top of page

BALLKAN PA OPEN, PA SUFLERË



Duket sikur asgjë nuk ndryshon për të keq, me Open Ballkan: thjesht se nuk sjellë asgjë të re, të mirë. Tregtia midis vazhdon njëlloj. Kërkohet Ekonomi si marrëdhënie midis Serbisë e Kosovës në inercinë e një shekulli mbyllur me luftë.

Inspiruesit e Open Ballkan, Rama e Vuçiç (nëse neglizhojmë Hashim Thaçin si mik të të parit dhe njëherazi armik të të dytit), predikojnë harresën e tërë së shkuarës historike të përpara datës kur të dy u bënë Njësha ‘pa doganë’.

Harresa e Luftës, për Kosovën është pranim i humbjes së pavarësisë, ose i kotësisë së asaj Lufte. Me Open Ballkan si thjesht shkëmbime ekonomike, Serbia rifiton luftën e humbur, nëpërmjet ekonomisë pa kufij.

Serbia kërkon harresën e luftës së humbur, para se të pranohet në Evropë. Kancelari gjerman e shprehu: Serbia nuk hynë...pa njohjen e Kosovës.

Serbia nuk është e interesuara në ngut për Evropën. Shqiptarët po. Duke hyrë në Evropë, Serbia mbetet aq sa është, Shqiptaret, përkundrazi, në Evropë fitojnë përmasën reale.

S'janë dot njëlloj evropiane “procesi I Berlinit” dhe “Ballkani i hapur”. Në Evropë, (për)fitimi i më të madhit, i më të fuqishmit, ‘taksohet’ më shumë, për qenien bashkë, solidaritet rrethanash e fatesh të njëjtë. Në çdo Proces Evropian, mbi rregulla, bie edhe mëria prej fqinji e tërë ballkanasve.

Nëse s’është ftesë, qoftë edhe e heshtur amerikane, për një Serbi jo Uralesh, Rama do të paragjykohet, më shumë akoma: do të gjykohet, pashmangshëm, jo thjesht prej Erjonit të vogël si socializëm i përtallur dhe neglizhuar prej tij, as prej Opozitave që i mban peng në gjykatat pa reformë...

Prej Gjyqit të Historisë, që ai e ka shpallur merak vetjak.

“Open Ballkan” bie menjëherë, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ftohen për në Evropë. Nëse Shkupi s’thotë edhe një herë “YES”, për Edi Ramën “Ballkani i Hapur” kthehet në Hagë Deti e Dyfishtë…

Pandehmat kërcënuese pa pandemi, për rreziqe të reja në ‘Ballkanin pa Open’, i nxjerrin jashtë skene aktorët pa suflerë…

59 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page