
Bardhëzona e penës (Mikut dhe kolegut tim Astrit Bishqemi)
Nga Fatmir Terziu
Ja ku janë librat, ja dhe shkrimet, shënimet shtrëngatat e brendshme nga shtrëngimi i dhëmbëve udha e hapur me penë e letër. Po e shqep këtë masë kujtimesh mes vargut përtej gjuhës së heshtur, ka raste miku im Astrit, që veç shpirtit, gojës, mendjes, syve flet edhe pezma e trishtit. Po e hap këtë varg të bardhë për t’ua lënë ditëve të nxehta që buisin filxhanëve të mëngjesit, xhevahiret e gjerdanit të gjatë të etjes. E në mbijetoftë duke ecur i burrëruar, i hepuar, unë nga mushti i artit, nga maja, do të mendoj ta udhëtojë, gjuhëve të botës, për t’i rrëfyer mendimet e gjalla. E sa herë që fjala apo vargu do të kërkojnë të qetësohen do t’i përcjell derisa të ‘çelin livarezat e arrës’ mbi ‘një gotë çaj’. Do të zbres vetë përgjatë pjerrësisë së bardhë të filxhanit përgjatë majëngritjes sinonime të vargut, vezullimin e plasës të bojallisur, të shprishur, shenjë e një dalldije të gjatë të rropatur që vazhdon të griset në astarin kamush të fjalës në tërë dimensionin e fraqtuar zanor, prej smalti letrak të radhës. Takoj mes librave të shumtë të Astritit, arsyen e moshës në kulmin moshor, epistimë me shikimet e kyçura brenda shpirtit rilexoj ende lakun kohor pa stinë...
... dhe flas me shkrimtarin lirisht... Zbrit
përgjatë pjerrtësisë së bardhë të vargut përgjatë arsyes së fugët, Astrit ‘burgut të qelqtë’ të botës së qoftëlargut mblidh ‘një verë plot ngjare’ ku ime të ‘çelin livarezat e arrës’ harlisur mbi qindra dritare.
E, nëse malli i shkon lemzës
dije, është bardhëzona e penës!
Astrit Bishqemi: I dashur miku im Fatmir, të falenderoj nga thelbi i zemrës për gjithçka...