si hija e tij. Zor se e besonte njeri po ta shihte ashtu. Një çast më parë e kishte vizituar kryemjeku i oborit. Ai kishte qëndruar brenda në karrocë, gati një gjysëm dite. Ishte kujdesur që ta qetësonte me disa ilaçe nga më të mirat që kishin dalê në atë kohë. Por Sulltani nuk kishte pranuar që ti përcillte, as edhe me ujë trëndafili që rritej veçse në kopshtin e tij.

Tjetër gjë mendonte ai.

- Të bëjmë kujdes që të mbrijë në Adrianopojë– tha mjeku kujdestar i Sulltan Muratit, një burë i shkurtër brun, si gjithë turqit e me një fytyrë të vogël fëmije që humbiste poshtë çallmës së madhe e të rëndë sa një saç.

I biri, Mehmeti e dëgjoi në heshtje. Ndjeu që t’i njomeshin sytë. Këtë e mori si një përkujdesje të një njeriu që i kishte ndodhur gjithë jetën pranë të atit në pallat. Ngashëreu. Dukej tepër i tronditur. Nuk dihej në se i erdhi keq për të atin që po vuante i vetmuar në çadrën e tij, apo për luftën e humbur përballë shqiptarëve, e ish shokut të lodrave fëminore të tij, atje në pallat, Gjergjit.

Nuk kishte kaluar ende kufijt e arbrit, kur u kuptua nga mjeku i tij personal, se njeriu i gjithëpushtetshëm që kishte vënë nën këmbë gjithë Ballkanin, përveç shqiptarëve, i kishte ditët e numëruara. Madje edhe orët tê pakta i kish.

- Sulltani im, zëre se është, zëre se nuk është. I kishte thënë ai.

Djalit i erdhi keq për të atin që po i fikej pak e nga pak para syve të tij, si një gjethe e verdhë vjeshte e këputur, e vdekur, pa jetë, por që ende nuk e ka prekur tokën. I biri, Mehmeti e shoqëronte mbi kalë pranë karrocës mbretërore, e cila përkundej si në një gjumë të thellë mbi kalldrëmin e rrugës më të hershme, “ Egnatia ” që shkonte mes përmes gadishullit. E kishin ndërtuar romakët, 13 shekuj më parë. Princi përlotej, dhe në heshtje fshinte rrëkezat që shkisnin mbi faqet e holla e të varrura si të një plaku të moçëm, me cepin e pelerinës së purpurt, që të mos e shihnin ushtarakët të cilët e shoqëronin përreth. Dukej se gjithçka ishte në një rrëmujë të plotë, dhe asnjë nuk kujdesej për të mbeturit nga pas që i kishin shpëtuar mrekullisht guximit, e shpatave të shqiptarëve. Të gjithë nxitonin për këtë kthim. Në heshtje dhe të turpëruar. Pa asnjë lavdi e plaçkë, të cilat u ishin premtuar përpara se të niseshin nga Anadolli ,drejt vëndit që kishte emrin e shqipeve, por që tashmë, u ishte kthyer në një fer të vërtetë. Nga brenda çadrës së karrocës mbretërore, vinin klithma që dukeshin më tepër si vajtime.

-O bobo, ushtria ime. Ku vajti e ku mbeti? Kush ma vrau atë ? Kush ?...Oh ! Allahu im…

Sulltan Murati dukej si një buratin në mes të jastëqeve të mëndafshta. Kishte vënë gjunjët, e me dy duar lart si krah të thyera zogu, kërkonte që të zhbironte me sy përtej mbulesës në ngjyrë të qielltë, për të marrë një përgjigje nga një krijesë krejtësisht e padukshme, të cilës i drejtohej.Mehmeti ndjeu sërish një gulç brenda kraharorit të tij. Kthehu kokën anash dhe dalloi në krahun e majtë historianin që kalëronte së bashku me komandantin e ri të jeniçerëve. Princi tërhoqi frerin e kalit e ndali

-Nuk është vendi yt këtu.

Tjetri si i zënë në faj, ktheu kalin për t’u larguar nga kreu i ushtrisë. Zuri të lëvizë pastaj në krahun e kundërt me turmat që ecnin si në zjarrminë e një ëndëre të pa treguar. Nga pas i u vu një ushtar që nxorri nga mylli jataganin e mprehtë. Arma vrastare u duk sikur preu ajrin, por në fakt rrëzoi mbi kalldrëmin e rrugës kokën e madhe të kronikanit të betejës së humbur.

-Më mirë kështu, - tha Mehmeti, - asnjë nuk duhet që ta dijë se si ne e humbëm luftën përballë shqiptarëve. As edhe kronikën, edhe pse ky do ta zbukurojë deri në atë fe, që të mos jetë më as edhe e besueshme. Ashtu siç ka bërë edhe me të tjerat në të shkuarën. Nuk duhet që të ketë asnjë gjurmë nga rrethimi që i bëmë fortesës së arnautëve të egër, të pabesit që e rritëm midis nesh, dhe që unë I dhashë shoqëri dhe vëllazëri. Por ai bukëshkalë na turpëroi faqe botës. E bëri tim atë që të vuaj e të dergjet në shtrat…

U duk se me vrasje e kronikanit, djali i Sulltan Muratit, Mehmeti, kishte mbyllur kapitullin e një lufte të nisur me bujë, përbetime për nënshtrim e ndëshkim shembullor, ndaj atij cepi kryeneç të Ballkanit që nuk e njihnin për zot. Ishte si të thuash, një hakmarje e vogël për ato ditë që kishin mbetur pas si nje vegim i largët, por që nuk duhej haruar. Ushtrisë i kishte humbur krenaria. I ishte vjedhur shkëlqimi

Binte një shi i himët.

Nga pas vinte jehona e bubullimave si daullet e vjeshtës. Dukej sikur lajmëronin jo vetëm fitoren e shqiptarëve ndaj ushtrisë më të madhe të kohës, por edhe fundin e një misioni ushtarak, që nuk mundi t’u a grabisë shqiptarëve lirinë.

Fund

Bordo, FrancëMaj - Shtator 2009

Shënim: Novela është botuar nga Shtëpia Botuese “ Erika” në Nëntor 2009, Tiranë, me ilustrime të piktorit Lec Shkreli


25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page