Ballkani, shqiptarët, turqit, grekët dhe sllavët



Nga Skënder Kapiti

Është për t’u falenderuar e përshëndetur çdo gjë që sjell dobi për interesin kombëtar, pavarësisht se kur dhe nga kush vjen ajo; është e duhet të jetë e mirëpritur çdo ndihmë e përkrahje e sinqertë, çdo marrëdhënie e sinqertë, miqësore e strategjike e deri dhe ndonje deklarim nga kushdo i cili shpreh dhe i cili ofron e të cilat i shërbejnë forcimit dhe strategjisë kombëtare shqiptare.

Aleat i tillë i sinqertë e besnik në Ballkan e rajon për shqiptarët është Turqia me provën e madhe treguar prej saj në Luftën e Kosovës, ku Turqia ishte shteti i dytë pas SHBA-ve në mbështetje të lirisë së Kosovës, dhe po ashtu po pas SHBA-ve është Turqia ajo që e njohu e dyta Pavarësinë e Kosovës si dhe lobuesja e dytë e madhe po pas SHBA -ve për lobimin për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe të ndihmës për shtetndërtimin e shtetit të Kosovës.

Duhet që diplomacia shqiptare si Tirana e Prishtina të shfrytëzojnë edhe mbështetjen kryesisht të SHBA-ve, të disa vëndeve të BE-së si Gje